Connect with Us

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur/ Policia ndëshkon shoferët “rebelë”

Aktualitet

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur/ Policia ndëshkon shoferët “rebelë”

Publikuar

-

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur/ Policia ndëshkon shoferët “rebelë”

Policia e Shtetit bën të ditur se në 24 orët e fundit janë vënë në pranga 9 shtetas pas drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 1761 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë

24 orët e fundit: 9 shtetas në pranga, për drejtim mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 40 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 1761 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, por edhe në akset kryesore rurale, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia janë parandaluar ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, në të gjithë vendin.

Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1761 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

LEXO EDHE:  Policia bën "kërdinë"/ Gjobiten rreth 900 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Gjithashtu janë vënë në pranga 9 shtetas, nga këta 4 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 70 km/h në qendrat e banuara deri në 161 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, dhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi në akset rrugore drejt zonave bregdetare është i lartë, apelon për drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të qëndrojnë në radhë kur ka lëvizje të ngadaltë për shkak të fluksit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔../ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Lëvizje të papritura në Policinë e Shtetit/ Ja ndryshimet e reja

LEXO EDHE:  Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  Policia bën "kërdinë"/ Gjobiten rreth 900 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

LEXO EDHE:  Xhafaj del nga tuneli/ Flet për mbrojtjen e policisë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Protestat në Malin e Zi në fokusin e shtypit gjerman

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremoninë e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse. Protestat ku pati mjaft të lënduar gjejnë jehonë edhe në shtypin gjerman.

Gazeta gjermanishfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Mal të Zi me artikullin “Mali i Zi grindet për rolin e kishës”.

“Jo temjani i ceremonisë kishtare, por gazi lotsjellës dhe tymi i zi i gomave të djegura do të mbeten në kujtesë nga ngjitja në detyrë e metropolitit Joanikije në Cetinje”, shkruan NZZ.

Situata u shkallëzua të dielën, ku pati skena përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. NZZ thekson, se shugurimi i metropolitit të Malit të Zi u shndërrua gjithnjë e më shumë në një çështje politike javët e fundit, e kjo ka të bëjë me marrëdhënien e komplikuar me Serbinë dhe sidomos me situatën e brendshme në vend.

“Lidhjet mes Podgoricës dhe Beogradit janë tradicionalisht të ngushta. Vetëm në vitin 2006 Mali i Zi doli nga federata e përbashkët. Që atëherë krahu politik i presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç është përpjekur për distancim.

Në anën e politikës së jashtme kjo reflektohej në lidhjen me perëndimin, brenda vendit në përpjekjet për forcimin e identitetit kombëtar. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për të spostuar Kishën Ortodokse Serbe, besimin e së cilës e ka shumica e popullsisë, dhe ngritjen e një kishe kombëtare.” NZZ analizon, se Mali i Zi ka tani një metropolit të ri, por përçarjet në vend janë bërë më të thella, se kurrë më parë.



Kurse gazeta gjermane, “taz” tageszeitung në një opinion të gazetarit Erich Rathfelder me titullin “Pretendim sundues serb”, shkruan, se nëse Kisha Ortodokse serbe kërkon të dalë sërish politikisht në ballë, kjo të sjell kujtime jo të mira të viteve 90-të.

LEXO EDHE:  Festa e Pashkëve/ Policia e Shtetit merr masa për të parandaluar çdo sulm terrorist

LEXO EDHE:  1 ton drogë nga Shqipëria?/ Policia e Shtetit përgënjeshtron mediat greke

Atëkohë ishte projekti i Serbisë së Madhe, që çoi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje, sot është projekti, “Srpski Svet”, që do të thotë bashkim i “botës serbe”. “Kisha Ortodoske Serbe në Beograd sundon deri më tani në pjesën serbe të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në pjesë të Kosovës dhe kërkon tani të sundojë edhe në Mal të zi.

Për shkak se në Serbi tradicionalisht, politika bindet ndaj fesë, politikisht kjo do të thotë, edhe në plan afatgjatë, që këto rajone të bashkohen në një shtet. “Bota Serbe” nuk është vetëm një ide shpirtërore-kulturore, siç paraqitet me dëshirë, por mban brenda edhe pretendimin për sundim. Ky pretendim u bë i qartë në mënyrë brutale tani në Mal të Zi.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se refuzimi masiv i ceremonisë, bazohet në atë, se kryeqyteti historik Cetinje konsiderohet djep i idesë së pavarësisë malazeze.

“Realizimi i ceremonisë së shugurimit të Joanikijes me dhunë policie do ta thellojë edhe më shumë përçarjen në vend, sipas analistëve. Presidenti vendit, Milo Gjukanoviç, që në vitin 2006 përmes një referendumi e çoi vendin drejt pavarësisë, sipas të dhënave të veta në kohën e trazirave ndodhej në Cetinje, dhe fajësohet nga Kisha Ortodokse-Serbe se ka nxitur trazirat.”/DW

LEXO TE PLOTE