Connect with Us

Dhunë ndaj policëve dhe vjedhje floriri/ Arrestohen 8 persona, një shpallet në kërkim

Aktualitet

Dhunë ndaj policëve dhe vjedhje floriri/ Arrestohen 8 persona, një shpallet në kërkim

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Fierit gjatë një aksioni ka arrestuar 8 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Shhtetasit G.H dhe J.H janë kapur në flagrancë pasi ishin në kërkim për kultivim të bimëve narkotike; si dhe shtetasi Besnik Malkaj, pasi në bashkëpunim me djalin e tij goditi punonjësit e policisë.

Gjithashtu në Divjakë janë arrestuar dy shtetas pasi vodhën me dhunë 2 varëse floriri.

Ndërsa në Lushnje dhe në Fier janë arrestuar dy shtetas me inicialet A.B dhe F.H për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim G. H., 62 vjeç dhe J. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër (babë e bir), pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në fshatin Panahor, Mallakastër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.

LEXO EDHE:  Operacioni "Sprinter"/Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhjesh furgonash

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim, shtetasit P. B., 19 vjeç dhe A. D., 38 vjeç, banues në Divjakë, pasi i kanë vjedhur me dhunë dy varëse floriri, duke ia këputur nga qafa shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP u arrestua në flagrancë shtetasi L. Y., 37 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjeri që ishte në motomjet, shtetasi Q. L., 25 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Sherr në PD/ Shehaj përplaset me Bashën: Ke 75 % të bazës kundër

Publikuar

-

Nga

“Po komprometohet rëndë procesi votimit”/ Shehaj denoncon parregullsi në disa degë të Tiranës

Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka pasur me krerët e degëve të Tiranës. Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin e të sqarojnë arsyet e vendimit për përjashtimit të Berishës dhe sa të vështirë e ka pasur ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë Agron Shehaj që i ka kërkuar që të dal vetë e të sqarojë bazën, në një kohë që 75 % të sajën e ka kundër. Pas përplasjeve verbale Shehaj ka braktisur sallën, ndërkohë që pjesë e madhe e drejtuesve të degëve mungonin në këtë mbledhje.

Debate të ashpra e sherr mes Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt është panorama e mbledhjes së kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pasur me kryetarët e degëve në Tiranës.

Burime nga brenda mbledhjes kanë bërë me dije se Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të takohen me anëtarësinë dhe ti shpjegojnë se sat ë vështirë e ka pasur ai vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha.



Por në këtë moment, ka ndërhyrë deputeti Agron Shehaj, I cili me tone të ashpra i ka kërkuar Bashës që të dal vetë e të sqarojë demokratët në një kohë që 75 % të tyre e kanë kundër. Në këtë moment në ndihmë të kreut të selis blu ka ardhur deputetja Grida Duma e cila ka spostuar debatin mes saj dhe Agron Shehajt.

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Në momentin që situata është tensionuar së tepërmi deputeti Shehaj ka braktisur mbledhjen  dhe është larguar. Mësohet se në këtë mbledhje ishte vetëm një pjesë e drejtuesve të degëve, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë munguar.

Ndërkohë sipas po të njëjtave burime, mësohet se kryetarët e degëve i kanë raportuar Bashës, se anëtarësia  e Partisë Demokratike është kundër tij, madje këto qëndrime nuk i kanë fshehur as në reagimet e tyre në rrjetet sociale apo me mesazhe dërguar drejtuesve të degëve.

Përballë kësaj situate, Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të intensifikojnë takimet për ti thënë të kundërtën, por duket se pjesa më e madhe e drejtuesve në bazë nuk kanë marrë përsipër justifikimin e vendimit./ Syri Tv

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata kaotike në PD/ Kim mesazh të fortë Bashës dhe Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me tone të forta në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD, pas përplasjeve të forta që ka pasur mes ish kryeministrit Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Përplasjet kanë ardhur pas vendimit personal të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Ndërkohë sot ambasadorja Yuri Kim ka dalë me një qëndrim të fortë duke drejtuar mesazhe të forta , si për ish kryeministrin po ashtu edhe kreun aktual të PD Lulzim Basha. Kim është shprehur optimiste për hyrjen e PD në parlament por ka theksuar se nuk mund të jetë me një këmbë në të shkuarën.

Gjithashtu Kim ka shigjetuar në mënyrë indirekte edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku dhe ka paralajmëruar se kush mendon të kthejë popullin shqiptar kundër SHBA e ka gabim.

Qeveria e SHBA ka patur një marrëdhënie shumë të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hypi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të jemi bashkë ku ajo të jetë sërish në pushtet.



LEXO EDHE:  Stilistja e njohur e akuzoi për vjedhje, reagon për herë të parë Tea Zhuli

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

E kuptojmë që PD ndodhet në pozitë të vështirë në pozitë tranzicioni dhe shpresojmë që të dalë dhe të  fitojë sërish zgjedhjet.

Atyre të cilët synojnë t’i vendosin SHBA, kundër popull shqiptar ju them që e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë përsa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Ka shumë punë për të bërë në ditët dhe muajt e ardhshëm.

Është e shkëlqyer që PD është kthyer në parlament. Ka shumë punë për të bërë për reformën territoriale.

E gjithë kjo kërkon të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar, por nuk bëhet para nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Si gjitmonë ne presim të ecim para me Shqipërinë, me popullin shqiptar dhe me PD”, është shprehur Yuri Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim takim “kokë më kokë” me Bashën/ Zbardh bisedën me zyrtarë të DASH dhe Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Bashën, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar për mediat se sapo u kthye në Shqipëri, mendoi të ndajë me PD, informacionet e marra nga Washingtoni.

Kim ka thënë se PD ndodhet në situatë të vështirë, megjithëse ka uruar që PD të dalë më e fortë dhe më e bashkuar.

Përsa i përket korrupsionit, ambasadorja tha se do të sulmohet pavarësisht partisë.



“Sapo jam kthyer nga Washingtoni, ku pata mundësinë të takoja zyrtarë nga departamenti në Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësinë që t’u jap shefave dhe kolegëve të mi informacion për situatën në Shqipëri.

Mendova që sapo të vija, të shkoja në PD, të ndaja atë që kam mësuar nga Washingtoni. Ndava me Bashën atë që mbetet i angazhuar për të punuar me PD. SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty, kur PD hyri në pushtet për herë të parë. Shpresojmë të punojmë së bashku. Demokracia përkufizohet nga parti opozitare e fortë.

Jemi gjithashtu të vetëdijshëm se PD ndodhet në pozitë të vështirë, por shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Dua të them edhe se përsa i përket Washington-it jemi serizozë kundër korrupsionit, dhe jemi të gatshëm ta sulmojmë atë, pavarësisht partisë”, shprehet Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE