LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çfarë çike, mbretëroftë edhe 100 vite në fronin ku është ulur”/ Dua Lipa i lë “mbresa” Edi Ramës

23 Korrik 2021, 12:57, Aktualitet CNA
“Çfarë çike, mbretëroftë edhe 100 vite

Kryeminsitri Edi Rama ka takuar yllin e muzikës botërore, Dua Lipan.

Rama tregon se karriera e saj në muzikë nuk ka nevojë për koment por më shumë mbresa i ka lënë vetë Dua dhe karakteri i saj.

?DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike???, shkruan Rama në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga