Connect with Us

CDC ngre alarmin/ Varianti Delta ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca

Shëndeti

CDC ngre alarmin/ Varianti Delta ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca

Publikuar

-

CDC ngre alarmin: Varianti Delta i COVID-19 ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imunizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se varianti Delta i koronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20 vjeçare.

Këto komente ajo i bëri gjatë një konference virtuale shtypi ku tha se infektimet me variantin Delta të COVID-19 po vazhdojnë të përhapen gjithandej në Shtetet e Bashkuara.

“Varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara. Krahasuar me virusin që qarkullonte në ShBA në fillim të pandemisë, varianti Delta është shumë më i ashpër dhe më ngjitës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  ‘Thonë se kam injektuar ujë fiziologjik’/ Rama u përgjigjet kritikëve: Do ua vërtetoj shumë shpejt

Zonja Walensky u bëri thirrje njerëzve të vaksinohen për të mbrojtur veten nga varianti dhe të frenojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

“Udhëzimi ynë është i qartë që kur e publikuam para disa muajsh. Nëse nuk jeni vaksinuar vazhdoni mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush. Dhe më e rëndësishmja, duhet të vaksinoheni për të mbrojtur më mirë veten”, tha ajo.

Në këtë takim nuk u bë e ditur nëse Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po shqyrton mundësinë e ndryshimit të udhëzimit për maskat. Në maj ata thanë se personat e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të përdorin maskat kur ndodhen në hapësira publike.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins, nga fillimi i pandemisë Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 34 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 610 mijë vdekje./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë/ Komiteti Teknik gati vendimin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë me dije se Komiteti Teknik po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti COVID.

E ftuar në ‘5 Pyetje nga Babaramo’, Rakacolli tha se vaksinimi masiv në vend ka sjellë një situatë më të qetë për sa i takon pandemisë krahasuar me një vit më parë.



‘Do të merret një vendim nëse do të ulet mosha e vaksinimit, si dhe do të merret një vendim edhe për dozën e tretë. Mbi 12 vjeç është provuar vaksinimi, është diçka që ekspertët tanë të Komitetit të Vaksinimit janë duke e diskutuar dhe do të ketë një vendim shumë shpejt.

Situata është më e mirë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, kjo për vaksinimin masiv. Tashmë po hasemi me pandeminë e të pa vaksinuarve. Ato që janë të shtruar në spital janë 95% të pa vaksinuar. Janë edhe të fashave moshore, që duhet të kishin bërë vaksinën. Mbi 1. 5 mln njerëz janë vaksinuar me një dozë. Mbi 25 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza dhe rreth 600 mijë të vaksinuar. Përqindja e atyre që kanë marrë Sinovac është me e lartë. Për momentin në Shqipëri kanë mbërritur 1 mln vaksina Sinovac. Ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme.’– u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mijëra doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Rinas/ Ja sa ka arritur numri i vaksinave në total

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë mbërritur 31590 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Në total në vend kanë ardhur mbi 1.9 milionë vaksina, ndërsa kryeministri përsërit thirrjen për t’u vaksinuar.



🧪 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë🇦🇱
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni🙏🏼
#MbroShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë 💉”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti “Mu”/ Mjeku epidemiolog: Duhet të vaksinoheni për të shmangur rreziqet e mëdha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko është shprehur se vaksina është aleatja më e fortë kundër Covid 19.

I ftuar në emisionin Radari Informativ, me Jonida Shehun, Cenko tha se në javët në vazhdim do të shikohet shkalla e imunitetit të kritjuar në Shqipëri.

Unë mendoj që një informacion që do na ndihmojë të kuptojmë se kush do jetë ecuria e këtij varianti në javët në vazhdim është edhe shkalla e imunitetit në Shqipëri.

Edhe pjesa e popullatës që do preket do ishte më e vogël në rast se shkalla e imunitetit është e lartë.



Imuniteti natyral i sëmundjes është më i fortë ndërsa të tjerët duhet të veprojnë që të vaksinohen sepse rreziqet janë të mëdhaja”, ka thënë Cenko.

LEXO EDHE:  Shifrat/ 126 fëmijë të infektuar nga Covid-19 në vendin tonë, më i vogli 3 javësh

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Ekonomi: Nuk përjashtohet si skenar mbyllja totale e vendit

Përsa i përket variantit të ri, “Mu” që po qarkullon në disa vende të botës, mjeku është shprehur se duhet të aplikojmë më të mirat që dimë kundër virusit.

Duke iu referuar variantit dhe imunitetit, ajo që autoritetet shëndetësore në botë inkurajojnë për frenimin e virusit, është pikërisht kjo që sa më pak të shpërndahet sëmundja, aq më pak krijohet mundësia për mutacione. Ajo që mund të bëjmë është të aplikojmë më të mirat që dime.

Shqetësimi jonë është edhe në bazë të asaj që kaluan. Rastet e reja janë më pak gjë që do të thotë se vaksina është aleatja jonë e vet”, u shpreh mjeku Cenko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE