LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arritja e madhe e Snapchat/ Kap numrin e 293 milionë përdoruesve

23 Korrik 2021, 14:41, Tech CNA
Arritja e madhe e Snapchat/ Kap numrin e 293 milionë përdoruesve

Numri i përdoruesve aktivë të përditshëm në Snapchat është rritur dhe ka kapur shifrat e 293 milionë përoruesve, një rritje prej 23 për qind mbi të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo në fakt është rritja më e madhe në vitet e fundit, dhe rritja e mëparshme më e madhe prej 22 për qind e regjistruar katër vjet më parë është përmirësuar gjithashtu.

Rritja e Snapchat gjithashtu tejkaloi atë të Twitter, i cili regjistroi 206 milionë përdorues aktivë të përditshëm në tremujorin e dytë.

Të ardhurat totale u rritën me një shumë mbresëlënëse 116 për qind në 982 milionë dollarë, që është rezultati më i mirë deri më tani. Rritja është më e shpejtë edhe në krahasim me Tëitter dhe Facebook.

Rritja i atribuohet kryesisht bllokimit të futur për shkak të pandemisë së coronavirusit, por edhe aplikacionit të përmirësuar të Android./ CNA.al

Lajmet e fundit nga