LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

23 Korrik 2021, 14:32, Politikë CNA
5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar në kuadër të 5 vjetorit të kësaj reforme.

Rreth 40 % e kushtetutës që u ndryshua me votimin e vitit 2016 në parlament, i hapi rrugë një sistemi që shkaktoi furtunë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot pas 5 vitesh, Xhafaj është i mendimit se reforma ishte dhe mbetet gjëja e duhur e cila jo vetëm e ringriti por dhe e rithemeloi pushtetin gjyqsorë.

Sipas tij në 25 vite pushteti gjyqsor ka qenë nën kontrollin politik dhe ky projekt sot ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

?Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta. Gjyqtari dhe prokurori që deri dje jo vetëm që ishte i varur nga pushteti politik, ndikimi politik në karrierën e tij apo disiplinimin e promovimin e tij, ishte i varur edhe nga eprori i tij. Sot prokurori është i pavarur në procesin investigativ, e hetimit dhe vendimmarrjes së tij. Për të shkuar në Gjykatën e Lartë nuk duhet të shkosh te Presidenti, Kuvendi apo partia politike që ka qeverisjen e vendit. Mjafton të konkurrosh konform kritereve ligjore dhe profesionale dhe të bësh karrierë dhe të jesh i pavarur në ushtrimin e detyrës?, deklaroi Xhafaj në intervistë për RTSH-në.

Ai theksoi se reforma kishte kundërshtarë, por falë presionit publik dhe atij ndërkombëtar e kishin të pamundur të ndërhynin.

?E kam thënë atëherë dhe e ritheksoj se që në atë kohë kishte njerëz që nuk e dëshironin këtë reformë, aq më tepër kur e panë të formësuar se ku do të shkonte ajo. Por, ishin të pamundur për ta ndaluar për shkak të presionit të madh të opinionit publik, shoqëror e ndërkombëtar. Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti e presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar ato 140 vota.

Disa nuk e donin, 24 orë përpara nuk diskutohej projekti kushtetues, por diskutohej rrëzimi i qeverisë. 24 orë më pas u votua me 140 kartona?, deklaroi Xhafaj.

I pyetur nga se duhet të kenë frikë sot gjyqtarët e prokurorët, nga vetë sistemi i drejtësisë, ku bëjnë pjesë, publiku apo presioni i politikës, Xhafaj deklaroi se Kushtetuta nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë asnjë lloj ndikimi të të tretëve, dhe aq më tepër të politikës.

?Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre?, shprehet Xhafaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga