Connect with Us

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Gjonaj: Po ecim në rrugën e duhur

Politikë

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Gjonaj: Po ecim në rrugën e duhur

Publikuar

-

Në kuadër të 5 vjetorit të Reformës në Drejtësi, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur.

Ajo theksoi se lufta ndaj korrupsionit po njeh një kurbë rritëse duke shënuar me rezultate të prekshme dhe të mirëpritura.

Janë provë e një sërë arritjesh që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave, që tregojnë dse Reforma është në udhën e duhur. Është garantuar paanësia e sistemit të drejtësisë të pa ndikuar nga politika apo faktor të jashtëm. Lufta ndaj korrupsionit po njeh një kurbë rritëse duke shënuar me rezultate të prekshme dhe të mirëpritura.

Pastrimi i sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar si dhe rezultat e SPAK janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin në drejtësi. Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë është ngritur, e dimë që sfidat  e të cilat përballet Reforma nuk janë të pakta, vettingu duhet të vijojë më shpejta, vakansat e krijuar në sistem kanë sjellë nevojë rritjen e numrit të pranimeve në shkollën e magjistraturës, por duke ruajtur sistemin, rritja e eficensës do të ndihmohet edhe nga harta e re ligjore, një hap i rëndësishëm ishin dhe ndryshimet ligjore në maj të 2021″, tha ndër të tjera Gjonaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Bregu: Rama po tallet me shqiptarët, PD t’a sfidojë me një propozim të pranueshëm nga SHBA

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen të gjitha përplasjet e Sandër Lleshajt me Edi Ramën

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi 3-vjeç”/ Soreca zbulon se sa miliona euro po investon BE për finalizimin e saj

LEXO EDHE:  Përplasjet në PD/ Indrit Hoxha zbulon prapaskenat në mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE