Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ ndëshkon partitë politike, Celibashi paralajmëron gjoba  

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ ndëshkon partitë politike, Celibashi paralajmëron gjoba  

Publikuar

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet që sapo lamë pas.

Sipas tyre, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Cilibashi deklaroi se asnjë parti e përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të përfitojë kompensim financiar.

Po ashtu, ai tregoi dhe bilancin e partive politike të vendit, që kanë dorëzuar raportet financiare vjetore.

Sipas Celibashit, nga kalkulimet e bëra nga KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej e kanë dorëzuar këtë raport, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.

Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të vjetra gjobë.

Vlera në para të një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë. Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %.

Partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tre, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja Legalitetit dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Këto tre parti duhet të kalonin 1%-in, asnjë nuk e kaluar të merrte mbi 15 mijë vota. Për këtë arsye nuk kompesohen. Bazuar në nenin 19 në shkronjën K dhe M, vendos të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhorë për asnjë parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në KAS.

Janë 106 parti të cilat nuk kanë dorëzuar raportet financiare brenda afatit, edhe në momentet që flasim nuk e kanë dorëzuar. 4 prej këtyre e kanë dorëzuar, por pas afatit. Ne vendosim gjobë në masën një milionë lekë për partitë ;politike që nuk kanë dorëzuar raportin financiar. Gjobë në masën 15 mijë lekë për partitë politike që e kanë dorëzuar raportin pas afatit të caktuar”, tha Celibashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Foltoja është si diell”/ Demokrati Berishës: Miku i Bush nuk mund të jetë antiamerikan

Publikuar

-

Nga

“Foltorja është si dielli”. Këshu është shprehur një nga demokratëty e Burrelit, i cili deklaroi se miku i Xhorxh Bushit, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë armik i amerikanëve.

Ai kishte edhe një thirrje për ata që sulmojnë Foltoren, duke kërkuar që të mos i qëllojnë me gur, pasi do ja u kthejnë kokës.

Foltorja është si dielli. Iu them politikanëve dhe analistëve që shajnë Foltoren, mos ma gjuani me gurë, se do ua kthejmë kokës ata gurë. Si mund të jetë miku i Xhorxh Bushit armik i amerikanëve, është absurde.



LEXO EDHE:  Rritet numri i qytetarëve “rebelë”/ Policia bën “namin” me gjoba për mosmbajtjen e maskës

LEXO EDHE:  Celibashi: Shqipëria s'ka dispozita ligjore për t'u mundësuar të prekurve me COVID-19 votimin në shtëpi

Nuk e kam inat ambasadoren amerikane, por dua t’i them se meqë ka qejf të dalë në TV e na thotë se çfarë të hamë, të shkojë të futet në Big Brother. Analistëve dua t’u them të bëjnë dush, se janë analpista. Unë jam që të bëjmë shtëpi të fortë të përbashkët. Dua të them që mos rritet moshën e pensioneve sidomos për gratë, të mendohet për femrat shqiptare”, deklaroi qytetari matjan./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në 18 do bëjë hallvë me kripë”/ Qytetari flet nga Foltorja: Basha kreu vetëvrasje politike

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në qytetin e Burrelit në rrethin e Matit.

Një prej qytetarëve, duke folur përpara të pranishmëve, deklaroi se Basha ka kryer vetëvrasje.

Duke iu referuar shpalljes së mbajtjes së Kuvendit në 18 dhjetor nga Basha, qytetari theksoi se në atë datë kryeopozitari do të bëjë hallvë me kripë.



Kujdes me hallvën që gatuan Basha më 18, se do ta gatuajë me kripë, jo me sheqer. Lulzim Bashës do i themi, kur e vret veten vetë politikisht, në Mat nuk ta merr gjakun kush. Do pastrojmë fillimisht shtëpinë tonë.

Do i them Bashës qofsh i Xhenetit. Na ka ikur rinia, duke dhënë 20 mijë euro, që djali të na ikë nga shtëpia. Shpresojmë që të na kthehen ata pëllumba. Zonja ambasadorja, je përfaqësuese e tempullit të lirisë, por nuk je në pozicionin e duhur”, deklaroi qytetari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lamtumirë!”/ Ish-deputeti socialist humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-deputeti i Partisë Secialiste Namik Dokle ka humbur vëllain si pasojë e Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vet ëish deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale.



“Lamtumirë, o vëlla! Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot COVID e mallkuar. I përjetshëm kujtimi!”, shkruan Namik Dokle.

Kujtojmë se vetë ish-deputeti, pak kohë më parë u përball me virusin vdekjeprurës bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e fitoi betejën./CNA.al

LEXO TE PLOTE