Connect with Us

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni “Shpirti”/ Në përgjime dalin dhe gazetarë, paguheshin nga grupet kriminale  

Kronika

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni “Shpirti”/ Në përgjime dalin dhe gazetarë, paguheshin nga grupet kriminale  

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacioni “Shpirti”, të kryer disa ditë më parë.

Mësohet se hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri, duke zbuluar të tjera detaje, për bashkëpunëtorët e grupeve kriminale.

Sipas Report Tv të dyshuar si pjesë e grupit janë edhe gazetarë shqiptarë që lobonin për llogari të aktivitet krimianl të të arrestuarve.

Gazetarët të dyshuar si pjesë e skenarit për të mos denoncuar parcelat me canabis të mbjella nga ky grup.

Nga përgjimet e SPAK e Anti-Mafias rezulton se mes pjestarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Nuk ndalon dhe përplas policin me makinë/ Arrestohet 31 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 31 vjeçar nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar, ka aksidentuar punonjësin e Policisë,

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 21:45, të së hënës, kur salla Operative e Policisë Librazhd është njoftuar nga Salla e Komisariatit të Policisë Pogradec, se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. L., nuk i ishte bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Pogradec për të ndaluar, por kishte vijuar lëvizjen me shpejtësi në drejtim të Librazhdit.

Me marrjen e njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pikë kontrolli në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.



Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, përsëri nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës së Përgjithshme, shtetasin S. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në ndjekje të automjetit janë vënë shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasi B. Larti, 31 vjeç, banues në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vlorë, krimi godet përsëri/ Dy makinave iu vihet zjarri

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Dy automjeteve iu është vënë flaka në fshatin Vllahinë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas Policisë, ende nuk dihet shkaku.



Të dhënat paraprake flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Raportohet se dy automjetet ishin në pronësi të Tomor Karçanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Parandalohet sulmi kibernetik në serverat qëndror/ SHÇBA: Nuk asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

SHÇBA ka parandaluar një sulm kibernetik në serverat qendror të Insititucionit.

Përmes një njoftimi, SHÇBA bën të ditur se nuk ka patur asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni, duke sqaruar se institucioni ka qenë shënjestër e sulmi kibernetik që është parandaluar nga specialistët e IT.

Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.



Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090”, bën me dije SHÇBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE