Connect with Us

Skema e mashtrimit kompjuterik/ Policia jep detajet

Aktualitet

Skema e mashtrimit kompjuterik/ Policia jep detajet

Publikuar

-

“Përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara”/ Katër të arrestuar në Kadastrën e Durrësit

Policia e Shtetit ka kryer një tjetër operacion të rëndësishëm më urdhër të Prokurorirsë së Tiranës.

Gjatë operaciont janë arrestuar 4 persona, dy hstetas të huaj dhe dy shqiptarë, të cilët janë përfshirë në një skemë mashtrimi kompjuterik me vlera të mëdha monetare.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni i koduar “PHISHING”, vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 8 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, realizuan operacionin policor “PHISHING”.

Pas një hetimi të nisur në vitin 2020, pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e hetimit të krimeve kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë regjistruar 2 procedime penale dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprën penale  “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia “C” Hetimi i krimit kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e mëposhtme:

Ka ndaluar shtetasit:

 

1-Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë;

2-Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë;

3-Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;

4-Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

 

Janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë.

Situata kriminale e ndjekur nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjyqësor Tiranë kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive, duke ridrejtuar transaksionet bankare të subjekteve tregtare etj. Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo skemë quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”, pasi këta shtetas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme, së bashku me shtetas të tjerë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta shtetas kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje me pamje të njëjtë me të vërtetin.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Borsh/ Dyshohet për të plagosur

Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë:

  1. CONNECTA INTERCONTINENTAL SHPK
  2. WORLDWIDE GO LTD
  3. WORLDWIDE TRADING LIMITED
  4. AFRICAN-ALBANIAN COMERCE
  5. KWOK TANG SHPK,
  6. KRACO LIMITED SHPK
  7. MICHAEL ODYLON LAGMON ROMERO SHPK
  8. PILATUS AIRCRAFT LTD SHPK
  9. TANG KWOK YUE SHPK
  10. LEKLIFARM GLOBAL sh.p.k
  11. MAIBOM GBMH
  12. HORTIFEEDS
  13. TEST FUCHS GBMH
  14. GS ECOMETAL CO LTD
  15. ECI PHARMACEUTICALS LLC
  16. AGNES KATBETH KREIMER
  17. XHENTIL KUPE

Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:

  1. SHBA
  2. GJERMANI
  3. ANGLI
  4. TURQI
  5. BELGJIKË
  6. ZVICËR
  7. FINLANDË
  8. LITUANI
  9. FILIPINE

Po ashtu janë evidentuar llogaritë bankare të hapura në bankat e nivelit të dytë dhe në bashkëpunim të ngushtë me këto banka janë mbajtur në kontroll transaksionet e kryera nga këta shtetas nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara si të ridrejtuara si pasojë e kësaj skeme kriminale janë rikthyer tek subjektet që i kanë dërguar ato duke minimizuar dëmin dhe viktimat e mundshme.

Deri më tani dyshohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  1. 1 automjet i markës Huyndai
  2. 3 pajisje kompjuterike laptop
  3. 11 telefona celularë
  4. 20 karta SIM
  5. 2 pajisje kompjuterike tablet
  6. 3 vula subjektesh
  7. 8 karta krediti/debiti
  8. 9 karta memorie
  9. Pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj.
  10. Dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e subjekteve të tjera tregtare fiktive të çelura në territorin e Republikës së Shqipërisë, evidentimin e të gjitha subjekteve të tjera tregtare të mashtruara nëpërmjet kësaj skeme dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Situata në Afganistan/ Sekretari i Shtetit Blinken, viziton Katarin dhe Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Katar në një udhëtim gjatë të cilit, ai do të vizitojë edhe Gjermaninë, për bisedime të rëndësishme me aleatë të Shteteve të Bashkuara mbi situatën në Afganistan.

“Do të falënderoj personalisht miqtë tanë në Katar dhe Gjermani për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të transportuar në mënyrë të sigurtë qytetarët amerikanë, afganët dhe të evakuuarit e tjerë nga Afganistan,” shkruante zoti Blinken në Twitter të dielën vonë.

Katari shërbeu si një qendër kryesore për transportin masiv amerikan nga Kabuli dhe ndalesa e parë për mijëra refugjatë afganë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët muajin e kaluar.

Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton aleatët në Lindjen e Mesme për t’i falënderuar për ndihmën e tyre në evakuimet nga Afganistani, si edhe për t’u takuar me trupat amerikane.

Ndalesat e tij përfshijnë Katarin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite. “Po shkoj për të falënderuar personalisht partnerët tanë atje për mbështetjen e përpjekjeve të evakuimit nga Afganistani. Operacioni “ALLIED Refuge” nuk do të ishte i mundur pa miqtë tanë në Gjirin Persik. Mbështetja e tyre shpëtoi jetë,” shkruante zoti Austin të dielën.

Zoti Blinken u tha gazetarëve të premten se gjatë qëndrimit në Gjermani ai do të shkojë në bazën Ramshtajn të Forcave Ajrore të SHBA-së për të falënderuar trupat amerikane dhe për t’u takuar me refugjatët afganë.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Prangosen katër të dyshuar

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Prangosen katër të dyshuar



Ai do të kryesojë gjithashtu një takim virtual ministror prej 20 vendesh mbi Afganistanin të mërkurën së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Ai tha se të 20 vendet “kanë kontribut në ndihmën për të zhvendosur afganët dhe për t’i mbajtur talebanët përgjegjës për të respektuar angazhimet e tyre.”

Talebanët kanë premtuar t’u lejojnë kalim të sigurt atyre afganëve dhe të tjerëve që duan të largohen nga vendi, por shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e zotimeve të tyre.

Të premten, sekretari Blinken përsëri mbrojti tërheqjen e Shteteve të Bashkuata nga Afganistani, duke thënë se një numër relativisht i vogël i qytetarëve amerikanë mbeten në vend dhe Departamenti i Shtetit është në kontakt aktiv me të gjithë ata.

Ai tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar çdo amerikan që dëshiron të largohet si edhe kandidatët për Vizë të Posaçme Imigracioni dhe afganë të tjerë që kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Biden është kritikuar nga ligjvënësit republikanë, grupet e të drejtave të njeriut dhe të tjerë për mënyrën e kryerjes së evakuimit nga Afganistani ,pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Kundërpërgjigjet Policia/ Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

LEXO EDHE:  Goditi efektivin e policisë/ Arrestohet 30 vjeçari

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  Zjarri bën namin në Mallakastër/Policia jep detaje: Kush është autori

LEXO EDHE:  Zjarri bën namin në Mallakastër/Policia jep detaje: Kush është autori

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE