Connect with Us

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Lajme

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Publikuar

-

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Policia e Shtetit ka vendosur që të kalojë shërbimin e telefonisë për të gjithë policinë nga kompania Vodafone tek kompania One.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë abonime të policëve të cilët tani do të duhet të kalojnë nga Vodafone në One.

Që nga vitit 2007, Ministria e Brendëshme ka patur një kontratë kolektive me kompaninë Vodafone e cila u siguronte të gjithë punonjësve të strukturave të minsitrisë, përfshi gjithë policët e shtetit, tarifa më të ulëta se sa po ta merrnin shërbimin individualisht.

Kontrata e fundit përfundoi një muaj më parë. Ministria ndërkohë ka vendosur të mos bëjë më kontratë kolektive, por t’ja lërë çdo institucioni në dorë nëse duan të bëjnë një kontratë kolektive.

Si rezultat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH) ka vendosur të bëjë kontratë kolektive si institucion.

Një burim i Exit News në DPPSH informon se Policia e Shtetit ka vendosur të ndryshojë shërbimin nga operatori Vodafone në operatorin One, duke iu kërkuar rreth 12 mijë punonjësve të saj të ndryshojnë operatorin.

Exit News i ka kërkuar DPPSH-së ta konfirmojë këtë informacion por nuk ka marrë përgjigje.

Duke lënë mënjanë konsideratat tregtare të këtij veprimi, ky kontraktim risjell në vëmendje një shqetësim që lidhet me pronësinë e kompanisë One.

LEXO EDHE:  Video-Policia me “dorë të hekurt”/ Çfarë ndodhi gjatë natës në aksin Tiranë-Elbasan

Sikurse Exit News ka raportuar dy vjet më parë pronari kryesor i One është bullgari Spas Roussev, i cili dyshohet për lidhje me mafian bullgare, rrjete të tjera kriminale dhe i dyshuar kryesor për manipulimin e një ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse këto dyshime nuk janë të provuara, kalimi i telefonisë dhe komunikimeve të Policisë së Shtetit, përfshi aksesin në bazat e të dhënave kriminale tek One, duhet të ngrejë shqetësime serioze.

Për më shumë se 14 vjet, Policia e Shtetit ka marrë një shërbim të sigurt, pa rrjedhje dhe probleme sigurie, por tashmë po zgjedh që të hyjë në një marrëdhënie të pasigurt, me një operator mbi të cilin ka hije dyshimi.

Mbi të gjitha, kontrata kolektive nuk është prokurim publik—telefonat e punonjësve të policisë nuk paguhen nga buxheti publik por nga vetë punonjësit e policisë. Për këtë arsye konsideratat e besueshmërisë dhe sigurisë së shërbimit duhet të jenë konsideratat kryesore të Policisë së sShtetit.

Të rrezikosh besueshmërinë dhe sigurinë e një shërbimi të tillë, mund t’u shërbejë interesave private dhe jo publike./exitnews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Sa gjynah vjehrri”/ “Përplaset” me ndjekësit, Armina Mevlani i del në mbrojtje Sali Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Padyshim, tema më e diskutuar ditët e fundit ka qenë përjashtimi i ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Ka patur pafund reagime, dhe së fundi edhe Armina Mevlani, e fejuara e djalit të tij Shkëlzen Berisha, është përballur me komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit.



Teksa ka komentuar në një post të aktores Olta Gixhari, një ndjekës i shkruan Armina Mevlanit për vjehrrin e saj Sali Berishën.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim/ Gjykata vendos burg për 48-vjeçarin

LEXO EDHE:  “Ishim me automatik te koka”/ Këngëtarja rrëfen ngjarjen traumatike

“Sa gjynah vjehrri”, shkruan ndjekësi. Mevlani nga ana tjetër nuk ka nguruar t’i përgjigjet madje duke e ironizuar: “Mos ia qaj hallin”. Më tej ajo i ka ndërprerë replikat me ndjekësit, duke e lënë përgjigjen e saj me kaq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbi në zgjedhje, u largua nga LSI/ Luan Rama surprizon me angazhimin me një emison televiziv

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nisja e sezonit të ri politik me fillimin nga puna të Kuvendit të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, shënon në një farë mënyre edhe nisjen e sezonit të ri edhe për median televizive.

Nuk ka humbur kohë as ish deputeti dhe zevendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

Pasi humbi në zgjedhje si kandidat në Vlorë dhe u largua nga LSI pak ditë më parë, Luan Rama surprizon me angazhimin me një emison televiziv.



“Drejt” të titullohet emisioni i tij, mëson CNA.al të cilin do ta ndiqni së afërmi çdo të hënë dhe të enjte në ekranin e radiotelevizionit Ora, një projekt televiziv për të cilin Luan Rama thotë se e pati paraqitur në disa subjekte mediatike.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Kompanitë anonime pengojnë bizneset

LEXO EDHE:  Protesta/ Masa antiterror, blindohen institucionet

Në profesion gazetar, Luan Rama pas një karrierë të gjatë politike fillimisht në Partinë Socialiste, gjatë qeverisjes së të cilës ka ushtruar edhe tre herë detyrën e ministrit, e më pas në 13 vjet ka qënë drejtues dhe deputet i LSI-së, ka zgjedhur të rikthehet në profesionin e parë, vetëm se këtë herë, në ekranin televiziv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Sharon Stone” në Kuvend/ Nga fustani seksi i Grida Dumës tek Nikolla, si u dukën deputetet në seancën e parë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e sotme u mbajt seanca e parë parlamentare në Kuvend, ku përveçse të rejave politike, nuk mbeti larg syrit mediatik as paraqitja e deputeteve shqiptare.

Nuk mund të anashkalohej pamja seksi e deputetes Grida Duma, e cila tërhoqi vëmendjen me fustanin  e saj ngjyrë të kuqe.

Nga ana tjetër, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka befasuar me pamjen e saj të re, që në dukje na solli ndërmend aktoren e njohur Sharon Stone.

LEXO EDHE:  Kishin dalë për gjah/ 18 vjeçari vret pa dashje shokun e tij

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Vlorë/ Dyshimet e para



Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nga ana tjetër, kishte veshur një kostum të zi tejet elegant.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE