Connect with Us

Sekuestrohen 350 kilogramë kokainë të fshehur në thasë me kafe

Kosova & Rajoni

Sekuestrohen 350 kilogramë kokainë të fshehur në thasë me kafe

Publikuar

-

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikanë kanë bërë të mundur sekuestrimin e 350 kilogramëve kokainë në Greqi, në portin e Pireut.

Sipas informacioneve sasia e drogës është gjetur pas një kontrolli në mbi 100 konetjner në port.

Kokaina ishte e fsheur në thasët me kafe në kontejner dhe nga autoritetet bëhet me dije se sasia  e madhe e drogës ishte me origjinë nga Amerika Latine.

LEXO EDHE:  U kap me drogë 7 vjet më parë/ Ekstradohet në Shqipëri 44-vjeçari

Ndërkohë mësohet se është nisur një hetim paralel për personat e përfshirë në transportimin e sasisë së madhe të kokainës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosoves njofton se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferi është përgjysmuar.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Greqia është goditur sërish ditën e sotme  nga një tërmet me magnitutë 4.6.

Paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:16 të pasdites (me orën lokale), 19 kilometra larg bregdetit Jugperëndimor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros./CNA.al

LEXO TE PLOTE