Connect with Us

Rama inspekton punimet në rrugën Dukaj-Sinanaj/ “Një aks i rëndësishëm për fermerët dhe turistët”

Aktualitet

Rama inspekton punimet në rrugën Dukaj-Sinanaj/ “Një aks i rëndësishëm për fermerët dhe turistët”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka inspetkuar punimet në aksin rrugor Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën.

Rama bën me dije se në këtë aks ka përfunduar 75 përiqnd e punimeve dhe pritet që rruga të jetë gati në Shtator.

“Në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën, e cila ka përfunduar 75% të volumit të punimeve.

LEXO EDHE:  “Më në fund ‘një buzëqeshje’/ Rama ngre moralin e të prekurve nga tërmeti në Lezhë: Jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë

Në shtator rruga do të jetë gati 100%, jo vetëm si një aks i rëndësishëm për fermerët e bujtinat e kësaj zone, por për ta kthyer Tepelenën në një pikë distribucioni të lëvizjes së turistëve”, shkruan Rama në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

PS “luftë” me Dritan Lelin/ Konflikti nga partia në polici

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe Drejtori i ujësjellësit Shkëlqim Leskaj, kanë përfunduar në polici.

Leli, i cili është përjashtuar nga Partia Socialiste nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Leskaj është ende pjesë e PS, madje ne fushatën zgjedhore ky i fundit është paditur nga pd, për punësime elektorale.

Po, një ditë më parë u raportuar se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli e kishte shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej disa ditësh, por ai kishte refuzuar të lironte zyrën

Mësohet se debati për lirimin e zyrës së Leskajt, ka nisur pasi ai me datën 6 gusht ka firmosur dorëheqjen nga kjo detyrë dhe dissa ditë më pas është penduar duke kërkuar që ta kthejë mbrapsht.

Në këtë pikë ka hasur në kundërshtimin e kryebashkiakut Leli. Dje Leli, ka shkuar për ta nxjerrë nga zyra Leskaj dhe më pas kanë përfunduar në polici.

Sot ka ardhur një reagim nga Shkëlqim Leskaj, i cili ne rrjete sociale thotë se është ende në punë.

Deklarata e Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, nëprëmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatat e pasqyruara nga disa media dhe portale për disa mos marrëveshje të lindura gjatë një mbedhje të organizuar në zyrën e kreut të Shoqërisë,  mes administratorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zotit Shkëlqim Leskaj dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Zotit Dritan Leli.



Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimtarisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë.

LEXO EDHE:  “Më në fund ‘një buzëqeshje’/ Rama ngre moralin e të prekurve nga tërmeti në Lezhë: Jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë

LEXO EDHE:  “Shqiptarët janë dembelë”/ Shehi ironizon deklaratën e Ramës: Shikon pleqtë te kafja e lagjes

Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij, në zbatim  të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”.

Kreu i Shoqërisë, mëngjesin e kësaj të marte, datë 21.09.2021, zhvilloi normalisht mbledhjen e mëngjesit, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për të gjithë Sektorët e Ndërmarrjes.

Sqarojmë se:

  1. Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.
  3. Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë.
  4. Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve.

Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.

Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalon dhe përplas policin me makinë/ Arrestohet 31 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 31 vjeçar nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar, ka aksidentuar punonjësin e Policisë,

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 21:45, të së hënës, kur salla Operative e Policisë Librazhd është njoftuar nga Salla e Komisariatit të Policisë Pogradec, se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. L., nuk i ishte bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Pogradec për të ndaluar, por kishte vijuar lëvizjen me shpejtësi në drejtim të Librazhdit.

Me marrjen e njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pikë kontrolli në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.



Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, përsëri nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës së Përgjithshme, shtetasin S. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu: Rama përplasje prej kohësh me Lleshajn

LEXO EDHE:  Qytetarët akuzojnë Ramën/ Je i papërgjegjshëm

Në ndjekje të automjetit janë vënë shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasi B. Larti, 31 vjeç, banues në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

arsimi

Video-Propagada e dështuar Ramës tejkalon kufijtë/ Si po manipulohet realiteti në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Propaganda e kryeministrit Edi Rama nuk njeh kufi. Çdo ditë në rrjetet sociale, Rama reklamon një realitet falso të gënjeshtërt, të montuara këto me profesionalizëm.

Propaganda e tij shkon deri në atë pikë, saqë e konsideron veten si si “mbret” të shqiptarëve si të pazëvendësueshëm.

Edhe sot në rrjete sociale ka shpërndarë një video, ku me madhështi tregon se si është pritur në Akademinë ushtarake në West Point, në Nju Jork.

Ai del në video para studentëve të Akademisë Ushtarake, duke iu dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që t’a përdorin gjatë fundjavës.

“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.



Me një pamje sikur drejton edhe Amerikën, ndërkohë që Shqipëria po i rrëshket nën këmbë, tërhiqet nga mikrofoni krenar.

Po i rrëshket nën këmbë, pasi të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë po largohen nga vendi, nxënësit e studentët shqiptarë, çdo ditë e më shumë po i braktisin gjimnazet dhe universitetet.

LEXO EDHE:  Rama “i vë vulën” vendimit të Bashkisë/ Tre konviktet me familjarë në QS do shemben

LEXO EDHE:  “Shqiptarët janë dembelë”/ Shehi ironizon deklaratën e Ramës: Shikon pleqtë te kafja e lagjes

Dhe për më tepër edhe cikli u ulet njeh braktisje të madhe nga viti në vit.

Një pjesë e nxënësve largohen jashtë vendi, ndërsa një pjesë tjetër, nuk kanë mundësi ekonomike edhe pse trumbetohen librat falas.

Sipas publikimit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra” numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria, një vit më parë, pra në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu, INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë kryer një anketë të migracionit në familje. Në këtë anketë u mblodhën të dhënat për nivelin arsimor dhe statusin e punësimit, në grupin e personave 15 vjeç e sipër, ku rezultoi se mbi 350 mijë persona ishin larguar gjatë viteve 2011-2019. Të dhënat nga anketa kanë treguar se 47% personave me arsim të lartë kanë emigruar.

Shqipëria renditet e para edhe për numrin e studentëve që ndjekin arsimin jashtë vendit, me përkatësisht 18,181 studentë./CNA.al

LEXO TE PLOTE