Connect with Us

Pesë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ “Priten” kokat e 155 gjyqtarëve dhe prokurorëve, 56 u dorëhoqën nga “frika”

Kronika

Pesë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ “Priten” kokat e 155 gjyqtarëve dhe prokurorëve, 56 u dorëhoqën nga “frika”

Publikuar

-

22 korriku është një darë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi.

Sot mbushen plot 5 vite nga miratimi i ndryshimeve Kushtetuese që i hapën rrugë Vettingut, për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Pak kohë më vonë pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, u ngritën 2  organet më të rëndësishme të Vetting, KPK me 5 vite afat që tashmë është drejt përfundimit dhe KPA  me afat 9 vite.

Sipas gazetarit te Report tv, Arsen Rusta ne KPK dhe KPA, shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.

Në total, KPK ka dhënë 421 vendime, me të cilave 174 vendime për konfirmimin në detyrë dhe 155 vendime për shkarkimin nga detyra.

LEXO EDHE:  Vendimi-Emrat/Ja 3 gjyqtarët shqiptarë për në Gjykatën e Strasburgut

Të dhënat e Vetting-ut deri 21 Korrik 2021:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 421 vendime
-174 vendime për konfirmimin në detyrë
-155 vendime për shkarkimin nga detyra
-56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje sipas nenit G te aneksit kushtetues)
-8 vendime për pushimin e procesit  (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
– 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
-3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.

Nuk “gjejnë qetësi” gjyqtarët e shkarkuar nga Vettingu/ SPAK merr në shqyrtim dosjet e tyre

Skandal-Gjyqtarët e shkarkuar i zhvasin miliona lekë shtetit/ Gjykatat e Apelit të paralizuara

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar/ Emrat e të inkriminuarve të drejtësisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Publikuar

-

Nga

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit,  të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ , ndërkohë sipas asaj që raporton Ballkan ëeb, policia ka ushtruar kontrolle në 10 konteinerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

LEXO EDHE:  Ngec në “rrjetë”/ Shkarkohet prokurori Arqile Koça

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Prej 6 muajsh nën hetim nga Vettingu/ Çela një apartament dhuratë dhe 30 000 euro kredi

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit/ Droga e fshehur në kontejnerët e bananeve

Publikuar

-

Nga

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit/ Droga e fshehur në kontejnerët e bananeve

Policia e Durrësit vijon operacionin policor të koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, dhe veprimeve hetimore të kryera më datë 17.07.2021, ku në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontejnerëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada” pasditen e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 kontejnerë për llogari të kësaj kompanie, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në një nga kontenierët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

LEXO EDHE:  Strasburgu u mbylli derën të shkarkuarve nga vettingu/Manja: Vendimi nuk ishte surprizë

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e një grupi të posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.

LEXO EDHE:  Vendimi-Emrat/Ja 3 gjyqtarët shqiptarë për në Gjykatën e Strasburgut

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E. D.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Divjakë/ Motori përplas për vdekje 85-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Divjakë/ Motori përplas për vdekje 85-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Divjakë.

Mësohet se një 85-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

Shtetasi me inicialet K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga P. Rr., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 85-vjeçari P. Rr.

LEXO EDHE:  “Fitova 5.2 mln lekë në baste”/ Zbardhen deklaratat kontradiktore shkarkuan prokurorin Luan Kaloçi

LEXO EDHE:  Strasburgu u mbylli derën të shkarkuarve nga vettingu/Manja: Vendimi nuk ishte surprizë

Është shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE