LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet me Ramën/ Dritan Leli: Kritikat e tij, promovim për Vlorën!

22 Korrik 2021, 19:48, Politikë CNA
Përplasjet me Ramën/ Dritan Leli: Kritikat e tij, promovim për

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin ?Edicioni Veror? në ABC ku ka folur për çështjet më të nxehta politike për Vlorën.

I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.

I pyetur nga gazetari se pse sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje, Leli u përgjigj se duhet marrë në aspektin pozitiv.

?Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.

Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim?, tha ai.

Kujtojmë se Leli ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga