LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ilir Levonja/ Për ata që pyesin se ku është Luli?

22 Korrik 2021, 13:16, Opinione CNA
Nga Ilir Levonja/ Për ata që pyesin se ku është Luli?

Në sheshet e Havanës bën më shumë vapë se në sheshet e Tiranës, megjithatë ata janë aty, protestojnë. Sheshet e Tiranës, janë bosh. Ankohen për vapën, mungesën e ujit, korrupsionin, peshqit e vegjël, por për të protestuar nuk dalin.

Kuba sot është në stadin e Shqipërisë së viteve 1990-të, por edhe Shqipëria e vitit 2021 nuk është se është më mirë. Nëse Kuba është peng i familjes Kastro dhe disa emrave rreth saj që gjoja po bëjnë hapje graduale, edhe Shqipëria është peng i po disa emrave. I disa familjeve që nga njëra anë bëjnë gjoja shtetin, nga ana tjetër e kanë vrarë atë. Konkretisht Shqipëria duhet të paguaj 445 milion euro për Beketin, TIA-an, Anglo-Adriatikën, Karpen port etj., kur buxheti i saj vjetor është 4 miliardë lekë. Madje pëshpëritet se kanë filluar pagesat.

Do gjeni edhe fletore zyrtare me plane qeveritare mbi likujdimin e borxhit. Ai që e shkaktoi këtë dëm financiar dhe një falimentim total të shtetit të shqiptarëve, është Edi Rama. Megjithatë drejtësia shqiptare arreston ca zyrtarë që nuk janë asgjë tjetër, produkte të kulturës sonë në lidhje me atë që ne e quajmë, një dorë lekë për t’u rregulluar. Tek ne ka gati 100 vjet ku po nuk dhe, nuk rregullohesh. Sado adhurojmë Perëndimin, kulturën e tij të komunikimit me shërbimet publike, prapë do e kemi gati një dorë lekë.

Kjo për një vend pune, për një provim, për një diplomë, për avokatin, prokurorin, policin, doktorin etj. Pra 445 milion euro dëm publik, bëjeni vet diferencën që të kuptoni se çfarë torbe i keni varur në qafë fëmijve tuaj. Shqipëria është peng edhe i disa familjeve që gjoja bëjnë opozitarizmin, si ajo Berisha, Basha apo Meta. I pari deklaroi se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, mezi po pret shtatorin. Kishte një pallat me një a dy dhoma sot nuk i dihet pasuria. I dyti bëri një kongres të ”hapur” ku folën dhjetë veta të cilët vetëm u ankuan për atë që i vodhi.

Si përfundim fuqizoi kultin e individit, përjashtoi armiqtë e partisë dhe iku me pushime. Banaliteti total u përmbyll me një frazë, na vodhën por ne do futemi në parlament. A është ky opozitari i duhur i vendit, asesi. Një i tillë do dilte nga zgjedhje të hapura, kongres a kuvend ku analizohet vetvetja dhe i hapur plotësisht kundrejt çdo mendimi ndryshe. A është ky opozitar që punon për vendin? Asesi! Dhe nuk ka pasur të tillë, se po të kish pasur, Shqipëria nuk do kapte shifra rekord në aplikim e Llotos Amerikane, as shifrat 40% e saj jeton e punon jashtë vendit.

Nëse në Haitin e largët populli ka dalë në rrugë dhe kërkon strehim publik një vendi si SHBA-ja, shqiptarët po shfrytëzojnë në masë rrugët e Llotove, bashkimit familjar, azilit politik dhe arratisjet. I treti, Presidenti, ai ka edhe më shumë vapë, poston video ku na demostron se si hidhen trungjet në det.

Në kohën e pandemisë ishte opozitari më i madh, sot është susuar dhe vazhdon ndanë veç dekorata si Enveri në kohë. Ndaj mos pyesni se ku është opozitarizmi? Ku është Lulzim Basha? Janë me pushime! Arsyeja është e thjeshtë, klanet nuk kanë kuptim pa njëri-tjetrin. Borxhin e Shqipërisë ju do e paguani. Jo ata!/ CNA.al

15:02 Opinione

Dejavu PPSH-PD

Nga Denis Dyrnjaja Dje zhvilloi punimet Kuvendi Kombëtar i P...

13:15 Opinione

Boll me Lushnjen

Ilir Levonja Asgjë nuk më dhëmb më shumë se sa kur shoh skup...

Lajmet e fundit nga