Connect with Us

“Më lironi, më rrezikohet jeta në burg”/ Zbardhet dëshmia e Naqellarit

Aktualitet

“Më lironi, më rrezikohet jeta në burg”/ Zbardhet dëshmia e Naqellarit

Publikuar

-

Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit ka çuar para drejtësisë 9 zyrtarë, 8 prej të cilëve pas hekurave dhe një në arrest shtëpie. Mes emrave që janë të arrestuar është edhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e agjencisë së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme.

Ajo u shkarkua nga ministri aktual i Brendshëm Bledi Çuçi vetëm pak ditë para arrestimit.

Gazetari i “ABC” Ermal Vija zbuloi dëshminë e Naqellarit përpara organeve të drejtësisë, ndërsa sot ka publikuar edhe argumentet e ish-zyrtares së lartë me të cilat ajo vetë dhe përmes avokatit kërkoi lirimin nga qelia dhe gjykimin në një masë më të lehtë.

Edlira Naqellari është liruar nga detyra dhe për këtë arsye nuk qëndron arsyetimi i gjykatës se rrezikohet marrja e provave. Nuk ka rrezik të largohet apo t’ju fshihet hetimeve, është juriste dhe nuk ka pasaportë të vlefshme për t’u larguar jashtë vendit. Ka mamanë e sëmurë me sëmundje të zemrës, diabet dhe me tension.

dlira Naqellari jeton me motrën që është kryetare gjykate, sapo ka lindur dhe ka nevojë për ndihmë. E hetuara sapo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ka probleme me tëmthin, apandesitin, ndaj edhe qëndrimi i mëtejshëm në paraburgim do të rrezikonte shëndetin e saj” tha avokati në gjyq.

Por pretendimet e ish-zyrtares nuk u morën në konsideratë nga gjyqtarja e dosjes duke e lënë në burg. Në dosjen e SPAK, theksohet se Edlira Naqellari ishte në dijeni të problematikave të konstatuara, por megjithatë e ka çuar deri në fund realizimin e këtij prokurimi abuziv. Ish –drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, në dëshminë e saj këmbënguli se është e pafajshme ndërsa shtoi se ende nuk e ka të qartë se cilin ligj ka shkelur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Publikuar

-

Nga

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar në kuadër të 5 vjetorit të kësaj reforme.

Rreth 40 % e kushtetutës që u ndryshua me votimin e vitit 2016 në parlament, i hapi rrugë një sistemi që shkaktoi furtunë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot pas 5 vitesh, Xhafaj është i mendimit se reforma ishte dhe mbetet gjëja e duhur e cila jo vetëm e ringriti por dhe e rithemeloi pushtetin gjyqsorë.

Sipas tij në 25 vite pushteti gjyqsor ka qenë nën kontrollin politik dhe ky projekt sot ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

“Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta. Gjyqtari dhe prokurori që deri dje jo vetëm që ishte i varur nga pushteti politik, ndikimi politik në karrierën e tij apo disiplinimin e promovimin e tij, ishte i varur edhe nga eprori i tij. Sot prokurori është i pavarur në procesin investigativ, e hetimit dhe vendimmarrjes së tij. Për të shkuar në Gjykatën e Lartë nuk duhet të shkosh te Presidenti, Kuvendi apo partia politike që ka qeverisjen e vendit. Mjafton të konkurrosh konform kritereve ligjore dhe profesionale dhe të bësh karrierë dhe të jesh i pavarur në ushtrimin e detyrës”, deklaroi Xhafaj në intervistë për RTSH-në.

Ai theksoi se reforma kishte kundërshtarë, por falë presionit publik dhe atij ndërkombëtar e kishin të pamundur të ndërhynin.

“E kam thënë atëherë dhe e ritheksoj se që në atë kohë kishte njerëz që nuk e dëshironin këtë reformë, aq më tepër kur e panë të formësuar se ku do të shkonte ajo. Por, ishin të pamundur për ta ndaluar për shkak të presionit të madh të opinionit publik, shoqëror e ndërkombëtar. Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti e presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar ato 140 vota.

Disa nuk e donin, 24 orë përpara nuk diskutohej projekti kushtetues, por diskutohej rrëzimi i qeverisë. 24 orë më pas u votua me 140 kartona”, deklaroi Xhafaj.

I pyetur nga se duhet të kenë frikë sot gjyqtarët e prokurorët, nga vetë sistemi i drejtësisë, ku bëjnë pjesë, publiku apo presioni i politikës, Xhafaj deklaroi se Kushtetuta nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë asnjë lloj ndikimi të të tretëve, dhe aq më tepër të politikës.

“Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre”, shprehet Xhafaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është “xhuxhi” që ka rënë në rrjetë

Publikuar

-

Nga

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është "xhuxhi" që ka rënë në rrjetë

Tenderi 28 milionë euro i uniformave të policisë ka çuar hetimet e SPAK-ut tek Komisioni i Prokurimit Publik.

Nga hetimet ka dalë në pah se ndryshimet që u janë bërë kritereve pas hapjes së tenderit kanë patur garanci tek Komisioni i Prokurimeve Publike.

Në momentin e duhur, ky Komision, që thotë fjalën e fundit për rregullsinë ose jo të një tenderi, i ka dhënë dritën jeshile tenderit 28 milionë euro për të cilin ka disa arrestime nga SPAK.

Në krye të Komisionit të Prokurimit Publik është Jonald Myzyri, i cili ka rrëzuar ankesën kundër tenderit korruptiv të uniformave të policisë.

Jonaid Myzyri njihet nga të gjithë si ‘xhuxhi’ i Edi Ramës tek Prokurimet Publike.

Ai vendos për gjithçka e urdhërojnë shefat e mëdhenj. Nëse SPAK i shkon hetimit deri në fund, me siguri do të gjejë se ‘xhuxhi’ i Ramës është një zbulim i Taulant Ballës.

Hetimi i SPAK për tenderin korruptiv të uniformave të policisë po shikohet me shumë vëmendje nga disa palë.

Ky konsiderohet një rast për të zënë në rrjetën e drejtësisë ‘peshqit e mëdhenj’, për të cilët u miratua reforma më drejtësi 5 vjet më parë./Syri.net

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Agjencia e Prokurimit Publik 200 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Prokurimit Publik 200 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbuluar 200 milionë lekë dëm ekonomik shkaktuar nga zbatimi i dy urdhrave lëshuar nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në shkelje të ligjit.

Auditi i KLSH-së pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP) ka konstatuar se dëmi është bërë përmes dy shkeljeve kryesore:

Disa oferta te paraqitura kanë tejkaluar fondin limit dhe nuk janë skualifikuar; duke shkelur ligjin në pjesën e llogaritjes së ofertës anomalish të ulët, duke rritur koston e blerjeve të mallrave në dëm të buxhetit të shtetit në vlerën 72,388,830 lekë me TVSH.

Si pasojë e vlerësimit të ofertave sipas përcaktimeve në udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik “bazuar në shumatoren e çmimit për njësi” dhe jo çmimin më të ulët, ku janë shpallur fitues operatorë ekonomik që kanë paraqitur ofertat me vlera me të larta se operatorët e tjerë të kualifikuar.Ky fenomen është konstatuar në 12 procedura prokurimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 127,598,000 lekë me TVSH.

Shkak për dëmin nga ABP, sipas KLSH-së është bërë nxjerrja në kundërshtim me ligjin e dy udhëzimeve të APP-së:

Udhëzimi “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike” për t’u zbatuar nga të gjitha Autoritetet Kontraktore.

Udhëzimi “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime” për t’u zbatuar nga ABP.

Në lidhje me shkeljet e mësipërme, KLSH i ka rekomanduar ABP-së të njoftojë APP-në, që të analizojë me grup pune të veçantë, shkaqet, arsyet dhe të nxjerrë përgjegjësitë për dëmin ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit në vlerën 200 milionë lekë.

Pak javë më parë 8 zyrtarë të këtij institucioni në pranga dhe një në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për abuzime me tenderin e uniformave të policisë./euronews

LEXO TE PLOTE