Connect with Us

“Masakra” e Velipojës- I morën ryshfet babait të të plagosurit/ Gjykata lë në burg dy mjekët dhe infermieren

Aktualitet

“Masakra” e Velipojës- I morën ryshfet babait të të plagosurit/ Gjykata lë në burg dy mjekët dhe infermieren

Publikuar

-

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para shtetasit Fatbardh Dyli, babai i të plagosurit Elmidin Dyli i cili u plagos në ngjarjen e rëndë në Velipojë më 27 qershor ku pati katër të vrarë dhe dy të plagosur mes të cilëve edhe 17 vjeçari Dyli.

Avokatët mbrojtës Anton Kosteri, Bujar Hoti dhe Landa Marku kërkuan zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” duke thënë se ndaj dy mjekëve nuk ka asnjë provë. Edhe avokatja e infermieres kerkoi masë më të zbutur.

Prokurorja e apelit Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke thënë se vendimi i shkallës së parë është i drejtë. Në fund gjyqtari i apelit Tonin Sterkaj pasi dëgjoi palët vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të shkallës së parë duke pranuar kërkesën e prokurorisë së apelit.

Seanca nisi që ditën e djeshme por u shty për sot për shkak se prokurorja e apelit kërkoi të njihet më gjatë me aktet e ekspertimit dhe pretendimet e palës mbrojtëse.

Avokatët mbrojtës paraqitën një raport vlerësimi të performancës së mjekëve gjatë punës së tyre si dhe gatishmërinë për lënien e garancisë pasurore por që nuk u morën parasysh nga gjykata e apelit e cila vendosi lënien në fuqi “arrest me burg”. E vetmja mënyrë tashmë mbetet ose rekursi në gjykatën e lartë nga avokatët mbrojtës ose kërkesë per zëvendësim mase në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Ndërkaq pas shqyrtimit të çështjes prokurorja e Apelit Pranvera Gruda e ka cilësuar të drejtë vendimin e gjyaktës së Apelit në Shkodër.

“E cilesojme te drejte vendimin e gjykates se shkalles se pare te Shkodres. Te dyshuarit Serdi Memini, Ervin Sulaj dhe Dielle Macaj kane rrezik ikje. Kerkojme lenien ne fuqi te mases se sigurise “arrest me burg” si dhe cilesojme te drejte vleftesimin si te ligjshem te arrestimit te tre te dyshuarve.

Anton Kosteri (avokat mbrojtes i Serdi Memini): S’ka rrezik ikje. Serdi Memini eshte mjek profesionist dhe nuk ka asnje prove ndaj tij. S’ka asnje veper penale te meparshme dhe ku eshte pastrimi i produktit te vepres penale kur nuk ka qene asnje here i denuar. Eshte familjar i rregullt dhe nje profesionist i vertete. Kerkojme nje mase me te zbutur se “arrest me burg”.

LEXO EDHE:  I jep fund jetës/ 32 vjeçarja vetëhelmohet me fotoksinë

Bujar Hoti (avokat mbrojtes) i Ervin Sulaj: S’ka rrezik ikje. Per mjekun Ervin Sulaj kemi sjelle vertetim per profesionalizmin e tij ne gjithe keto vite karriere nga vete spitali ku ka punuar dhe qartazi tregohet se eshte nje mjek i perkushtuar dhe qe ka bere me qindra trauma duke shpetuar jete njerezish. Eshte gati per te lene garanci pasurore.

S’ka asnje prove ndaj tij dhe keshtu shkojme ne diktature te ligjit te paargumentuar. Eshte e papranueshme qe te mos paraqitet asnje prove nga prokuroria, si mund te lihet “arrest me burg” kur nuk ka asnje prove. Fatbardh Dyli, babai i te plagosurit ne seancen ne shkallen e pare ka deklaruar se as nuk i kam premtuar kujt leke, as nuk mi ka kerkuar kush dhe as nuk i kam dhene kujt leke. Nuk i i eshte gjetur asnje zarf ne xhep edhe pas vezhgimev qe i eshte bere nga organet ligjzbatuese edhe pas bisedes qe eshte bere nga nena e te plagosurit me infermieren Dielle Macaj.

Nena e ka telefonuar infermieren Dielle Macaj ne Shkoder dhe i ka thene nuk mund te koritem me mjeket dhe infermierja eshte shprehur futi ne zarf nje 500-she por kjo ka qene thjeshte nje bisede mes nenes dhe infermires. Nuk ka asnje prove per mjekun pasi nuk eshte gjetur asnje zarf dhe nuk ka asnje prove.  Kerkojme mase me te zbutur se “arrest me burg”.

Landa Marku avokate mbrojtese e infermieres Dielle Macaj: Eshte nje bisede intime mes tyre pra mes nenes dhe infermires duke qene se jane mike. Ne ate qe flet njeriu mund te ndryshoje, nuk ka asnje veprim pas asaj bisede qe eshte bere. Dielle Macaj nuk ka rrezikshmeri sepse ka shkuar vete ne polici, ka dorezuar telefonin dhe ka qene krejtesisht e gatshme per çdo lloj hetimi ndaj saj dhe nuk ka si te kete rrezikshmeri ikje ndaj kerkojme mase me te zbutur se “arrest me burg”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  Studentët kundër Rektoratit/ Vijojnë bojkotin e mësimit

LEXO EDHE:  VIDEO në 3D/ Itinerari i helikopterit ushtarak që u rrëzua sot në Shkodër

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Poliçan/ Kodra me ullinj shkrumbohet nga flakët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë kodrinore me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan.

Paraprakisht dyshohet se një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë ndërhyrjen.

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Pas Valdrin Pjetrit, Ramës i ikën një tjetër kryebashkiak?

LEXO EDHE:  Studentët kundër Rektoratit/ Vijojnë bojkotin e mësimit

Shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE