LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu apel qytetarëve/ Vaksinohuni, qendrat të hapura deri në 8 të mbrëmjes

22 Korrik 2021, 18:22, Lifestyle CNA
Manastirliu apel qytetarëve/ Vaksinohuni, qendrat të hapura deri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku i bën apel të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë marrë vaksinën kundër Covid të paraqiten në qendrat e vaksinimit.

Po ashtu njoftohet se qendrat për të marrë vaksinën kundër Covid do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

?Ritme të mira vaksinimi kudo në vend, por ka ende nevojë të zgjerohet mbulesa vaksinale.

? Ndaj një apel për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni sa në parë, me kartën e identitetit me vete, në qendrën më të afërt të vaksinimit.

? Qendrat e vaksinimit janë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga