Connect with Us

Kualifikimi ndaj AEL Limassol, zbulohet premio e madhe për lojtarët e Vllaznisë

Sport

Kualifikimi ndaj AEL Limassol, zbulohet premio e madhe për lojtarët e Vllaznisë

Publikuar

-

Vllaznia do të luajë sot në orën 19:00, sfidën e parë të turit të dytë Conference League ndaj AEL Limassol në transfertë. Shkodranët do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv që në këtë ndeshje për të luajtur më pas të qetë në Shkodër e për të provuar kualifikimin.

Për të motivuar akoma edhe më shumë lojtarët në këto dy ndeshje kanë menduar drejtuesit e klubit me në krye sponsorin Alban Xhaferi që ka vënë në dispozicion një premio të madhe.

Nëse lojtarët do të arrijnë të kualifikohen për në turin e 3-të të Conference League do të marrin një premio prej 70 mijë eurosh pasi kjo do të ishte hera e për skuadrën shkodrane që do të luante në fazën e 3-të të një kompeticioni europian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ceremonia spektakolare e hapjes së Lojërave Olimpike/ 204 shtete në garë për medaljet

Publikuar

-

Nga

Lojërat Olimpike kanë nisur zyrtarisht dhe në Tokio është mbajtur ceremonia spektakolare.

Më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme në “Tokio 2020”. Olimpiada do të presë 339 evente, ndërsa gjithçka do të mbyllet më datë 8 gusht.

E gjithë ceremoni po shihet online pasi në stadium nuk mund të ketë më shumë se 1000 persona për shkak të pandemisë.

Shqipëria do përfaqësohet me 9 sportistë, ndërsa për herë të parë në histori, shpreson të fitojë medalje.

Për shkak të masave të sigurisë, gjithashtu edhe numri i delegacioneve që do të parakalojnë do të jetë në numër tepër të kufizuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Shkëlqeu në Europian, Harry Kane drejt Manchester Cityt për një shifër të “çmendur”

Publikuar

-

Nga

Pasi zhvilloi një EURO 2020 të kënaqshëm, tani Herri Kejn e ka kthyer totalisht vëmendjen tek e ardhmja e tij.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja “The Sun”, sulmuesi është pranë transferimit tek Mançester Siti për një shifër prej 185 milionë euro.

Nëse ky transferim do të shkojë me sukses, atëherë Kejn do të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në histori pas Nejmarit ku u transferua nga Barcelona tek PSG për shifrën e 222 milionë eurove.

Tek Mançster Siti, britaniku thuhet se do të përfitojë plot 16 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Debutimi që 18-vjeç me kombëtaren dhe klauzola 50 mln euro, rrugëtimi i çmendur i Rei Manajt

Publikuar

-

Nga

Rey Manaj ka qenë në vitrinën e Barçës për javë të tëra, por pas “hat-trick”-ut të tij kundër Nàstic de Tarragona në miqësoren e parë të përgatitjeve parasezonale e ka vendosur veten në një pozicion edhe me komod. Sulmuesi e shfajësoi veten dhe pasi festoi një nga golat e tij u bë gati të dëgjonte zhurmën e tifozëve. Karakteri i tij rebel dhe luftëtar doli në skenë në stadiumin “Johan Cruyff”. Ai mund të konsiderohet një sulmues i keqkuptuar.

Në të gjitha ekipet ku ka qenë, gjithmonë ka shënuar gola, por nuk ka arritur “të hedhë rrënjë”. Manaj u bë një ndërkombëtar absolut me Shqipërinë vetëm 18 vjeç dhe, tani, në moshën 24 vjeç, ka kaluar në shtatë klube të ndryshme të nivelit profesional. Për Rey Manaj gjithçka filloi dhe u katapultua në Itali. Pasi ishte në kategoritë e ulëta me Sampdoria, ai shkoi te Cremonese në Serie C. Vetëm një vit më vonë (2015) tërhoqi vëmendjen e Interit.

Në ekipin e parë zikaltër mezi luajti nëntë ndeshje dhe kështu, në kërkim të minutave, vijoi transferimet: së pari te Pescara dhe më pas te Pisa. Në sezonin 2017-2018 arriti në Spanjë, i huazuar te Granada. Një vit më vonë shkoi tek Albacete. Atje luajti 37 ndeshje dhe shënoi 9 gola. Ai ishte në hijen e Zozulya, por kjo nuk e ndaloi Barçën ta shikonte atë dhe gjatë merkatos dimërore 2020 ta blinte për filialin (ekipin B), në këmbim të 700.000 euro dhe 2 milionë më shumë në formë bonusesh.

Manaj firmosi deri në vitin 2023, teksa në kontratë iu vendos një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro. Arritja në klubin katalanas e bëri shqiptarin e parë të përmendur në ekipin e parë të Barçës (Setién e thirri atë në shkurt 2020 kundër Getafe), por e vërteta është se vendi i tij ka qenë gjithmonë te filiali (Barcelona B), ku ka një mesatare prej një goli çdo dy ndeshje.

Ai është një shënues shpërthyes, i fortë dhe luftëtar, edhe pse nuk është konsideruar kurrë për ekipin e parë. Tani Koeman ka më tepër njohuri për shqiptarin. Ka mjaftuar një miqësore në sytë e tij dhe presidentit Laporta për të treguar çfarë është i aftë të bëjë. Në çdo rast, portugezët e Famalicao dhe Cádiz po e ndjekin nga afër, nëse katalanasit e nxjerrin në shitje shqiptarin.

LEXO TE PLOTE