Connect with Us

Kërkesa e UNESCO për pezullimin e punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës/ Reagon ministrja Margariti

Aktualitet

Kërkesa e UNESCO për pezullimin e punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës/ Reagon ministrja Margariti

Publikuar

-

Kërkesa e UNESCO për pezullimin e punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës/ Reagon ministrja Margariti

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar pas lajmeve që UNESCO ka kërkuar pezullim të punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës derisa të vërtetohet nëse ka dëm për vlerat e përbashkëta të shtuara.

Sipas Ministres Margariti, nuk është e vërtetë që UNESCO ka kërkuar pezullim të punimeve por thjesht ka kërkuar që të vijë një mision i tyre për të monitoruar, sic ka ndodhur dhe në raste të tjera.

“Kemi një projekt të integruar. Pak më parë Kryetari i Bashksië më pa ka thënë që projekti ka marrë një fazë shumë të mirë zhvillimi dhe do të kalojë së shpejti në këshillin tonë të trashëgimisë dhe patjetër do të marrë rekomandimet dhe miratimet e duhura. Me miratimin e projektit, hapi i radhës do të jetë implementimi i projektit. Për sa i përket Bypass-it, më vjen keq për abuzimin që i është bërë komunikimit të vazhduar që ne kemi pasur me UNESCO-n. Më vjen keq kur media bide pre e informacioneve të pjesshme. Është një komunikim i hershëm që kemi mbajtur me UNESCO si për ccdo projekt tjetër. Ne kemi pasur në 4 qershor një komunikim për draftin e rekomandimeve për këtë Bypas. Ne kemi një raportim vjetor për Beratin dhe Gjirokastrën. Ata nuk janë shprehur që të pezullohen punimet se bien ndesh me vlerat e shtuara, por ata duan të sjellin një monitorim të ekspertëve të tyre, sicc ka ndodhur në shumë raste të tjera.

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ 50 milionë lekë për të blerë pafajësinë në Gjirokastër

Në fokusin tonë, ne duam të bëjmë të mundur që qendra historike të mos jetë më një hapësirë ku të kalojnë makinat. Edhe rasti me parkingun e sheshit të Ccerccizit shkon me rekomandimet e tyre. Jemi në fazë emergjence për shkak të erozioneve. Patjetër që jemi në komunikim me UNESCO dhe presim rekomandimet e tyre finale. Është një proces shumë normal dhe ne patjetër do të marrim të gjitha hapat“, tha Ministrja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Arratiset nga salla e gjyqit i burgosuri në Gjirokastër

LEXO EDHE:  “Leftatë, leftatë” bërtisnin hajdutët/ Detaje të reja mbi grabitjen në Gjirokastër



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas kthimit nga SHBA-ja/ Rama zbulon lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas kthimit nga vizita disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën.

Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore.



Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Përçahet Këshilli Bashkiak Gjirokastër/ Dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, i bashkohen PS

LEXO EDHE:  “Një peisazh tërësisht i shkrumbuar”/ VOA sjell dëshmi rrëqethëse nga Gjirokastra

Kreu i qeverisë, teksa e falënderoi Kurtin u zotua se dy qeveritë do bashkëpunojnë ngushtësisht për të bërë punë të mira në interes të qytetarëve të të dyja shteteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE