LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jakuca, kush është mafia shekullore japoneze

22 Korrik 2021, 06:26, Blog CNA
Jakuca, kush është mafia shekullore japoneze

Kur u përhap lajmi se Jakuca ishte ndër të parat që zbarkoi në terren pas tërmetit shkatërrues që goditi Japoninë në vitin 2011 dhe cunamit që pasoi, kjo shkaktoi një habi të madhe tek mediat perëndimore, të cilat tentonin që ta shikonin Jakuca si mafian japoneze, më shumë të ngjashme me mafiozë si Xhon Goti sesa me ish-presidentin amerikan Xhimi Karter, i angazhuar prej dekadash në operacionet humanitare në mbarë botën.

Por koncepti që ata kishin për Jakuca ishte i gabuar. Jakuca nuk ka qenë në asnjë rast vetëm një grup gangsterësh japonezë, apo edhe një organizatë kriminale e veçantë. Përkundrazi, Jakuca ka qenë dhe mbetet ende sot diçka tjetër:një grup kompleks sindikatash dhe bandash kriminale, që janë sa të fuqishme aq dhe të keqkuptuara nga të tjerët.

Ata janë të lidhur në mënyrë të pashmangshme me 400 vitet e fundit të historisë së Japonisë. Ndihma që ata dhanë në vitin 2011 nuk ishte e rastësishme. Jakuca ishte në terren edhe pas tërmetit që goditi Kobe në vitin 1995. Jakuca ndihmon të tjerët në kohë krizash, për shkak të ?Kodit Ninkjo?, një parim që i ndalon ata të lejojnë vuajtjen e dikujt tjetër.

Të paktën kjo është ajo që beson Manabu Mijazaki, që ka shkruar më shumë se 100 libra rreth Jakucas. Aspekti bamirës i këtij grupimi kompleks të krimit të organizuar, është i rrënjosur në historinë e Jakuca, beson ai. ?Ata kanë vuajtur vetë dikur, ndaj përpiqen të ndihmojnë njerëzit e tjerë që janë në telashe?- thekson Mijazaki.

Ky i fundit beson se sekreti për të kuptuar Jakuca, qëndron tek e kaluara e tyre, që shtrihet deri në shekullin XVII-të. Jakuza e parë ishte anëtare e një kaste sociale të quajtur Burakumin. Ata cilësoheshin si pjesëtarët më të mjerë të shoqërisë, aq sa nuk u lejohej të preknin qenie të tjera njerëzore.

Burakumin ishin xhelatët, kasapët, varrmihësit dhe përgatitësit e kufomave për funeralin.

Pra ishin ata që merreshin me vdekjen, burra që në shoqërinë Budiste dhe Shintoiste, konsideroheshin të papastër. Izolimi i detyruar i Burakumin kishte filluar në shekullin XI-të, por u përkeqësua shumë në vitin 1603.

Atë vit, u miratua një ligj që dëbonte Burakumin nga shoqëria. Fëmijëve të tyre iu mohua shkollimi, dhe shumë prej tyre u dëbuan jashtë qyteteve dhe u detyruan të jetonin në vendbanimet e tyre të izoluara. Sot, gjërat nuk janë aq ndryshe. Ekzistojnë ende lista që identifikojnë çdo pasardhës të një Burakumini.

Ato përdoren për t?i ndaluar ata të merren me disa lloje punësh. Dhe deri më sot, emrat në ato lista thuhet se ende përbëjnë më shumë se gjysmën e pjesëtarëve të Jakuca. Të rinjve të Burakumin iu desh të gjenin një mënyrë për të mbijetuar.

Ata mund të vazhdon zanatin e prindërve të tyre, duke u marrë me të vdekurit, dhe duke u larguar nga shoqëria, ose mund të merreshin me aktivitete kriminale. Kështu, krimi në vend lulëzoi pas vitit 1603. Në Japoni mbinë tezgat që tregtonin mallra të vjedhura, ku shumica ishin në pronësi të djemve të Burakumin.

Ndërkohë, të tjerët hapën shtëpitë e paligjshme të lojërave të fatit nëpër tempuj të braktisur. Shumë shpejt shitësit ambulantë dhe lojtarët e bixhozit nisën krijimin e bandave të tyre të organizuara. Në fillim bandat do të ruanin dyqanet e shitësve të tjerë, në këmbim të një shume parash.

Dhe nga këto grupe, lindi Jakuca e parë. Kjo veprimtari ishte më shumë sesa fitimprurëse. Ajo u garantoi atyre respektin e të tjerëve. Krerët e atyre bandave u njohën zyrtarisht nga sundimtarët e Japonisë, duke pasur nderin të kishin mbiemra, dhe të mbanin shpata.

Nuk kaloi shumë dhe Jakuca japoneze u shndërrua në një grupim të madh organizatash kriminale, e kompletuar me zakonet dhe kodet e tyre. Anëtarët e saj respektojnë kodet e rrepta të besnikërisë, heshtjes dhe bindjes, kode që janë trashëguar gjatë gjithë historisë.

Sipas kodit, Jakuca ishte si familja. Kur në të hynte një anëtar i ri, ai e pranonte shefin e tij si babanë e tij të ri. Besnikëria ndaj Jakucas duhej të ishte e plotë. Në disa banda, pritet që një anëtar i ri të ndërpresë plotësisht lidhjet me familjen e tij biologjike.

Një pjesë e asaj që nënkupton besnikëria në këtë mafia, është mënyra se si anëtarët e saj do të ndryshonin pamjen e tyre. Anëtarët e rinj do të mbuloheshin nga koka tek këmbët me tatuazhe komplekse të quajtura irezumi.

Përveç tatuazheve, ekzistonte edhe një mënyrë tjetër për të dalluar një anëtar të Jakuca: gishti i munguar në dorën e tyre të majtë. Në historinë e bandës, ky ishte dënimi standard për çdo akt mos-besnikërie. Çdo anëtar i Jakucës që turpëronte emrin e bandës, detyrohej të priste majën e gishtit tregues në dorën e majtë dhe t?ia dorëzonte atë shefit.

Dikur kjo praktikë kishte një qëllim praktik. Çdo prerje e gishtit do ta vështirësonte kapjen e shpatës. Pas çdo shkelje, aftësitë e një anëtari si luftëtar do të zvogëloheshin, duke bërë që të ishte gjithnjë e më i varur nga mbrojtja e grupit. Historikisht, Jakuca është marrë me ato që shumë njerëz i konsiderojnë si krime relativisht të vogla: trafik droge, prostitucion dhe zhvatje.

Deri vonë, Jakuca japoneze është toleruar. Ata ishin kriminelë, por të dobishëm. Dhe nganjëherë edhe qeveria përfitonte nga aftësitë e tyre unike. Qeveria japoneze i ka përdorur për ndihmë gjatë operacioneve ushtarake. Ndërsa në vitin 1960, kur presidenti Ajzenhauer vizitoi Japoninë, qeveria japoneze përdori shumë truproja të Jakucas.

Pasuritë e patundshme ishin një nga goditjet e para të mëdha të Jakuca. Në vitet 1980, agjentët e pasurive të patundshme do të punësonin një gangster japonez kur donin të prishnin një zonë banimi dhe të ndërtonin aty një bllok të ri pallatesh, por nuk mundnin të bindnin dot pronarin e tokës që të largohej.

Më pas Jakuca u zhvendos në botën e biznesit. Banda mësoi se biznesi i ligjshëm ishte edhe më fitimprurës se krimi. Jakuca nisi t?i blinte identitetit njerëzve të pastrehë, dhe më pas t?i përdorte ata për të investuar në aksionet në bursa. Vrasjet e lidhura me të u reduktuan ndjeshëm

Por qeveria e ndjeu rrezikun dhe miratoi në vitin 1991 ligjin e parë ?anti-Jakuca?. Ai e bëri të paligjshme qënjë gangster japonez të përfshihej në disa lloje biznesesh të ligjshme. Dhe ai po funksionon. Vitet e fundit, thuhet se anëtarësimet në Jakuca janë në nivelin më të ulët historik në vitet e fundit.

Dhe kjo nuk është vetëm për shkak të arrestimeve. Por për herë të parë, ata kanë nisur t?i lënë anëtarët e bandës të largohen. Me një pjesë të aseteve financiare të sekuestruara, organizata nuk ka mjaftueshëm para për të paguar pagat e gjithë anëtarëve.

Marrë me shkurtime nga allthatsinteresting.comPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga