LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

22 Korrik 2021, 18:43, Aktualitet CNA
Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në pyllin e Llogarasë.

Mësohet se çifti i turistëve nga Franca, janë nisur orët e para të mëngjesit për të eksploruar pyllin në Llogara, por më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll.

Po ashtu pritet të bëhet kontroll edhe me dron për të bërë te mundur gjetjen e tyre para se të errësohet./CNA.al

Lajmet e fundit nga