Connect with Us

Humb betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare

Sociale

Humb betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare

Publikuar

-

Humb betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinisë së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,? ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.? Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

LEXO EDHE:  Rama i mllefosur me Valdrin Pjetrin/ Gazetarja zbërthen kryeministrin

Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në përmbushje të dëshirës së saj ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  “10 ditë na ndajnë nga politika e llumit e batërdisë”/ Thirrja e fortë e Sonila Meços

LEXO EDHE:  Rama i mllefosur me Valdrin Pjetrin/ Gazetarja zbërthen kryeministrin

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Java nis e nxehtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë do të jetë në zonat Jugore dhe pjesërisht ato qëndrore me vranësira të cilat do të sjellin reshje afatshkurtra dhe të izoluara.

Ndërsa zonat perëndimore dhe Veriore paraqiten me kthjellime dhe  vranësira kalimtare.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 32°C.

LEXO EDHE:  Përlotet me kujtimin e të birit/ Flutura Açka: S’kam më pikë ngushëllimi

LEXO EDHE:  “Sot Shkodra ka humb një margaritar”/ Gazetarja përlot me fjalët, pas ndarjes nga jeta të Anila Dushit

Era do të fryejë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell rrebeshe shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë dielë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta. Ndërsa,  mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  “Sot Shkodra ka humb një margaritar”/ Gazetarja përlot me fjalët, pas ndarjes nga jeta të Anila Dushit

LEXO EDHE:  Gazetarja e diagnostikuar me kancer/ Ja mesazhi prekës për të birin



Era do të fryejë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE