Connect with Us

Hetimi i korrupsionit të lartë/ Paralajmëron Ngjela: Shumë shpejt do të ‘plasë’, do dëgjoni bëma

Opinione

Hetimi i korrupsionit të lartë/ Paralajmëron Ngjela: Shumë shpejt do të ‘plasë’, do dëgjoni bëma

Publikuar

-

Çfarë qëndron pas ultimatumit të ambasadores/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Hetimi i korrupsionit të lartë po vijon.

Askush nga të korruptuarit e lartë, drejtorë, ministra e kryeministra nuk e di se çfarë do të ndodhë kur të plasë.

Këta ende nuk e besojnë se mund të ndodhë, ndërsa ndonjëri, me mendjelehtësinë e provincialit gënjeshtaro-katundar, mendon se ka forcë kërcënuese kundër hetimit.

Asgjë nuk bëjnë dot.

Çfarë do të bëjnë të korruptuarit kur të denoncohen publikisht bëmat e tyre vjedhëse? (Shpejt do t’i dëgjoni)

Kjo do të mjaftojë, sepse shqiptarët do të prekin tragjedinë e tyre, e shkaktuar nga vjedhësit e pasurisë së tyre.

Keni për të dëgjuar episode vjedhjesh me karakter antinjerëzor, që hasen vetëm në shoqëritë krejt primitive.

Një shtet i varfër, i vjedhur nga rrjepacakë që erdhën në pushtet si shpëtimtarë: kjo është historia e shqiptarëve në këta 30 vjetët e fundit.

Dhe të gjithë do të pyesin: po, çfarë u kishëm bëra që, me vjedhjen e tyre gjigande, na dëbuan nga Shqipëria?

Çfarë u kishim bërë që na vodhën mundin dhe na grabitën atdheun e na lanë pa atdhe?

Kur të dëgjohen bëmat korrupsionit të lartë shtetëror, sigurisht që do të ketë revoltë të madhe hakmarrëse në Shqipëri, dhe shteti mund të vendoset në një gjëndje shumë të vështirë për t’i mbrojtur, drejt gjyqit.

Një çifti i ikën fëmijët për punë në Perëndim; dhe kanë dhjetë vite që nuk i kanë parë (por këta janë me mijëra); janë ndarë familjet, se nuk kishin me çfarë të jetonin në Shqipëri (edhe këto janë mijëra); kanë ikur familje të tëra që nuk jetonin dot familjarisht në Shqipëri (edhe këto, mijëra janë, që humbën traditën e ngrohtësisë familiare në atdhe).

LEXO EDHE:  “Prisni dhe shikoni...”/ Çfarë paralajmëron Ngjela pas shpalljes ‘Non Grata” të Berishës

Të gjithë ata njerëz me moral të lartë, që kanë mbajtur familjet këtu me dollarë për të jetuar, duke punuar vetë dy punë në Perëndim, dhe të gjithë ata që do të kuptojnë të vërtetën e varfërisë së tyre ekstreme në Shqipëri, që ka ardhur nga grabitja që iu ka bërë një lukuni e madhe grabitësish të korruptuar: nënpunës, drejtorë, ministra e kryeministra vjedhës të shqiptarëve – do të krijojnë normalisht urrejtjen e tyre hakmarrëse kundër keqbërësve.

Keni për ta parë.

Dhe, e gjithë kjo tablo, do ta bëjë dënimin dhe shtetëzimin e pasurisë së tyre të vjedhur, një gjë shumë të lehtë, se faktet dhe provat e grabitjes, janë shtypja psikologjike e vjedhësve të kapur në vjedhje.

Dhe këto janë, miliarda e miliarda Euro e Dollarë; janë pallate e vila luksi; janë makina e jahte luksozë; janë mijëra hektarë e mijëra apartamente.

Keni për t’i parë.

Dhe, sigurisht që dë të dëgjoni edhe historitë me makabritet të tyre, duke parë përrreth varfërinë e shqiptarëve…

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Një si kusi, një si tenxhere, tjetri si tavë, e si xhezve”/ Edisop Ypi “fshikullon” gazetarët  

Publikuar

-

Nga

cna opinione

Nga Edison Ypi

Sende

Populli pordhëpjerdhës dhe rakipirës të kupton më mirë nëse individët e shquar ja krahason me sende.

Për shembull, t’i thuash popullit “Doktori është një Titanik” edhe tani kur Amerika e ka shpallur “Non Grata” dhe ja ka grisur velat, por megjithatë ai çan valët e oqeanit pa ju dridhur qerpiku kudo ku e degdis era, propulli të kupton më qartë se sa kur Doktorin e quan burrrnor, kanunor, karizmatik, e më the e të thashë.

Gjithashtu në funksion të një kuptueshmërie më të thellë popolare, jo me qasje subjektiviste efemere, por duke e krahasuar me një send, mund të thuhet se Edi Rama është një Ferrari që edhepse kundërshtarëve u duket gjithmonë humbës, ai del gjithmonë fitues, madje me rezultate që as vet’ Shtatnaltësisë nuk ja kishte marrë mendja.

Ilir Meta “Mal Tomorri” që prej mijra vjetësh goditet nga miliona rrufe, e hiç s’tundet nga istikami, është një tjetër shembull bindës se metoda e krahasimit me sende nuk ta lë kurrë pushkën në faqe.

Lul Basha në këto ditë makthi mes Shillës dhe Karibdës plot me peripecira dhe frikëra që ka me ja kallxu vorrit, s’mundet me qenë më tepër se një rrotë kaçkavalli në periudhë staxhionimi.

Erjon Veliaj, me shembjen e Teatrit të turpit, korsitë e biçikletave etj. ka bërë punëra të mrekullueshme. Por meqënse e ka dhi muhabetin me milionat që po shpenzon për rehabilitimin e Mozaikut të krimit, nuk meriton të krahasohet me më tepër se me një furçe me qime derri.

I rrethuar nga banakierë nukturnë që duken njëri si kusi, tjetri si tenxhere, tjetri si tavë, e tjetri si xhezve, Fevziu duket ekzakt si një garuzhde për leprozë me bisht metalik të gjatë.

Eh sa ngjan Sokol Balla me një zinxhir biçiklete të sapo blerë te rruga Qemal Stafa.

Muç Nano, i cili do bëjë mirë të ruhet nga ndonjë dron që mund ta kapi befas për rripash ta hedhi te ato humbëtirat andej nga Tomorrica, tani për tani luhatet mes telit me gjëmba dhe një bilbili të ndryshkur polici.

Që Flutura Açka është një zorrë e trashë për pompim ujrash të zeza, s’do as men as kalem, s’ka qorr që s’e sheh.

S’di pse Roland Qafoku më duket si një biçak çobani nga ata me të cilët priten berrat në fyt.

Andi Bejtja e di edhe vet që ngjan me një thes kërpi brenda të cilëve turistat dhe homelessat flejnë gjumë të thellë dhe shohin ëndërra të bukura.

LEXO EDHE:  Hoqi bllokimin e ushqimeve të skaduara/ Skandali i gjyqtarit të administratives në Vetting

LEXO EDHE:  FBI po studion dosjet e korrupsionit/ Kush do goditet i pari?

Carlo Bollinos, këtij “One man army”, s’ka pse t’i duket i ekzagjeruar krahasimi me dy shkopa që godasin disa tamburë me virtuozitetin e Gene Krupa.



Eni Vasili është ajo që më tepër se gjithkush tjetër meriton të krahasohet me një kavanoz pekmezi, mani ose rrushi, në varësi të humoreve të banakut.

Moza Ahmeti duhet të ndjehet e lumtur nga krahasimi me një tenxhere presioni pa valvul sigurimi për zjerje groshësh pllaqi’.

Kaç Myftari sqepar për gdhendje kafkash, është krahasim aq i bukur dhe i saktë sa të lë pa ment.

Fahri Balliut, për kontributet e shquara në përmirësimin cilësor të mediave të shkruara, lloz karabine ruse i shkon më së miri.

Sonila Meço, Nëmërçka dardhare që pas pak do bëjë hatanë në një televizion okulistik, duket toidhjo si acidi sulfurik me të cilin do shpëlajë çdo javë trutë e shqiptarëve nga zhulrat dhe dhjamrat e tepërta.

Syri i Çim Pekës, varkë shpëtimi.

Vetë Çim Peka, dylbi marinari.

Mero Baze, ky i pamposhtur i përjetshëm që godet e vret me shigjeta të helmatisura sa më të mëngjër e më të djathtë pa ja bërë tërr syri, pa guxuar askush t’i kthejë gjysëm fjale, se të gjithë prej tij dhjesin gjak, duket tamam si shkop gome polici nga ata me kavo çeliku brenda.

Ylli Rakipi me superinteligjencën e vet kolonjareske dhe muhabetet vizionare mahnitëse lidhur me të pathënat e kazaneve gjatë bisedave spektakolare kaleidoskopike në MCN TV, mund të qaset më së miri me një rotondë under construction si ajo e Shqiponjës te Unaza e Re.

E kujt nuk i ka rënë në sy teksti i përsosur i Ilir Yzeirit. Për efektet eksplozive çudibërëse të atij teksti, Yzeiri, pa pik droje, mund të shpallet llokum dinamiti.

S’di pse, sa herë më del para syve diplomati erudit Dritan Hila, në përfytyrim më çfaqet qëruesja e patateve, ose shtrydhësja e limonave, ose shtypësja e hudhrave.

Majlinda Bufi, Kryetarja e famshme e Roskovecit, është një gërshërë krasitëse që me ndjeshmërinë e Femrës dhe dashurinë e Nënës, me përpikmëri kompjuterike korrekton, ndreq, zbukuron, çdo ditë gjithçka nën juridiksionin e vet.

E kujt i plas se autoreferencialit Adi Krasta mund ti duket vetja më tepër se një rryp mesi hedhur në anë të rrugës nga një latitant që iku në drejtim të paditur.

LEXO TE PLOTE

Opinione

40 njollat e Rakip Sulit me tendera/ Njerëzit me të cilët po ndan paratë e Bashkisë së Kamzës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga Adriatik Doçi 

Bashkia e Kamzës, nën drejtimin e Rakip Sulit, ka finalizuar mbi 300 tendera me vlerë dhjetëra milionë euro, nga të cilët 40 tendera me njollë ose flamur të kuq.

Një tender me njollë është formalisht i ligjshëm, por identifikohet si i tillë për shkak të paracaktimit të fituesit në tavolinë, përmes mungesës së garës, mungesës së konkurrencës ose përjashtimit në bllok të të gjitha kompanive të tjera me ofertë më të ulët, përveç kompanisë së paracaktuar.

Kjo nuk e përjashton kurrsesi mundësinë që edhe tenderat e tjerë të zakonshëm të mos jenë korruptivë.

Simptoma e çdo tenderi me njollë është diferenca e papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese. Kjo është arsyeja se pse tenderat me njollë mbartin risk të lartë për klientelizëm dhe korrupsion. Madje vetë Edi Rama, disa ditë më parë, ndërhyrjet në tendera i konsideroi si ‘tradhtinë më të madhe’.

Komisioni i Prokurimit Publik, që është gjykata e tenderave në Shqipëri, e ka përfshirë Bashkinë e Kamzës në ‘listën e zezë’ të 10 institucioneve publike me më shumë ankesa ndaj procedurave tenderuese.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nisur nga sinjalizimet për abuzime të mundshme, ka zbarkuar me një grup auditi në Bashkinë e Kamzës, duke sekuestruar dosjet e tenderave.

Numri i tenderave me njollë i Bashkisë së Kamzës është shumë më i lartë se sa mesatarja vjetore e tenderave të tillë në 61 bashkitë e vendit.

Bashkia e Kamzës ka shfaqur gjithashtu tendenca të shmangies së transparencës rreth veprimtarisë së saj, tendenca ‘bunkerizimi’ dhe veprimi në errësirë.

Tenderat me flamur të kuq dhe përfituesit

Ndërtim i rrugës ‘Azem Galica’. Fondi limit 58 210 648 lekë. Oferta fituese 56 666 666 lekë. Përfituese Fatime Pali me kompaninë ‘Sireta 2F’, kompani e skeduar për korrupsion, si dhe Bujar Murati me kompaninë Euro-Alb, i arrestuar nga SPAK për korrupsion. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Tenderi për ndërtimin e fundit të rrugës Kosova. Fondi limit 8 566 080 lekë, oferta fituese 8 422 316 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim të rrugëve “Gasper Suma” dhe “Fran Ivanaj”. Fondi limit 1 742 910 lekë. Oferta fituese 1 715 464 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Blerje tubash, fondi limit 5 278 580 lekë. Oferta fituese 5,240,100 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje materiale për kanalet e ujerave të zeza. Fondi limit 5 000 000 lekë. Oferta fituese 4 985 100 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës Bathore 5. Fondi limit 13 487 956 lekë. Oferta fituese 13 398 300 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Kanalizime në Valias. Fondi limit 1 305 913 lekë. Oferta fituese 1 290 850 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës “Gjergj Fishta”. Fondi limit 8 518 739 lekë. Oferta fituese 8 391 000 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Vendosje depozita kolektive uji për furnizimin me ujë. Fondi limit 13 000 000 lekë. Oferta fituese 12 955 600 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Vendosje depozita në Paskuqan. Fondi limit 14 000 000 lekë. Oferta fituese 13 936 120 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Blerje kuti metalike për matësa uji. Fondi limit 3 160 000 lekë. Oferta fituese 3 096 000 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Rikonstruksion rruge. Fondi limit 4 499 438 lekë. Oferta fituese 4 477 250 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Dezifektim ambientesh, fondi limit 4 275 000 lekë. Oferta fituese 4 200 000 lekë. Përfitues
Flutura Nuredini dhe Marco Genicco me kompaninë NRG. Tenderi pa garë, me negocim pa njoftim.

Blerje pemë dekorative, fondi limit 16 666 667 lekë. Oferta fituese 15 994 856 lekë. Përfitues Fadil Shahini me kompaninë ‘Gjelbërimi 2000’. Mungesë konkurrence.

Linjë kanalizimi në Valias, fondi limit 2 487 835 lekë, oferta fituese 2 355 490 lekë. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit. Përfitues Ramazan Kalia me kompaninë ‘Liqeni VII’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.



Blerje ushqime për familje të varfra. Fondi limit 2 000 000 lekë. Oferta fituese 1 999 350 lekë. Përfitues Elona Ndrecaj dhe Mark Nika. Me negocim, pa njoftim.

LEXO EDHE:  FBI po studion dosjet e korrupsionit/ Kush do goditet i pari?

LEXO EDHE:  “Prisni dhe shikoni...”/ Çfarë paralajmëron Ngjela pas shpalljes ‘Non Grata” të Berishës

Blerje ushqime për familje të varfra. Fondi limit 3 000 000 lekë. Oferta fituese 2 999 700 lekë. Përfitues Elona Ndrecaj dhe Mark Nika. Me negocim, pa njoftim.

Blerje pllaka varresh. Fondi limit 2 120 400 lekë. Oferta fituese 2 070 280 lekë. Përfituese Fidije Nërguti. Mungesë konkurrence.

Blerje pllaka varresh. Fondi limit 377 48. Oferta fituese 370 037 lekë. Përfituese Fidije Nërguti. Me negocim, pa njoftim.

Ndërtim rruge në Paskuqan, fondi limit 10 977 123 lekë. Oferta fituese 10 889 816 lekë. Përfitues Agim Kola me kompaninë ‘COMPANY RIVIERA 2008’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje tonerash. Fondi limit 1 200 000 lekë. Oferta fituese 1 197 880 lekë. Përfitues Fatos Cullhaj. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje kompjutera. Fondi limit 3 848 549 lekë. Oferta fituese 3 797 000 lekë. Përfitues Lush Osmani, me kompaninë ‘Shpresa-Al”. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim i rrugëve ‘Hasan Zylfia’ dhe ‘Sali Vranishti’. Fondi limit 25 009 513 lekë. Oferta fituese 24 959 550 lekë. Përfitues Ded Malutaj me anë të kompanisë ‘Junik’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës Nik Ndreka. Fondi limit 21 587 242 lekë. Oferta fituese 20 936 506 lekë. Përfitues Sokol Çupi, Ilir Çupi, Hyqmet Valteri, Esat Valteri, Albert Valteri dhe Kujtim Valteri me anë të kompanisë ‘Everest. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim i rrugëve ‘Deja’, ‘Bilal Xhaferri’ dhe ‘Bishanaku’. Fondi limit 42 752 861 lekë. Oferta fituese 42 495 187. Përfitues Yzedin Bozhaj me kompaninë ‘Shëndelli’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim rrugësh “Klenje”, Fajza” dhe”Gryke Çaje”. Fondi limit 22 040 873 lekë. Oferta fituese 22 040 873 lekë. Pëfitues Desart Kalaja dhe Lulzim Qefalia me anë të kompanisë ‘Djati Park’ skeduar për abuzime. Mungesë konkurrence.

Rikonstruksion i rrugës “Berisha”. Fondi limit 39 379 764 lekë. Oferta fituese 37 808 500 lekë. Përfitues Xhavit Ismaili, me anë të kompanisë ‘ALBA KONSTRUKSION’. Mungesë konkurrence.

Blerje mjete pastrimi. Fondi limit 3 650 000 lekë. Oferta fituese 3 595 000 lekë. Valdete Sulejmani me kompaninë “Klea & Lois”, ish kompania e Neshat Fanës. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim i rrugës “Fahri Ramadani”. Fondi limit 17 526 038 lekë. Oferta fituese 17 173 140 lekë. Përfitues Skënder Kacdedja me kompaninë ‘Kacdedja’. Mungesë konkurrence.

Përforcim banesash ekzistuese. Fondi limit 15 239 080 lekë. Oferta fituese 12 832 810 lekë. Përfitues Skënder Kacdedja me kompaninë ‘Kacdedja’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Rehabilitim i digës së rezervuarit Paskuqan. Fondi limit 43 718 333 lekë. Oferta fituese 43 387 899 lekë. Përfitues Arben Çela me kompaninë Udha si dhe Artan Sako / Dritan Troksi me ‘2T’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës së Laknasit. Fondi limit 31 163 251 lekë. Oferta fituese 30,718,002 lekë. Përfitues Arben Çela me kompaninë Udha si dhe Artan Sako / Dritan Troksi me ‘2T’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim Rruga e Çekejve. Fondi limit 9 685 729. Oferta fituese 9 624 580 lekë. Përfitues Arben Çela me kompaninë Udha. Mungesë konkurrence.

Mbikëqyrje e punimeve të ujësjellësit Valias i Ri. Fondi limit 5 089 982 lekë. Oferta fituese 4 453 734 lekë. Përfitues Devid Dedja dhe Kristina Çakalli me anë të kompanisë ‘CIVIL CONS’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Mbikëqyrje e punimeve për zëvendësim tubacionesh. Fondi limit 4 977 579 lekë. Oferta fituese lekë 4 355 382 lekë. Përfitues Mehmet Hasalami me kompaninë ‘INSTITUTI DEKLIADA – ALB’.

Mjete pune më qira. Fondi limit 3 590 000 lekë. Oferta fituese 3 550 000 lekë. Përfitues Elvin dhe Fatmir Miha. Mungesë konkurrence.

Blerje materiale të llojeve të ndryshme. Fondi limit 50 855 489 lekë. Oferta fituese 50 714 310 lekë. Përfitues Bukurosh Koçi me anë të kompanisë ‘2AF ALBANIA GROUP’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës ‘2 Prilli’. Fondi limit 1 502 858 lekë. Oferta fituese 1 481 200 lekë. Përfitues Alfons, Edmond dhe Shaban Bitri me anë të kompanisë ‘ALMO KONSTRUKSION’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje makine MZSH. Fondi limit 12 583 333 lekë. Oferta fituese 12 460 000 lekë. Përfitues Elona Rami përmes kompanisë ‘R & R GROUP’./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Hoxha/ Republika kryeministrore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

De jure, sipas Kushtetutës, Shqipëria është republike parlamentare. Ky model, fiksuar ne Kushtetutën e 1998 presupozon një parlament pluralist dhe një qeveri, si rregull koalicioni, qe qeveris përmes një organi kolegjial, quajtur jo pa qellim “Këshilli i Ministrave”.

I njëjti model normativ ishte edhe ne paketën pararendëse te ligjeve kushtetuese te 1991 e mbeti i këtillë edhe pas ndryshimeve kushtetuese te 2008 ndonëse këto te fundit, përmes modelit zgjedhor, fuqizuan kryetarin e partisë, njëherazi Kryeministër.

De facto, gjate gjithë tranzicionit, përveç disa momenteve specifike, Shqipëria ka qene ose republike presidenciale ose republike kryeministrore, ne thelb e njëjta gje.

Demokracia nisi si republike presidenciale me presidentin e pare Ramiz Aline. Pas një qeverie konsensuale e mirefilltazi kolegjiale ne periudhën qershor 1991 – mars 1992, ne prill 1992 vendi u rikthye ne modelin presidencial me president Sali Berishën qe drejtoi me dore te forte edhe qeverinë edhe partine edhe drejtësinë, duke patur një supermazhorance parlamentare te bindur ndaj tij.

Pas një tjetër qeverie jetëshkurtër PD-PS drejtuar nga Bashkim Fino, ne shtator 1997 vendi kaloi ne modelin e qeverise kryeministrore me kryeministër Fatos Nanon qe, edhe pse mjaft me tolerant ne natyre e formim, nuk ndryshoi thelbin e modelit faktik te kryeministrit autoritar, njëherazi kryetar partie, për te cilin kolegjialiteti i Këshillit te Ministrave ishte sa butafori aq edhe bezdi.

Me te njëjtin model vijuan edhe dy delfinët e rinj socialiste, Pandeli Majko dhe Ilir Meta, e qe ne fakt, e rriten edhe me shume forcën kryeministrore te cilën e përdoren edhe ne shërbim te marrjes se drejtimit te partisë se vet, ndonëse pa sukses.

Rikthimi i Fatos Nanos ne Kryeministri ne qershor 2002 e forcoi me tej natyrën kryeministrore të qeverisjes ndërsa riardhja e Sali Berishës ne pushtet ne shtator 2005, si kryeministër tashmë, vulosi përfundimisht modelin de facto te republikës kryeministrore.

Ky model nuk u dobësua as pse ne 2009-2013 Sali Berishës iu desh domosdoshmërisht te bashkëqeveriste me Ilir Metën e dobësuar politikisht as pse ne 2013-2017 Edi Rames, aq me shume iu desh te bashkëqeveriste me Ilir Metën e fuqizuar ndërkohe.

LEXO EDHE:  Indeksi i BB: Shqipëria në listën e vendeve qe nuk e kontrollon dot korrupsionin

LEXO EDHE:  Indeksi i BB: Shqipëria në listën e vendeve qe nuk e kontrollon dot korrupsionin



Ne 2017-2021, e ne këtë mandat te ri 2021-2025, duke patur një mazhorance solide parlamentare dhe njëpartiake Edi Rama e çoi e do ta çoje ne ekstrem modelin faktik te republikës kryeministrore. Aq shume e injoron ai kolegjialitetin e Këshillit te Ministrave sa nuk begenis as te drejtoje mbledhjet e as te firmose vendimet, mbi 90% te te cilave i ka firmosur e pritet ti firmose zëvendësi.

Afërmendsh qe nuk është problem modeli ne vetvete por mospërputhja de facto me de jure.

Modeli normativ kushtetues i republikës parlamentare ndërtohet mbi balancat dhe kontrollet mes tre pushteteve – legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor – te përshtatshëm për këtë model. De jure kemi balance e kontroll.

Por, ne kushtet e republikës de facto kryeministrore, këto balanca e kontrolle, ndërtuar për tjetër gjë, humbasin efikasitetin duke i hapur rruge një Kryeministri gjithnjë e me te forte e te papërmbajtshëm.

Ndërkaq, duket se shoqëria shqiptare e pranon – shume ndoshta edhe e pëlqejnë –  modelin kryeministror te republikës.  Edhe vete partitë politike janë bere gjithnjë e me shume parti te kryetareve, njëherazi kryeministër apo kandidat i padiskutueshëm për kryeministër. Përpjekjet për demokratizimin e partive e, përmes tyre te qeverisjes, kane dështuar.

Ndaj, s’ka pse te mos provohet rruga tjetër, te përshtatet Kushtetuta për te normuar edhe te jure një model faktik e shoqërisht te pëlqyeshëm qeverisës – republikën kryeministrore – por duke rindërtuar te gjithë shtetin gjithashtu me mekanizma te përshtatshëm kontrolli e balance ne mënyrë qe Kryeministri te jete drejtpërdrejt i zgjedhur dhe i plotfuqishëm vetëm ne sferën e pushtetit ekzekutiv qendror, i mire balancuar nga një pushtet legjislativ me cikël politik te ndryshëm nga ai kryeministror, (ndoshta me mire mazhoritar ose me lista te hapura) dhe nje pushtet gjyqësor qe, me mire se nga parlamenti le te formësohet gjithashtu me vote te drejtpërdrejtë, ne mos i teri te paktën organet qeverisëse te tij.

 

LEXO TE PLOTE