LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Hedh gurin e fsheh dorën"/ Petro Koçi hesht për skandalin

22 Korrik 2021, 09:27, Politikë CNA
"Hedh gurin e fsheh dorën"/ Petro Koçi hesht për

Një ish-zyrtar i socialistëve, Petro Koçi, i cili dikur themeloi edhe një parti të veten për të ?luftuar? kundër PS-së, tashmë është zgjedhur deputet i kësaj force politike në qarkun e Fierit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Petrot Koçi mori mandat deputeti nën siglën e Partisë Socialiste.

Por, ndryshe nga ?lufta? që bënte kundër PS, kur kishte partinë e tij PSV 91, tashmë Koçi duket se ka filluar një betejë me përfaqësuesit e strukturave lokale në qarkun ku është zgjedhur deputet.

Disa ditë më parë, në një qëndrim të mbajtur në rrjetet sociale, Petro Koçi foli për një skandal, drejtoi akuza të forta, duke thënë se ?krimi kishte shtrirë tentakulat në tëndera?.

Pra, ai foli me tone të ashpra, duke thënë se krimi i organizuar po merrte tendera nga pushteti vendor dhe i kishte shtrirë tentakulat e tij në tendera. Por nuk e përcaktoi ku.

Më pas në një dalje të tij televizive, sqaroi se qëndrimin e tij e kishte për nivelin lokal. Për qarkun e Fierit.(Lexo këtu)

Më pas ai doli me një analizë paraprake për zgjedhjet e 25 prillit, ku foli pa dorashka se si edhe brenda PS pati sabotime ndaj njëri tjetrit.(Lexo këtu)

Ndërkohë, sot deputeti i zgjedhur Petro Koçi, është kontaktuar nga redaksia e CNA.al, ku i kemi kërkuar të sqarojë qëndrimin e tij.

CNA.al kërkonte vetëm një përgjigje nga Petro Koçi ?Në cilat bashki ka shtritë tentakulat krimi dhe Kush janë bashkëpunëtorët e tyre që japin tendera??.

Mjaftonte përgjigja e kësaj pyetje, që Koçi të tregonte se denoncimet e tij janë serioze dhe të mbështetura në fakte.

Por, mesa duket deputeti i Ramës, ka zgjedhur të ?hedhë gurin dhe të fshehë dorën?, dhe nuk dha asnjë përgjigje, por ka  tentuar të justifikohet.

Vetë Petro Koçi denoncoi publikisht atë që mund të quhet vërtetë një skandal, që krimi të marrë tendera publikë, sikurse pretendon ai, por sot ka zgjedhur të ?kyçë gojën?.

Nëse bëhet fjalë vërtetë për një skandal të tillë, sikurse është artikuluar nga vetë ai, përgjegjësit e kanë vendin në SPAK. Por, Petro Koçi duhet të sqarojë të vërtetën, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Përgjigje që sot i kërkon çdo shqiptar, çdo taksapagues në këtë vend./CNA.al

?Tentakulat e krimit në tendera?/ E vërteta që fshihet dhe pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Petro Koçi

?Të fortët e Metës na morën votat?/ Petro Koçi flet dhe për sabotime brenda PS

Armando Subashi, kurbani i radhës në PS/ Bien këmbanat për arrestimin e tij

Lajmet e fundit nga