Connect with Us

Hardhuca që doli krokodil

Opinione

Hardhuca që doli krokodil

Publikuar

-

Beria. Lavrenti Beria. Një emër që për njohësit apo bashkëkohësit e komunizmit është më tepër se një emër i zi. Është model i shpirtkeqsisë që të ngjeth mishtë kur lexon zezonat për të cilat është përgjegjës. Krimet e tij nuk mund të ishin me një apo pak njerëz. Ato duhej të ishim të mëdha. Me mijëra apo dhjetëra mijëra viktima. Ishte shefi absolut i policisë sekrete të Stalinit, më i afti në ligësinë që duhej për këtë post. Mbikqyri rrjetin e gulagëve ku u shuan miliona shtetas sovietikë apo genocidin e minorancave në Bashkimin Sovjetik.

Ishte i zi jo thjesht se ishte seksualisht pervers (e akuzuan si predator seksual) por se ishte pervers në shpirt. Një student i shkëqyer, fillimisht anti-bolshevik pra anti-Lenin, kuptoi shpejt se ishte më mirë t’i shërbente shefit të ri bolshevik, Stalinit. Iu bashkua policisë sekrete të tij dhe shkëlqeu si teknokrat i terrorit.

Beria, si një doberman gjakësor, rrinte në krah të Stalinit e hungërinte me dhëmbët jashtë, gati të shqyente këdo që i dilte para Stalinit.

Ai ishte më shumë se mashtruesi i lig i Dikensit, Uriah Hipi tek David Koperfild. Ishte më i poshtër se Jagoja i zi në shpirt i Shekspirit tek Otello, që i hidhte helm në vesh për të tjerët shefit të tij lëkurëerrët. Beria nuk kishte nevojë për komandën “Ssss kape!”. Ai sulmonte këdo që ai nuhaste se mund të cënonte apo kërcënonte shefin e madh apo pushtetin e tij absolut. E pasi kishte provuar shijen e gjakut, nuk mund të ndalonte, ndaj shqyente edhe vetëm për shijen e gjakut, thjesht për qejf. Këto cilësi e bindën Stalinin që ta rriste në detyrë deri sa e bëri numrin dy pas tij në majë të piramidës së terrorit mbi njerëzit e vet. Duket që kishte një lidhje shpirtërore mes të dyve. Beria plotësonte Stalinin, ishte zgjatim i valëve cerebrale të ligësisë së tij. Shkruante në letër rregullat e terrorit dhe sundimit që ideonte Stalini për pushtetin e tij. Bënte teknikisht realitet politikën kriminale të tij. Ndaj Beria është shefi më jetëgjatë i policisë politike kriminale të Stalinit.

Nuk u shqua në luftë kundër armikut të jashtëm, por në eleminimin e kundërshtarëve të brendshëm të Stalinit dhe pushtetit të tij absolut. Kushdo që i dilte shefit kundër provonte dhëmbët e Berias në anë të grykës, ndërsa shihte nga afër për herë të fundit sytë e ftohtë por gjaksorë të Berias.

Ai Beria, studenti i aftë, i penduari që i shpëtoi ekzekutimit si anti-bolshevik, që dukej si një hardhucë e ndrojtur dhe e padëmshme, u neglizhua nga bolshevikët më me zë dhe eksperiencë që ishin mbi të. E ndërkohë kjo hardhucë zvarritej hijeve e kacavirrej degëve të pushtetit duke i ngrënë kokën insekteve gjithnjë e më të mëdha që haste në rrugën e vet drejt majës. Ata që i dhanë një dorë në kacavjerrjen e tij nuk vunë re sesi hardhucës po i rritej shtati, po i dilnin luspat dhe po i rriteshin dhëmbët e mprehtë. Ishte shumë vonë kur e kuptuan se hardhuca ne fakt kishte qenë një këlysh krokodili. Çasti kur e kuptuan ishte edhe çasti kur nofullat e krokodilit iu mbyllën në fytyrë.

LEXO EDHE:  Dhuna e terrori në vendlindjen time, Preshevë

Është i famshëm momenti kur Stalini po jepte shpirt e kishte humbur ndjenjat dhe Beria i tij filloi ta shante e ta pështynte. Një moment Stalini u duk se erdhi në vete dhe Beria u spërdrodh duke qarë e kërkuar ndjesë. Stalini vdiq dhe Berias i erdhi buzagazi. Tashmë që shefi i tij i lig nuk ishte më, ai ishte në krye të Perandorisë së të Keqes. Të gjithë mbijetuesit e Stalinit u drodhën nga tmerri.

Por kjo nuk zgjati. Një grusht shteti i të mbijetuarve të ligësisë së Stalinit, me në krye Hrushovin, bënë një puç pak muaj pas vdekjes së liderit në mars 1953. Beria u arrestua i pari. U arrestua në mbledhje të Byrosë Poltike në qershor. Në dhjetor 1953 u pushkatua, siç ai vetë kishte pushkatuar me dhjetëra kundërshtarë e bashkëpuntorë të shefit të tij (ai nuk kishte lider por shef) e me atë rast kishte hequr qafe edhe ata që e pengonin vetë Berian drejt pushtetit ditën që shefi nuk do ishte më. E pse jo, po të nevojitej, edhe shefin mund ta helmonte (siç u përfol), nëse ai vononte të thyente qafën.

Takimi me plumbin ishte dhe fundi i palavdishëm i kësaj monstre. Nuk e di nëse ka një shprehje për krokodilin apo qenin e tërbuar si shprehja aspak delikate politikisht “Derri do plumb!”, por me siguri vlen edhe për ta. Në mos shefi i mbyt vetë se po bëhen të rrezikshëm, fundi u dihet kur shefi ikën.

Historia të mëson. Dhe një mësim është që derrat kanë të njëjtën fytyrë. Po ashtu edhe krokodilët, qofshin në kohë të perandorit të çmendur romak Kaligola, Stalinit, Enverit, sot apo në të ardhmen. Edhe fundin, në një mënyrë apo tjetër, njësoj të palavdishëm e kanë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Ofertat e Ramës për PD-në, jashtë konspiracionit për bashkëqeverisje

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga Ylli Pata

Tashmë Edi Rama e ka shpallur qeverinë e tij, e cila dukshëm është politike dhe përfaqësuese e mazhorancës. Me këtë shpallje ra një “mit” i krijuar gjithë këto kohë për konspiracionin e bashkëqeverisjes, që lobe pranë Sali Berishës, mundoheshin të gjenin në qëndrimet e Ramës, e sidomos në deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Në daljen e parë pas shpalljes së qeverisë te Fevziu, u duk realisht një epokë e re, ku pati mjaft pyetje, natyrisht edhe komente, por jo ato batutat famëkeqe të viteve më parë që degradonin emisionet e darkës.

Fevziu, por edhe gazetarët, u dukën një panel i organizuar nga Bruno Vespa, ku më shumë sesa sherri, matej batuta për të mos ngrënë shumë kohë për publikun.

Ishte realisht një zhvillim i ri, për të cilin edhe Fevziu tha se kjo mënyrë e re është frut i një studimi të audiencës.
Por në atë emision, pati zhvillime të rëndësishme nga ana politike, ku Kryeministri Edi Rama, ka dhënë qëndrime të qarta politikisht, edhe pse një sy e vesh i vëmendshëm i shikonte ata si një vijim i qëndrimeve të fushatës.

Duke përkthyer logjikën e bashkëpunimit me opozitën e Lulzim Bashës, natyrisht edhe i nxitur nga pyetjet, Edi Rama tha qartë se është i gatshëm të diskutonte me opozitën që nga ndarja territoriale e administrative e vendit, deri edhe ndryshimet e sistemit politik e zgjedhor.

Ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, vetë Lulzim Basha foli për një reformë kushtetuese në vend, që më pas u përforcua edhe nga një koment i Artan Hoxhës, për të reformuar sistemin kushtetues të 2008-ës.

Më në fund, duket se ka një horizont më të pastër e pa re, ku politika mund të shikojë vizionin e një reformimi si të shtetit, por edhe të politikës në përgjithësi.

E këtu, Partia Demokratike ka mundësinë, që të japë atë vizion që ajo shikon në këtë drejtim. Edi Rama, e dha versionin e vet në vija të trasha, që mazhoranca nuk shikon në rikthimin e komunave si zgjidhje, por ka deklaruar se ai është madje në reduktimin e 61 bashkive aktuale.

Deri tani opozita, e ka konsideruar ndarjen e sotme administrative si një atu e mazhorancës për të siguruar fitoren e saj. Argumentet nuk se bindin, pasi nuk ka pasur propozime, por vetëm kundërshtime.

Sistemi i sotëm administrativ i 61 bashkive, nuk se ka qenë perfekt, madje ende nuk ka hyrë tamam në funksionimin e tij, pasi ka pasur probleme e çështje që kanë sjellë domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore, por një shtim i hallkave të pushtetit, siç ka qenë dikur me komuna, qarqe apo rrethe, shton një administratë që del më shumë skiç në funksionim.

LEXO EDHE:   Dokumenti/ Si u hoq Stalini 29 vite më parë

LEXO EDHE:  E PLOTË/Dominon pista e tre komandove siriane, depërtuar përmes refugjatëve



Edhe sot, përveç bashkive, kemi këshilla qarqesh e prefekturash, që më shumë kanë administratë, sesa një strukturë efikase. Një reformë reale për të përmirësuar pushtetin vendor do të ishte e domosdoshme.

Vendet e ngjashme me Shqipërinë në rajon që janë të vogla relativisht, si Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj kanë një ndarje administrative të thjeshtë. Vendi përbëhet nga Kryeqyteti, dhe komunat e tjera. Të cilat përfshijnë ndarjen administrative të qyteteve së bashku me rrethinat.

Në Mal të Zi, Podgorica qyhet kryeqytet, e që ka një status të veçantë, të ngjashëm me atë italian të “Roma Capitale” e të tjerat që ndahen në komuna. Ashtu është edhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë. Bosnja më pas ka një ndarje tjetër sepse është e kantonizuar.

Kjo është një ndarje e thjeshtë që duket se ngjan me atë që Shqipëria ka aktualisht. Por gjithsesi publiku do të duhet të dëgjojë si është qëndrimi i Partisë Demokratike.

E cila siç deklaroi Basha, pritet së shpejti të japë vizionin e vet edhe për ndryshimet Kushtetuese. Por këtu do të duhet të ketë një qëndrim të qartë, madje shumë të qartë të opozitës për drejtësinë, reformën që ata votuan në 2016-n dhe institucionet që janë krijuar tashmë.

Nuk mundet që ne te kemi një drejtësi që pëlqehet kur heton njerëz të PS-së dhe kontestohet kur e bën këtë me njerëz të opozitës.
Duhet një qëndrim përfundimtar, i cili do ta shpëtonte publikun nga kurthet e përplasjeve të kota se kush është më hajdut e kush është më tradhëtar. Le ta vendosin këtë institucionet e drejtësisë. E nëse PD ka një ide që duhet plotësuar apo zhvilluar Prokuroria Speciale apo edhe Gjykata Speciale, le ta thotë.

E natyrisht dy nga pjesët më delikate ku opozita duhet të flasë natyrisht janë edhe çështja e votës së emigrantëve aty ku jetojnë dhe e rolit të Presidentit.

Duke e vendosur njëherë e mirë, e të mos presin që ta marrin këtë vendim në bazë të një situate të caktuar, ku natyrisht tensioni mund të çojë në një negociatë, e në përfundim të vijmë në një 5 shtator, ku sërish të kemi administrim të votës nga numëruesit e partive.

Një President jashtë partiak dhe ekuilibruar? Le të forcohen kriteret dhe një ligj i ri për kreun e shtetit, i cili të miratohet me konsensus.
Këto janë vetëm disa nga piketat, por natyrisht ka edhe të tjera. Mjafton që ky debat të ndahet nga çështjet ekstra siç është vendimi i DASH për Berishën. Për të cilin PD, do të duhet të shprehet sa më shpejt.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Genc Pollo është shembulli, pse nuk hap njeri gojë në PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Mero Baze

Në shtator të vitit 1990, kur kishin filluar gjestet e para kundër regjimit, sidomos pas hyrjes masive në Ambasada, kishte një pritshmëri të lartë që shtypi liberal, që në atë kohë identifikohej me gazetat e rinisë, të bënte ndonjë gjë që të binte në sy.

Në Shkodër ishin hapur fjalë se kishte pas përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit, të tjerë thoshin kanë hedh trakte, por asgjë nuk ishte e qartë.

Dhe befas një të shtunë unë shikoj “Zërin e Rinisë” që kishte një titull të madh në krye: “Çfarë po ndodh në Shkodër?”

-Epo plasi, thashë më në fund. E shkruajtën këta!

Pasi e lexova me një frymë deri në fund, mësova se në Kooperativën e lartë në Dajç kishin marrë 130 kv misër për hektarë.

Mund ta merrni me mend se çfarë ndjen në këto raste, pasi pret një gjë tjetër.



Kështu më ndodhi sot me Genc Pollon. Pashë një titull të një opinioni të tij, ku ai fliste për nevojën e pozicionimit publik në debatet e ditës.

-Epo do të flasë dhe ky më në fund, thashë. Duke llogaritur që nuk e ka dashur kurrë Berishën, dhe kur kishte të drejtë, dhe kur nuk kishte të drejtë, mendova se do ta thoshte më në fund një fjalë për debatin më të madh të ditës, sidomos brenda PD, se çfarë duhet të bëjë PD me Berishën.

LEXO EDHE:  “Më vjen keq, që nëna ime nuk u martua me një marangoz!”/ Jeta e trazuar dhe arratia në SHBA e vajzës së Stalinit

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/Letër Stalinit për kolkozin mes shalëve!

Por shkrimi bënte fjalë për nevojën që komuniteti mysliman, duhet të flasë publikisht për incidentin me një komedian që ka qeshur kur ka kënduar hoxha.

Mund ta merrni me mend se çfarë ideje krijon njeriu në këtë rast, kur debati më i madh në selinë e partisë së tij ka të bëjë me ata që nuk ngrejnë zërin kur flet “hoxha’ i tyre.

Dhe kur në këtë debat nuk guxon të marrë pjesë as dikush që nuk e do vërtetë Sali Berishën, merre me mend se ç’debat mund të bëjnë të tjerët.

Arsyeja nuk është se ka dhimbsuri për Berishën, apo se nuk ka dëshirë të jetë protagonist në këtë histori. E di që dhe ai po plas t’i ndodhë gjë Berishës, por me dorën e të tjerëve, duke i nxitur ata.

Vetë është peng i kohës që ka ndarë me të dhe familjarët e tij, pushtet dhe para. Si gjithë ata që fshihen si struci.

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Një si kusi, një si tenxhere, tjetri si tavë, e si xhezve”/ Edisop Ypi “fshikullon” gazetarët  

Publikuar

-

Nga

cna opinione

Nga Edison Ypi

Sende

Populli pordhëpjerdhës dhe rakipirës të kupton më mirë nëse individët e shquar ja krahason me sende.

Për shembull, t’i thuash popullit “Doktori është një Titanik” edhe tani kur Amerika e ka shpallur “Non Grata” dhe ja ka grisur velat, por megjithatë ai çan valët e oqeanit pa ju dridhur qerpiku kudo ku e degdis era, propulli të kupton më qartë se sa kur Doktorin e quan burrrnor, kanunor, karizmatik, e më the e të thashë.

Gjithashtu në funksion të një kuptueshmërie më të thellë popolare, jo me qasje subjektiviste efemere, por duke e krahasuar me një send, mund të thuhet se Edi Rama është një Ferrari që edhepse kundërshtarëve u duket gjithmonë humbës, ai del gjithmonë fitues, madje me rezultate që as vet’ Shtatnaltësisë nuk ja kishte marrë mendja.

Ilir Meta “Mal Tomorri” që prej mijra vjetësh goditet nga miliona rrufe, e hiç s’tundet nga istikami, është një tjetër shembull bindës se metoda e krahasimit me sende nuk ta lë kurrë pushkën në faqe.

Lul Basha në këto ditë makthi mes Shillës dhe Karibdës plot me peripecira dhe frikëra që ka me ja kallxu vorrit, s’mundet me qenë më tepër se një rrotë kaçkavalli në periudhë staxhionimi.

Erjon Veliaj, me shembjen e Teatrit të turpit, korsitë e biçikletave etj. ka bërë punëra të mrekullueshme. Por meqënse e ka dhi muhabetin me milionat që po shpenzon për rehabilitimin e Mozaikut të krimit, nuk meriton të krahasohet me më tepër se me një furçe me qime derri.

I rrethuar nga banakierë nukturnë që duken njëri si kusi, tjetri si tenxhere, tjetri si tavë, e tjetri si xhezve, Fevziu duket ekzakt si një garuzhde për leprozë me bisht metalik të gjatë.

Eh sa ngjan Sokol Balla me një zinxhir biçiklete të sapo blerë te rruga Qemal Stafa.

Muç Nano, i cili do bëjë mirë të ruhet nga ndonjë dron që mund ta kapi befas për rripash ta hedhi te ato humbëtirat andej nga Tomorrica, tani për tani luhatet mes telit me gjëmba dhe një bilbili të ndryshkur polici.

Që Flutura Açka është një zorrë e trashë për pompim ujrash të zeza, s’do as men as kalem, s’ka qorr që s’e sheh.

S’di pse Roland Qafoku më duket si një biçak çobani nga ata me të cilët priten berrat në fyt.

Andi Bejtja e di edhe vet që ngjan me një thes kërpi brenda të cilëve turistat dhe homelessat flejnë gjumë të thellë dhe shohin ëndërra të bukura.

LEXO EDHE:  E PLOTË/Dominon pista e tre komandove siriane, depërtuar përmes refugjatëve

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/Letër Stalinit për kolkozin mes shalëve!

Carlo Bollinos, këtij “One man army”, s’ka pse t’i duket i ekzagjeruar krahasimi me dy shkopa që godasin disa tamburë me virtuozitetin e Gene Krupa.



Eni Vasili është ajo që më tepër se gjithkush tjetër meriton të krahasohet me një kavanoz pekmezi, mani ose rrushi, në varësi të humoreve të banakut.

Moza Ahmeti duhet të ndjehet e lumtur nga krahasimi me një tenxhere presioni pa valvul sigurimi për zjerje groshësh pllaqi’.

Kaç Myftari sqepar për gdhendje kafkash, është krahasim aq i bukur dhe i saktë sa të lë pa ment.

Fahri Balliut, për kontributet e shquara në përmirësimin cilësor të mediave të shkruara, lloz karabine ruse i shkon më së miri.

Sonila Meço, Nëmërçka dardhare që pas pak do bëjë hatanë në një televizion okulistik, duket toidhjo si acidi sulfurik me të cilin do shpëlajë çdo javë trutë e shqiptarëve nga zhulrat dhe dhjamrat e tepërta.

Syri i Çim Pekës, varkë shpëtimi.

Vetë Çim Peka, dylbi marinari.

Mero Baze, ky i pamposhtur i përjetshëm që godet e vret me shigjeta të helmatisura sa më të mëngjër e më të djathtë pa ja bërë tërr syri, pa guxuar askush t’i kthejë gjysëm fjale, se të gjithë prej tij dhjesin gjak, duket tamam si shkop gome polici nga ata me kavo çeliku brenda.

Ylli Rakipi me superinteligjencën e vet kolonjareske dhe muhabetet vizionare mahnitëse lidhur me të pathënat e kazaneve gjatë bisedave spektakolare kaleidoskopike në MCN TV, mund të qaset më së miri me një rotondë under construction si ajo e Shqiponjës te Unaza e Re.

E kujt nuk i ka rënë në sy teksti i përsosur i Ilir Yzeirit. Për efektet eksplozive çudibërëse të atij teksti, Yzeiri, pa pik droje, mund të shpallet llokum dinamiti.

S’di pse, sa herë më del para syve diplomati erudit Dritan Hila, në përfytyrim më çfaqet qëruesja e patateve, ose shtrydhësja e limonave, ose shtypësja e hudhrave.

Majlinda Bufi, Kryetarja e famshme e Roskovecit, është një gërshërë krasitëse që me ndjeshmërinë e Femrës dhe dashurinë e Nënës, me përpikmëri kompjuterike korrekton, ndreq, zbukuron, çdo ditë gjithçka nën juridiksionin e vet.

E kujt i plas se autoreferencialit Adi Krasta mund ti duket vetja më tepër se një rryp mesi hedhur në anë të rrugës nga një latitant që iku në drejtim të paditur.

LEXO TE PLOTE