Connect with Us

Gjykata e Lartë hap garën për anëtarët e rinj të KLGJ

Aktualitet

Gjykata e Lartë hap garën për anëtarët e rinj të KLGJ

Publikuar

-

Gjykata e Lartë hap garën për anëtarët e rinj të KLGJ. Kandidatët e rinj mund të paraqesin kandidaturat e tyre deri në datën 3 Shtator.

Në 12 dhjetor të këtij viti përfundon mandati i 5 prej anëtarëve aktualë. KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, 6 të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve dhe 5 nga radhët e jo gjyqtarëve ndërkohë 12 dhjetori do të thotë fund i mandatit për 3 prej anëtarëve nga radhët e gjyqtarëve dhe 2 nga pedagogët.

LEXO EDHE:  Agron Duka e thotë hapur/ Ka ende elementë kriminalë që duhen denoncuar

Kandidatët duhet të paraqesin disa dokumentacione teksa më pas do të jetë Administrata që verifikon kushtet ligjore dhe shpall kandidaturat zyrtare në faqe./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

PAZARI-Basha çon tek Rama emrat për drejtor të RTSH/ Ja 4 garuesit

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja Rama-Basha duket se po funksionon mjaft mirë, duke shkuar në nivelet më të larta për pazaret e ndarjes së pushtetit.

Pas qëndrimit të Lulzim Bashës në takimet me krerët lokalë dhe njerëz të bësuar të tij, se PD tashmë do marrë pjesë të posteve që i takojnë, ka dalë në dritë edhe një tjetër pazar, ajo për kreun e RTSH.

Lulzim Basha ditët e fundit ka thirrur në takime dhjetra persona të cilëve ju ka premtuar poste dhe vende në borde apo institucione publike. PD sipas ligjit duhet të marrë përfaqësim në shumë borde si në AMA, RTSH, AMF etj. Këto poste Basha po i përdor si pjesë e betëjës së tij kundër Sali Berishës, së fundi është zbuluar dhe një tjetër detaj, raporton CNA.al.

Kreu i qeverisë Edi Rama po tregohet më i hapur  dhe bashkëpunues me Bashën. Mësohet se Basha ka çuar me negociatorët e tij dy emra tek Rama për postin e drejtorit të RTSH. Sipas burimeve për CNA.al, Desada Metaj dhe Enkel Demi janë dy emrat e propozuar nga Basha.

CNA.al mësoi nga burime zyrtare pranë qeverisë se nuk janë vetëm dy emrat e Bashës në garën që pritet të hapet së shpejt. Sokol Balla dhe drejtuesi aktual I RTSH, Martin Leka janë dy emrat e tjerë që janë në listën e pretendentëve.

Balla ka vetëshpallur kandidaturën muaj më parë dhe në qarqet mediatike ka deklaruar se gjithçka e ka mbyllur. Sokol Balla tashmë përballë do këtë marrëveshjen Rama-Basha, ku emrat e Lulit janë Desada Metaj, dikur gazetare, tani punëtore pranë Lulzim Bashës dhe Enkel Demi, burri i sekretares së përgjithshme të PDIU, Mesila Doda dhe emri i fundit është Martin Leka.

Ka edhe emra të tjerë të përfolur në korridoret e politikës si aktori Petrit Malaj, por ende ka shumë paqartësira dhe do pritet pak kohë për zëvendësimin e drejtorit të RTSH. Kjo për shkak se mund të ndryshohet ligji, në rast të mos ndryshimit bordi I RTSH, shumë shpejt pritet të hapë garën për kreun e institucionit.

LEXO EDHE:  Taulant Balla në “Top Show”: Një ambasadë na kërkoi të heqim nga listat dy kandidatë

LEXO EDHE:  I doli emri në listën e FRD-së/ Fatlum Nurja: Guxim i tepërt, nuk kam firmosur asnjë formular

Enkel Demi

Enkel Demi është një shkrimtar dhe gazetar shqiptar. Me emrin e artit ai njihet ndryshe dhe si Tom Kuka.

Ai bëri debutimin e tij letrar në vitin 2016 dhe ka botuar disa libra.

Enkel Demi ka qenë gazetar, moderator dhe prezantues në disa televizione e media shqiptare. Aktualisht ai është pjesë e stafit të Abc Neës dhe radio Club FM.

Desada Metaj



Desada Metaj ka lindur në Tiranë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka punuar si gazetare pranë radio Kontakt, Shijak Tv dhe më pas si kryeredaktore e emisionit Opinion në TV Klan.

Metaj ka qenë edhe këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, aktualisht është punonjëse pranë Lulzim Bashës.

Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj të vitit 1973. Ai është gazetar i njohur shqiptar.

Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari. Karrierën si gazetar e ka nisur në redaksinë e jashtme të Televizionit Shqiptar në gusht 1992. Balla gjatë viteve ka punuar në të përditshmet si Gazeta Shqiptare dhe Koha Jonë, drejtor informacioni në Top Channel.

Aktualisht ai është drejtuesi i emisionit “Real Story” në televizionin Neës 24.

Ai ka punuar për disa vitë në televizionin e Vizon plus, ku ka drejtuar emisionin me të njëjtin emër. Sipas informacioneve Sokol  Balla ka qenë tre herë i martuar dhe ka disa fëmijë.

Martin Leka

Martin Leka mban postin e drejtorit të përgjithshem të RTSH-së, që prej muajit maj 2021 kur u largua nga detyra Thoma Gëllci.

Leka e ka mbajtur edhe më herët këtë post, 2013-2014, pas dorëheqjes së ish drejtorit të përgjithshëm të RTSH Petrit Beci.

Për mbi një dekadë Leka, ka mbajtur postin e zv drejtorit në këtë institucion.

Është një gazetar me ekperiencë themelues i gazëtës Koha Jonë dhe drejtues në shumë media shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Taulant Balla në “Top Show”: Një ambasadë na kërkoi të heqim nga listat dy kandidatë

LEXO EDHE:  Taulant Balla në “Top Show”: Një ambasadë na kërkoi të heqim nga listat dy kandidatë



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vaksinimi i fëmijëve/ Alimehmeti: Të imunizohen ata me sëmundje bashkëshoqëruese

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Për fëmijët dhe të rinjtë mbi moshën 12 vjeç ka nisur vaksinimi në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut e Greqinë. I njëjti rekomandim u dha të hënën nga Akademia e Shkencave në Shqipëri.

Megjithatë për epidemiologun Ilir Alimehmeti, ky rekomandim duhet të aplikohet vetëm për disa kategori fëmijësh.

“Rekomandimi ishte për fëmijët mbi 12 vjeç të sëmurë me sëmundje të rënda, që nuk e kanë kaluar covidin, për të marrë një dozë të vetme. Sepse fëmijët e sëmurë rëndë mund të përfitojnë nga kjo duke marrë parasysh gjendjen e tyre të vështirë. Po kjo nuk bën sens për fëmijët e shëndetshëm”.

LEXO EDHE:  I doli emri në listën e FRD-së/ Fatlum Nurja: Guxim i tepërt, nuk kam firmosur asnjë formular

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë zbardh arsyet e vendimit për deputetët Ndreu dhe Ndoka



Sipas Alimehmetit me vaksinimin e mësuesve, prindërve dhe gjyshërve është frenuar transmetimi i virusit nga fëmijët tek të rriturit.

“Duke marrë parasysh që tashmë një përqindje shumë e rëndësishme e fëmijeve e kanë kaluar dhe kur i është ofruar vaksina mësuesit, prindit, gjyshit, kujt do t’ja transmetojë fëmija?! Po të shohim të dhënat e Britanisë së Madhe ata thonë që në 1 milion doza të dhëna të para evitohen vetëm 2 shtrime në intensiv fëmijësh. Kjo është shumë pak, as kosto efikase, as sens në shendetin publik. Nga ana tjetër risqet duhet të jenë inekzistente që të pranosh një përfitim të tillë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE