Connect with Us

Ekipet shqiptare zbresin sot në fushë, ja sfidat që luhen në Conference League

Sport

Ekipet shqiptare zbresin sot në fushë, ja sfidat që luhen në Conference League

Publikuar

-

Sot do të zbresin në fushën e blertë, shtatë skuadra shqiptare që do të luajnë ndeshjet e tyre të para në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në orën 19:00, do të zbresë në kampionia e Shqipërisë, Teuta e cila do të sfidojë në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën nga Andorra, Inter Eskaldes. Në të njëjtën orë do të luajë Vllaznia në transfertën e Limasolit në Qipro ndaj AEL-it, ku shkodranët do të kenë një sfidë tepër të vështirë.

Në të njëjtin orar në 19:00, Laçi do të luajë në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Universitatea Kraiovas ku do të synojnë që në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari të fortë siç janë rumunët. Në orën 19:00 e ka rradhën dhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës për të luajtur takimin e saj në transfertë ndaj Rigës. Në orën 20:00, Shkupi do të ndeshet në shtëpi ndaj Santa Klarës.

Në orën 20:15 do të luhet supersfida, Bazel-Partizani ku të kuqtë e Ilir Dajës do të masin forcat ndaj një kundërshtari të fortë dhe me eksperiencë në arenën ndërkombëtare siç janë zviceranët e Bazelit. Drita do të luajë ndaj Fejnordit në një ndeshje tepër të vështirë siç janë holandezët e Fejnordit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Muriqi nuk ndalet më, “Pirati” shënon një tjetër gol në miqësoren e Lacios

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi duket se po mundohet me çdo mënyrë që të fitojë një vend në Lacion e Mauricio Sarrit dhe sinjalet që po jep në fazën përgatitore janë ato të duhurat. Sulmuesi, i cili po aktivizohet si titullar në ndeshjet miqësore të Lacios, ku mungon ende Imobile, po shënon me rregullsi duke treguar se mund të ndihmojë bardhekaltrit në sezonin e ri.

Në miqësoren e sotme ndaj Triestinës, Muriqi ishte titullar në radhët e bardhekaltërve, ashtu si edhe Strakosha në portë e Hysaj në mbrojtje. Sulmuesi e shfrytëzoi përsëri mundësinë që iu dha pasi në minutën e 21-të të takimit, pas një harkimi perfekt të Luis Albertos, dërgoi topin në rrjete me një goditje me kokë të pakapshme për portierin kundërshtar.

Ai kishte edhe disa mundësi të tjera shënimi, por nuk arriti të çonte përsëri topin në rrjetë në 45 minutat në të cilat u aktivizua, por gjithsesi mori duartrokitjet e tifozëve të cilët që pas kritikave të Sarrit, kanë ndryshuar sjellje ndaj sulmuesit të Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ U dëmtua duke festuar golin e shpejtë, shoku i Muçit 6 muaj jashtë

Publikuar

-

Nga

Legia e Varshavës fitoi 2-1 takimin e parë të raundit të dytë në Champions League. Kampionët e Polonisë triumfuan 2-1 në shtëpi kundër estonezëve të Flora Tallinn.

Ernest Muçi nuk u aktivizua nga trajneri i Legias dhe e ndoqi sfidën nga pankina. Golin e parë të takimit e realizuan vendasit në minutën e tretë.

Bartosz Kapustka gjeti rrugën e rrjetës, por i kushtoi festimi pas golit. Mesfushori është dëmtuar rëndë në gju dhe do duhet të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu pa frena në merkato, prezanton 2 afrime të bujshme

Publikuar

-

Nga

Skenderbeu ka prezantuar sot dy goditjet e radhës në merkato.

I pari është sulmuesi Bismark, i cili ka luajtur për Kievon, ndërsa në provë ka ardhur mbrojtësi Josef, i cili ka luajtur në Slloveni.
Josef nuk dihet nëse do të qëndrojë në ekipin korçar.

Ata janë prezantuar sot nga drejtori Ilir Përmeti dhe në fjalën e tij për mediat Bismark është shprehur:

“Jam i lumtur për këtë prezantim të sotëm tek ky klub. Dua të them se më kanë kontaktuar agjentët e mi duke më prezantuar fillimisht klubin për të cilin më thanë se është interesuar për mua.

Kur pashë rezultatet e viteve të fundit nuk u mendova dy herë por e pashë si një aventurë që më shkonte për shtat dhe mund të nxjerrë në pah vlerat e mia.

Ju e dini që më herët këtu ka qenë një ish-shoku im i ekipit tek Kievo, Ali Soue. Dhe pse jo, edhe unë mund të bëj të njëjtën gjë siç bëri ai. Të gjithë këtë më kanë këshilluar, se mund të jetë klubi i duhur nëse dua të rihyj në tregun e lojtarëve.

Kisha një akord me klubin e Vllaznisë, por problemi qëndronte tek pasaporta ime. Kisha pasaportën drejt fundit dhe në bazë të rregullave të shtetit Shqiptar nuk mund të hyja dot këtu nëse nuk kisha më shumë se 90 ditë vlefshmëri të pasaportës sime.

Kërkova mirëkuptimin e tyre për të pritur derisa të dilte pasaporta e re. kisha vlefshmëri të pasaportës edhe për 88 ditë. Për dy ditë është djegur gjithçka. Ata nuk pranuan të më prisnin, nuk u treguan të duruar.

Ekipi i Skënderbeut u tregua më i duruar dhe më profesional. Më thanë që të vijoja procedurat me qetësi dhe në momentin që gjithçka do të ishte gati do të vija këtu.
Do të shohim në fund të sezonit se çfarë mund të kem bërë. Por e rëndësishme është që jam i gatshëm të jap edhe shpirtin për këtë klub.”

LEXO TE PLOTE