LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Martini bën zgjedhjen e vështirë në sulm, ja si rreshtohet Teuta në sfidën e sotme

22 Korrik 2021, 16:00, Sport CNA
Edi Martini bën zgjedhjen e vështirë në sulm, ja si

Duke filluar nga ora 19:00, Teuta do të presë në ?Niko Dovana? rivalët e Inter D?Escalandes për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Të dyja skuadrat vijnë pas një zhgënjimi në Champions, teksa ?djemtë e detit? kanë shansin e artë të bëjnë mirë dhe të vazhdojnë rrugëtimin në Kupat e Europës. Skuadra e Martinit vjen më se e karikuar në këtë ndeshje pasi do të luajnë në shtëpi në prani të tifozëve.

Inter D?Escalandes nuk është një kundërshtar i panjohur pasi një muaj më parë Prishtina i mundi 2-0 në ?Ebasan Arena? për të vazhduar më tej në raundin e parë eliminator të Champions-it.

Sa i përket formacioneve, Edi Martini nuk i ka kursyer lojtarët cilësore duke aktivizuar nga minuta e parë emra si Taulant Seferi, Sherif Kallaku ndërsa vendin e Dejvi Bregut që u largua drejt Turqisë do ta zërë sulmuesi tjetër Blerim Krasniqi.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA? Frasheri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhakson, Daja, Aleksi, Kallaku, Vila, Seferi, Krasniqi, Trajner: E.Martini

INTER D?ESCALANDES- Gomes, Besone, De Nova, Lima, Arias, Moreno, Betriu, Bosh, Roka, Artigas, Soldevila, Trajner: L.Garsia

Lajmet e fundit nga