LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Ben Blushi lë fshatin pa ujë

22 Korrik 2021, 10:44, Denoncim CNA
Denoncimi/ Ben Blushi lë fshatin pa ujë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Ben Blushi ka lënë pa ujë banorët e fshatit, për pishinën dhe hotelin e tij.

Gjithashtu Berisha i drejton një thirrje banorëve të Dardhës, të ngrihen në protestë për ujin e tyre.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Korçës ka ndërhyrë në ujësjellësin e fshatit Dardhe vetëm e vetëm për hesap te Ben Blushit. Për të çuar ujin Ben Blushit për të mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe për hotelin e Ben Blushit në Dardhë.

?Bashkia Korce ne menyren me korruptive dhe abuzive te mundshme ka nderhyre ne ujesjellesin e fshatit Dardhe vetem e vetem per hesap te Ben Blushit, per ti shpene ujin Ben Blushit per te mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe per hotelin e Ben Blushit ne Dardhe.

Ujesjellesin e kane ndertuar dardharet vete me kontributin e tyre perpara 100 vitesh me mund e djerse, ndersa keta kusare sot vjedhin ujin e fshatit dhe banoreve, Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjeter drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushte te Ben Blushit qe vjen naten ne Dardhe si hajduti e bejnë planet mafioze si te shpien ujin ne biznesin e Ben Blushit.

Pervecse demtohen banoret e fshatit,demtohen dhe bizneset e tjera te cilat jane ngritur me mund e djerse jo me para te vjedhura si Ben Blushi. Shkelje tjeter eshte se kane kaluar tubin e ujit ne prone private me force duke shkateruar pronen private e duke hyre me force dhe punimet jane bere pa asnje leje.

Po grabiten dhe pronaret .Zullumet e bashkise Korce dhe Raqi hajdutit nuk kane fund ,jane kthyer ne sherbetore dhe zagare te devotshem te Ben Blushit i cili de fakto eshte beu i fshatit Dardhe. Pervecse i shtruan rrugen me kalldrem tani po vjedhin ujin per biznesin e tij. SPAK nese ka vullnet te hetoje kete ceshtje korruptive?-shkruan denoncuesi./CNA.al

Lajmet e fundit nga