Connect with Us

Ç’sollën dy takimet Kurti-Vuҫiç që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza?

Kosova & Rajoni

Ç’sollën dy takimet Kurti-Vuҫiç që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza?

Publikuar

-

Dy takimet Kurti-Vuҫiç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza, sipas analistëve mund të prodhojnë vetëm konflikt të ngrirë. Marrëveshja përfundimtare nuk duket në sfond.

Partitë politike opozitare e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për takimin e fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuҫiç, dhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, duke i cilësuar takimet siҫ thonë “takime që nuk po prodhojnë asnjë rezultat”. Kurti dhe Vuҫiç në takimin e fundit që u mbajt në Bruksel më 19 korrik, nuk u pajtuan për asgjë, ndërsa, me një dozë nervozizmi akuzuan njëri-tjetrin duke refuzuar propozimet e ndërsjella që ofruan në takim.

Performancë për konsum të brendshëm

Zëdhënësja e partisë opozitare Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, thotë se “mungesa e platformës së dialogut me Serbinë, me objektiva të qarta të prezantuar në Kuvend para dhe pas çdo takimi, do ta reduktojë Kosovën në nivelin e performancës për konsum të brendshëm të kryeministrit Albin Kurti”.

Sibel Halimi: Kurti bën performancë për konsum të brendshëm

“Procesi i dialogut do të duhet të orientohet në përcaktimin e saktë të vizionit se çfarë në të vërtetë Kosova mëton të arrijë nga ky proces dialogu. Deri tani, ajo çfarë kemi parë nga takimet, nuk janë asgjë tjetër pos një mundësi e jashtëzakonshme e Kurtit drejtuar audiencës së tij për të akumuluar fuqi politike. Turma karakterizohet për irracionalitet, i lëvizur me situatat e përafërta me të ngjashmin e vet, andaj qasja e kryeministrit është pa vizion!”, shkroi Sibel Halimi në Facebook.

Mungesë transparence rreth bisedimeve

Edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë Abelard Tahiri, tha se “procesi i dialogut me Serbinë po përcillet me jo transparencë, ngase qytetarët nuk e dinë se për çfarë temash po diskutohet”. “Këtë dialog Kurti po e përcjell me mostransparencë, pra qytetarët nuk dinë asgjë se çka bisedon Kurti me Vuqiçin. Rreziku ekziston që për herë të parë Kosova të kthehet pala e pa arsyeshme”, tha Abelard Tahiri.

Haradinaj: Takim i kotë i dialogut Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që udhëheq partinë tjetër opozitare Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) takimin e fundit Kurti-Vuҫiç e cilësoi “një takim kot i dialogut Kosovë-Serbi”. Ai tha se “secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”.

Ramush Haradinaj

“Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borrelin e Lajçakun është në qorrsokak. Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, shkroi Haradinaj në facebook.

Bisedimet më shumë ligjërata historike sesa propozime konkrete

Ndërkohë disa analistë politikë mendojnë se duke e parë qasjen e deritashme të palëve nga dy takimet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciç, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duket e pamundur. Blerim Burjani analist politik i tha DW-së se takimet në Bruksel po ngjasojnë më shumë me ligjërata historike sesa me propozime konkrete.

“Ndërmjetësimi është pozitiv por, sikur t’i shtohet edhe ndikimi më i madh i SHBA-së, ndoshta do të jetë më i lehtë dialogu. Marrëveshja përfundimtare është shumë larg. Në vend të propozimeve që duhet të bëjnë palët dhe të bien dakord me ndonjë opsion të mundshëm për zgjidhje, realisht ata në këto takime në Bruksel po bëjnë debate që më shumë po ngjasojnë në ligjërata për historinë. Nëse vazhdojnë të bëhen debate për marrëdhëniet ndëretnike Kosovë-Serbi, marrëveshje nuk do të ketë, por, stagnim dhe një status-quo”, thotë Burjani. Sipas tij, pa një propozim konkret qoftë nga ndërmjetësuesi i dialogut, debatet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë dhe që do të prodhojnë një konflikt të ngrirë dhe jo vullnet për zgjidhje.

Debatet Kosovë-Serbi prodhojnë një konflikt të ngrirë

“Mendoj që pa pasur një dokument të hartuar nga SHBA dhe BE që do t’u jepet palëve për diskutim, duket se është vetëm humbje kohe. BE duhet të mendoj një opsion së bashku me SHBA-të për zgjidhje përfundimtare, ndryshe nuk ka shprese aspak se palët ndonjëherë do të merren vesh për ndonjë marrëveshje përfundimtare. BE si ndërmjetësuese duket shumë latente, ofron vetëm shërbime të mira për palët, dhe ndonjëherë e kam përshtypjen se vetëm organizon takime për palët dhe nuk involvohet në zgjidhje. Pra mendojë se kërkohet një involvim më i madh i ndërmjetësuesit duke përfshirë edhe SHBA-të në këtë proces”, mendon Blerim Burjani.

Akuza dhe kundër akuza

Dy takimet që ndodhën ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, njëri me 15 qershor dhe tjetri me 19 korrik, prodhuan akuza dhe kundërakuza ndërmjet palëve. Pas takimit të fundit, Albin Kurti, tha se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por që ajo është refuzuar nga pala serbe ende pa u lexuar.

“Unë propozova një marrëveshje të shkruar me 6 nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua, pra atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar që të kemi një deklaratë të paqes e kam përgatitur në mënyrë në një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar”, tha mes tjerash Kurti. Sipas tij, refuzimi pa lexim për të tregon mungesë gatishmërie nga ana e Serbisë për marrëveshje.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha se “me kryeministrin kosovar Albin Kurti, është shumë vështirë të bisedohet”.

Aleksandar Vuçiç: Me kryeministrin Kurti, është shumë vështirë të bisedohet

”Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash me Kurtin nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiç, transmeton mediumi publik serb rts. Sipas tij, me Kurtin nuk mund të merresh vesh për asgjë. Mediet në Serbi shkruan se pala serbe është duke e diskutuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Kosovën, por kjo nuk është konfirmuar nga ndërmjetësuesi i këtij dialogu Bashkimi Evropian. Takimi i radhës Kosovë-Serbi i nivelit të lartë politik, thuhet se do të mbahet në fillim të shtatorit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi: Tensione dhe bllokadë rrugësh në veri Vazhdon reciprociteti i targave

Publikuar

-

Nga

Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Policia e Kosovës disa herë u detyrua të perdorë gazin lotsjellës  në përpjekje për të liruar rrugët, por bllokimi vazhdon duke krijuar një situatë të tensionuar.

Autoritetet e larta të Serbisë paralajmëruan kundërpërgjigje, siҫ tha presidenti Aleksandër Vuҫiq  “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”. Që nga mëngjesi i së hënës (20.09), policia e Kosovës nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës. Deri tani, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën nga edhe Kosova, ku autoritetet po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Vendosja e reciprocitetit nga Kosova në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku grupe serbësh lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët në veri. E kjo situatë ka shqetësuar bashkësinë ndërkombëtare, që po bën thirrje për qetësi dhe ulje tensionesh. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se “tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla”.

Liria e lëvizjes kusht themelor i BE-së

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj, se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, deklaroi  nga Brukseli Peter Stano.

Sipas tij, “Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes”. Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë ju bashkua thirrjes së Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë. “Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet, menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.



Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, bëri të ditur se i ngarkuari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd për ta diskutuar këtë cështje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. E ky i fundit pas vendosjes së reciprocitetit të Kosovës në targat e veturave të Serbisë, tha se do t’i kundërpërgjigjet Prishtinës siҫ tha me “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që e ka thirrur për të martën në Beograd.

Aleksandër Vuçiq, akuzoi Prishtinën për shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. “Shpejt do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, sidomos në planin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, tha Vuҫiq. Sipas tij, “Serbia duhet të jetë e gatshme për dialog edhe në kushtet më të vështira”, por tha  se “nuk shoh arsye në këtë moment për dialog”.

Kosova e kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “veprimet e ndërmarra për reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt, se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshjeje, me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti në një seancë të parlamentit.

Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që drejton delegacionin  e Kosovës në Bruksel, kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Reciprociteti me targat/ Serbët bllokojnë rrugët afër pikave kufitare në Veri

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa tw pwrkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme që ky vendim të mos pengojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, duke shtuar se situata në kufijtë “është e qetë”.



“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar në Facebook ministri Sveçla.

“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar në Facebook ministri Sveçla.

Ministria që udhëheq Sveçla ka njoftuar se përveç në pikat kufitare, qytetarët mund të pajisjen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në përmirësim situata pandemike në Kosovë/ Bie numri i të infektuarve me Covid

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një ulje e lehtë e numrit të rasteve dhe viktimave nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.



Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

Në total numri i rasteve aktive është 8.903./ CNA.al

LEXO TE PLOTE