Connect with Us

Autokracia brenda partisë/ Ristani: Kryesia e re, kostum i Bashës

Politikë

Autokracia brenda partisë/ Ristani: Kryesia e re, kostum i Bashës

Publikuar

-

Autokracia brenda partisë/ Ristani: Kryesia e re, kostum i Bashës

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku u shpreh se autoritarizmi i Lulzim Bashës ishte një nga faktorët që e la jashtë Kuvendit të PD-së.

“Thuajse dy vitet e fundit unë kam pasur qëndrime konstante ndaj Partisë Demokratike. Autokracia që po ndërton Basha brenda partisë, është ai që bën edhe shiun dhe diellin.

Basha nuk merret me vuajtjen e demokratëve dhe me një shpresë akoma të pakonturuar që mund të vuajnë edhe opozitën e katërt. Duke qenë i papërgjegjshëm është në gjendje ta bëjë këtë pa iu dridhur qerpiku. Dhe formimi në partitë tona politike ka ende rolin e njëshit shumë të fortë. Arsyeja përse goditen parimet, përse shmanget gara është sjellja vetëm rreth njëshit”, u shpre ai.

Po si e sheh Ristani të ardhmen e PD?

“Sot e shoh të vështirë. Në rast se nuk i rikthehet parimeve do të jetë e vështirë. Por një gjë është e vërtetë se do të shkojë atje ku është nisur, por problemi është se do kohë,por çështja është kur duhet të shkojnë atje ku duhet. Ndaj duhet thënë disa të vërteta. Janë disa të vërteta që media, publiku, intelektualët të kapen pas tyre e ti përsërisin që të nguliten fort.”

LEXO EDHE:  Sot mblidhet kryesia dhe Këshilli Kombëtar/ “Zbulohet” fjalimi i Lulzim Bashës

Më tej Ristani theksoi se nëse partitë nuk do të bëhen demokratike, atëherë nuk do të ketë një qeverisje siç do të duhej të ishte, dhe sipas tij publiku duhet të njihet me të vërtetat dhe të ketë ndikimin e tij që gjendja të mos vazhdojë të jetë po e njëjtë, duke shtuar së fundmi se kryesinë e re e sheh si një kostum të Bashës./

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Basha nuk zhgënjen/ PD kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor

LEXO EDHE:  Përfundon pas 3 orësh mbledhja në selinë blu/ Zbardhen 5 pikat “e nxehta” të diskutimit

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Basha-Kryemadhi/ Zbulohen postet e LSI

LEXO EDHE:  “Shyqyr s'u more me shitje djathi”/ Rama ironizon Bashën për çështjen e detit: Je i madh Lul!

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Përfundon pas 3 orësh mbledhja në selinë blu/ Zbardhen 5 pikat “e nxehta” të diskutimit

LEXO EDHE:  Marrëveshja Basha-Kryemadhi/ Zbulohen postet e LSI

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE