Connect with Us

5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi/ Vonesa, rezultate dhe sfida

Aktualitet

5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi/ Vonesa, rezultate dhe sfida

Publikuar

-

Në 5-vjetorin e miratimit nga parlamenti të reformës në sistemin e drejtësisë, Instituti i Studimeve Politike publikoi në studim, sipas të cilit rezultatet e kësaj reforme vlerësohen si të vonuara dhe të pjesshme.

Edhe pse u votua me 140 vota të plota nga parlamenti, forcat politike u bënë pengesa kryesore të reformës në drejtësi, duke shkaktuar shtrembërime e zvarritje të shumta, vërejnë autorët e studimit.

Plot 5 vjet më parë, në korrikun e 2016 pakkush mund ta mendonte se reforma në sistemin e drejtësisë do të kishte sot aq rezultate të pamjaftueshme sa ka aktualisht, edhe pse vlerësohej si domosdoshmëri për demokracinë dhe shtetin shqiptar, thuhet në studim.

Instituti i Studimeve Politike theksoi në studimin e vet që, rezultatet e reformës, ndonëse të vonuara dhe të pjesshme, janë arritjet e vetme të demokracisë funksionale e shtetit të së drejtës.

Falë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së, ajo nisi e vetingu dhe ndryshoi më shumë se 25 ligje të mëparshme. Por koha tregoi, thotë Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore ishin sa të nevojshme aq edhe të paqëndrueshme e të hartuara me nxitim, sa u desh të korigjoheshin 15 ligje nga 3-4 herë brenda 2-3 vitesh nga i njëjti parlament.

“Ajo që shohim në këto 5 vite është që reforma në drejtësi ishte jetike, positive dhe e domosdoshme për Shqipërinë, por koha na tregoi se ata që e inicuan reformën në drejtësi dhe sidomos në fazën e shkrimit të ndryshimeve kushtetetuese dhe ligore, nuk patën informacionin, përgtitjen dhe vizionin e duhur për ta bërë reformën praktikisht të realizueshme. Sot pas 5 vitesh ne kemi institucioneve të reja të drejtësisë, kemi reformë në drejtësi në progres, por nuk kemi një drejtësi funksionale” – tha zoti Krasniqi.

Studimi vëren se të gjithë institucionet e reja të sistemit gjyqësor u krijuan ose u zgjodhën jashtë afatit kushtetues dhe ligjor.

Midis 2018-2020 Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, midis 2017-2019 u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm, ndërkohë që institucione si KLP mbetën për një kohë të gjatë pa anëtarë të plotë dhe SPAK u krijua pa numrin e parashikuar të prokurorëve.

Nisja e vetingut u vonua një vit dhe kur nisi, mbi 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve humbën postet e tyre, duke krijuar efekt domino vakancash në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të drejtësisë, vëren studimi.

Mbi 50 çështje janë në pritje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, thuhet në studim, mbi 30 mijë mbeten në pritje në Gjykatën e Lartë dhe 2-3 herë më shumë çështje janë në pritje në nivelet e tjera të gjykatave dhe në prokurori.

“Reforma nuk ka arritur ende të shkojë tek qytetarët dhe është më shumë reformë në aspektin sipërfaqësor, është më shumë, siç thuhet, një reformë në Tiranë, se sa një reformë që shkon realisht tek qytetarët dhe te e drejta qytetare. Deri tani kemi folur për reformë, por tani është koha për performë dhe kjo nuk ka ndodhur.tani janë zgjedhjet për Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë dhe institucione të tjera, por është ende e paqartë nëse prurjet në sistem në të gjithë nivelet janë apo jo më cilësore se sa ata që i larguan nga sistemi për shkak se nuk plotësoni nivle të caktuara” – thotë zoti Krasniqi.

Reforma u miratua me 140 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe nisja e reformës u mbështet edhe nga edhe nga deputetë që ishin kritik ndaj saj dhe dolën si subjekte të dekriminalizimit, ndërsa pas miratimit shumë prej tyre shkaktuan vonesa me mënyrat nga më të ndryshmet.

Në studim theksohet se është jetike një reformë afatgjatë, kapilare dhe revolucionare mbi një bazë të qëndrueshme dhe horizontale besimi, dhe kjo nuk mund të jetë e ndërvarur pa limit kohor nga diplomatë apo zyrtarë me mandate 3-4 vjeçare në Shqipëri.

“Reforma duhet të punojë të ndryshojë kurbë funksionimi për tu bërë reformë për qytetarët dhe me qytetarët; institucionet e drejtësisë duhet të jenë më llogaridhënëse përpara qytetarëve të vet dhe zëra konstruktivë në shoqërinë civile, botën akademike, median, etj, duhen dëgjuar me të njëjtin respekt si 5-6 rreshtat anglisht në rrjetet sociale. Diplomatët janë këtu për të na ndihmuar dhe po e bëjnë këtë, por në çdo rast ashtu si suksesi, edhe përgjegjësia, kosto dhe çmimi i dështimit të mundshëm bie vetëm mbi qytetarët, shtetin dhe vendin tonë” – thuhet në studim.

LEXO EDHE:  Fakti/ Erjon Braçe merret i pandehur për drogë

Instituti i Studimeve Politike thotë se pritshmëria e lartë e qytetarëve tek SPAK dhe tek Gjykata Kushtetuese është tregues i etjes dhe i besimit tek ndryshimi.

“Më 2021 Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese funksionale, Gjykatë të Lartë funksionale, ka Prokuror të Përgjithshëm të pranuar gjerësisht, ka SPAK me mbështetje maksimale, ka ILD funksional, ka KLGJ dhe KLP që po reflektojnë më shumë maturi sesa më parë, ka Shkollë të Magjistraturës funksionale dhe ka vetëdije qytetare për reformën, më realiste, më solide dhe më optimiste” – thekson studimi.

Sipas autorëve të tij, reforma në drejtësi solli mesazhin thelbësor se erdhi koha për llogaridhënie dhe për fundin e pandëshkueshmërisë dhe rrënimin e sistemit korporativ korruptiv, një mesazh ky me shumë vlerë për politikën, e cila ende nuk pranon vettingun në radhët e saj.

“Ndikimi politik, qoftë përmes përdorimit politik të reformës për qëllime elektorale, qoftë nga sistemi i promovimit klanor apo edhe përmes denigrimit me “gjyq publik” të çdo vendim-marrjeje të drejtësisë që cenon oligarkinë politike, mediatike dhe ekonomike: janë tregues tëi qartë se politika në tërësi nuk e ka dashur, nuk e do dhe nuk mund ta duartrokasë reformën në drejtësi” – thekson Instituti i Studimeve Politike.

Sfidat kryesore sipas tyre, mbeten drejtësia profesionale dhe e shpejtë, zhdukja e korrupsionit nga gjykatat, si dhe largimi nga sistemi i gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion, duhet shoqëruar me hetime të burimeve financiare, masa ligjore deri në sekuestro.

“Vendimmarrjet profesionale dhe transparente, respektimi i afateve ligjore të hetimit, gjykimit dhe vlerësimit, njësimi i standardeve në dhënien e drejtësisë, drejtësi edhe për qytetarin e braktisur dhe pa mundësi politikë e financiare ndikimi, barazi përpara ligjit dhe përballje reale me dosjet VIP të oligarkisë politikë dhe ekonomike, janë e mbeten sfidë thelbësore e ditëve, javëve, muajve dhe viteve që vijnë. Po ashtu, Harta Gjyqësore nuk mund të jetë hartë krize për emërimet aktuale në drejtësi, por hartë e shanseve dhe të drejtave qytetare për drejtësi” – thuhet në studim.

Instituti i Studimeve Politike tërhoqi vëmendjen edhe tek legjitimeti i institucioneve të drejtësisë, ku, sipas tij, nevojiten ndryshim i thellë cilësor, më shumë konkurrencë, më shumë cilësi kandidatësh, më shumë transparencë, më shumë meritokraci dhe më shumë llogaridhënie.

“Fiktiviteti në kandidime dhe klientelizmi në emërime e promovime mbeten kërcënim serioz. Kuvendi, qeveria dhe Presidenti nuk mund të kenë të njëjtat standarde preferenciale klienteliste e politike si përpara reformës ashtu edhe tani në jetësimin e saj. Organet e drejtësisë duhet të kenë legjitimitet të plotë kushtetues me plotësimin e gjithë vendeve bosh në to, duhet të kenë sistem të verifikimeve periodike dhe duhet që çdo emërim/zgjedhje të bëhet në afatin ligjor dhe kushtetues” – rekomandohet në raportin e këtij Instituti.

Autorët shpresojnë që reforma të mbyllë tranzicionin e institucioneve dhe të ndikojë në kulturën institucionale e qytetare, dhe ajo “të mos përdoret si alibi, si plaçkë elektorale, si kërcënim apo si mjet për të pamundësuar drejtësinë fundore”.

Studiuesit vlerësojnë, se megjithë problemet, reforma po sjell fundin e pandëshkueshmërisë, besimi i opinionit publik tek SPAK është në maksimum, si e tregon edhe vala e denoncimeve të vazhdueshme atje dhe në Gjykatë Kushtetuese.

Kryesorja është sipas tyre, shndërrimi plotësisht i reformës në drejtësi në një reformë shqiptare dhe për shqiptarët, me llogaridhënie para shqiptarëve, pas mbështetjes së jashtëzakonshme nga SHBA dhe BE./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën.

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar që prej se në Kosovë kanë filluar të arrijnë grupe të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Nënpresidentja Harris falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

LEXO EDHE:  Gjykata jep vendimin për skafistin që goditi 15 vjeçaren ruse

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi drejt dështimit



Shtëpia e Bardhë pati thënë përmes një njoftimi se nënpresidentja Harris shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

Më 16 gusht Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kanë punuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të luftës në Afganistan dhe të cilët ndjehen të pasigurtë nën sundimin e talibanëve, të cilët e morën kontrollin e Afganistanit, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të vendeve aleate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbi 503 mijë doza vaksinash “Pfizer” mbërrijnë në Kosovë nga SHBA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 mijë 920 doza të vaksinës Pfizer.

Prej këtij kontigjenti, 503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër Covid-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

LEXO EDHE:  Fakti/ Erjon Braçe merret i pandehur për drogë

LEXO EDHE:  Basha letër Buquicchio/Reforma në Drejtësi, faza e parë u mbyll sipas rekomandimeve tuaja



“Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSH i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër Covid-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin/ Katër të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Peqin/ Informacion paraprak



Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

LEXO EDHE:  Fakti/ Erjon Braçe merret i pandehur për drogë

LEXO EDHE:  Gjykata jep vendimin për skafistin që goditi 15 vjeçaren ruse

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

LEXO TE PLOTE