LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

18 mijë gjoba për celularët/ Ahmeti: Ashpërsimi i Kodit Rrugor ka ndërgjegjësuar shoferët

22 Korrik 2021, 16:44, Aktualitet CNA
18 mijë gjoba për celularët/ Ahmeti: Ashpërsimi i Kodit

Ashpërsimi i Kodit Rrugor dhe shumëfishimi gjobës për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës ka ndërgjegjësuar shoferët. Është ky konstatimi i shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Erjon Ahmeti, i cili për Euronews Albania tha se pavarësisht çdo ditë në kryeqytet ka dhjetëra të ndëshkuar, synimi i Policisë Rrugore është evidentimi i shkeljeve për të parandaluar aksidentet dhe jo për të gjobitur shoferët.

?Me ndryshimet e Kodit Rrugor ka ndërgjegjësim të drejtuesve në lidhje me përdorimin e celularit dhe me ecjen me shpejtësi si dhe të gjitha ato që përmenda lidhur me normat e sjelljes, që sjellin direkt parandalimin e aksidenteve rrugore. Nuk është në vetvete masa administrative për të evidentuar është mesazhet që jepen dhe atë se çfarë kërkon punonjësi i policisë në lidhje me kujdesin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Dhe ata drejtues mjetesh që konstatohen në përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mesazhi i tyre është i qartë edhe kur shërbimet e policisë konstatojnë një kundërvajtje dhe paralelisht bëhet ndëshkimi?, shprehet z. Ahmeti.

Në vitin 2021 në të gjithë vendin, Policia Rrugore ka ndërmarrë 17.834 gjoba për përdorimin e celularit në timon. Kjo shkelje ka rezultuar një nga faktorët kryesorë në një pjesë të konsiderueshme të aksidenteve rrugore të regjistruara ku janë shënuar dhe viktima. Me ndryshimet e aplikuara në kod, vetëm pak javë më parë, përdorimi i celularit në timon ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë./euronews

Lajmet e fundit nga