LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Kokainë dhe armë/ Një 37 vjeçar sulmon Policinë, arrestohen dhe bashkëpunëtorët e tij

21 Korrik 2021, 06:56, Kronika CNA
Video-Kokainë dhe armë/ Një 37 vjeçar sulmon

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, për vrasje dhe sulm ndaj Policisë.

P., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës, janë arrestuar një ditë më parë nga Policia e Durrësit.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Durrës.

Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur ?Nënkalimi i Urës së Dajlanit?, kanë ndaluar mjetin tip ?BMË?, me drejtues shtetasin E. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. P.

Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishekë. Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.

Gjithashtu, në vijim të operacionit dhe mbajtjes nën vëzhgim nga agjentët e Forcës Operacionale në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. P., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Vrasja? dhe ?Mbajtja e ambienteve për prostitucion? dhe S. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 armë zjarri pistoletë me 14 fishekë, 4 aparate celular dhe 2 automjete./CNA.al

Lajmet e fundit nga