Connect with Us

Tirana nesër pa drita/ Ja orët kur do ndërpritet energjia

Aktualitet

Tirana nesër pa drita/ Ja orët kur do ndërpritet energjia

Publikuar

-

Tirana nesër pa drita/ Ja orët kur do ndërpritet energjia

Disa zona në Tiranë, ditën e nesërme do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik.

OSHEE, bën të ditur se energjia elektrike do të shkëputet nga 09:00 dhe pa drita do të mbesin rruga “Taulantia”, rruga “Kole Popa” dhe një pjesë e zonës pranë ish- Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, rruga Kamëz-Valias, Kasall.

LEXO EDHE:  Izolohet Dibra/ Trashësia e dëborës mbi 1.5 metër

Ndërsa nga ora 10:00-16:00 pa energji elektrike do të mbesin rruga “Agon” dhe rruga “Ention Frroku”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna, lajme , kronike

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

LEXO EDHE:  Izolohet Dibra/ Trashësia e dëborës mbi 1.5 metër

LEXO EDHE:  Nesër Tirana 6 orë pa drita/ OSHEE publikon zonat dhe oraret



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotoja e ish-kryeprokurorit që bëri xhiron e mediave/ Zbardhet deklarata e bashkëshortes së Llallës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tashmë është shpallur në kërkim kombëtarë, pasi një ditë më parë u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Disa orë pas vendimit, Policia, zbarkoi në shtëpinë e tij dhe nuk e gjeti dhe më pas vendosi ta shpallë në kërkim.

Ndërkaq, është zbardhur edhe deklarata e bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla.

Në media u raportua se ajo u ka thënë oficerëve të policisë se nuk kishte dijeni ku ndodhej  bashkëshorti i saj, ndërkohë që një foto e Llallës në një stacion trenash në Itali po bënte xhiron e mediave.

LEXO EDHE:  Rama: Do falen kamatvonesat e energjisë për 66.539 konsumatorë pensionist, me ndihmë ekonomike, apo persona me aftësi të kufizuar

LEXO EDHE:  Marrëveshje mes OSHEE dhe Politeknikun për praktikën e studentëve



Fotoja në fjalë u publikua edhe nga gazetari Blendi Fezviu në emisionin “Opinion”.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori mungoi gjatë dhënies së vendimit, pasi po gjykohej në gjendje të lirë. Avokati i tij Sokol Hazizaj tha se Llalla mungonte për arsye shëndetësore.

Llalla u shpall fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode.

Hetimi ndaj tij u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 Mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një “zbulim” të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t’iu rriten pagat.

Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!”-shkruan Erion Braçe.

LEXO EDHE:  Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

LEXO EDHE:  Rama: Do falen kamatvonesat e energjisë për 66.539 konsumatorë pensionist, me ndihmë ekonomike, apo persona me aftësi të kufizuar

Shyqyr që Braçe më në fund “zbriti nga Hëna”, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?



Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

LEXO TE PLOTE