Connect with Us

Tetë këshillat se si të rrisni fëmijë inteligjentë

Sociale

Tetë këshillat se si të rrisni fëmijë inteligjentë

Publikuar

-

Nga Dona Matthews

“Psychology Today”

Gjatë pjesës më të madhe të jetës sime profesionale, jam marrë me çështjet në lidhje me zhvillimin e dhuntive dhe arsimimin e fëmijëve, ndaj nuk u befasova kur m’u kërkua të flas mbi mënyrën sesi të rrisni fëmijë inteligjentë. Edhe pse fokusi kryesor i kërkimeve të mia, ka qenë talenti, unë nuk e vlerësoj inteligjencën mbi cilësitë e tjera.

Në fakt, cilësitë që unë vlerësoj më shumë janë mirësia, integriteti, sensi i humorit dhe mençuria, asnjë prej të cilave nuk kërkon një inteligjencë të lartë. Por thënë kjo, inteligjenca ka sërish rëndësi. Një mendje kurioze, e mirë-zhvilluar dhe e disiplinuar,përbën një avantazh në shumicën e aktiviteteve njerëzore, nga shkolla tek puna dhe marrëdhëniet sociale.

Bazuar në gjetjet aktuale të studimeve mbi inteligjencën dhe trurin, ja cilat janë përfundimet e mia në lidhje me këshillat praktike që duhet të kenë parasysh prindërit që synojnë të mbështesin zhvillimin e inteligjencës së fëmijës së tyre.

Gjithçka fillon me ju si prind
Kujdesuni mirë për veten tuaj, në mënyrë që të kujdeseni mirë për fëmijën tuaj. Kur e pranoni se është normale të jeni një qenie e papërsosur dhe t’i mirëprisni gabimet që bëni si shans për të mësuar, ju po e ndihmoni fëmijën tuaj të lulëzojë në çdo mënyrë.

Tregoni ndaj fëmijës suaj një dashuri bujare në veprim
Jini të besueshëm dhe vazhdimisht të ngrohtë. Jini të mirë dhe të durueshëm me të.

Dëgjojeni vërtet atë
Përgjigjuni pyetjeve që u bën fëmija juaj, kushtojini vëmendje kurioziteteve të tij. Ji i pranishëm në shqetësimet që ai ka.

Sigurohuni që të keni shumë kohë për të luajtur më të
Mos harroni se loja është veprimtaria më thelbësore për zhvillimin e trurit të fëmijës suaj të vogël (të paktën deri në moshën7-vjeçare), sesa koha e kaluar për gjëra që duken më shumë si mësime akademike. Koha e lojës nuk është aspak një kohë e humbur në procesin e zhvillimit të inteligjencës.

Stimuloni të gjitha shqisat e fëmijës suaj
Që nga lindja e tutje, jepini fëmijës suaj mundësi për të eksploruar duke përdorur që të gjitha shqisat e tij. Kur ata duken veçanërisht të interesuar për diçka, ndihmojini të gjejnë mënyra për të mësuar më shumë rreth saj.

LEXO EDHE:  Rriten temperaturat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Modeloni dhe mësoni sesi të menaxhoni emocionet
Rregullimi i emocioneve, vetëkontrolli dhe këmbëngulja janë më të rëndësishme sesa Koeficienti i Inteligjencës (IQ) për të pasur sukses në çdo fushë të jetës. Ndaj mësojini fëmijës tuaj teknikat e relaksimit si frymëmarrja e ndërgjegjshme, dhe sigurohuni që ata të kenë ekuilibër të mjaftueshëm në jetën e tyre, duke përfshirë kalimin e kohës në natyrë.

Kushtojini vëmendje zhvillimit fizik të fëmijës tuaj
Sigurohuni që fëmija juaj të konsumojë ushqime të shëndetshme, të flejë gjumë mjaftueshëm dhe të jetë fizikisht aktiv sidomos në natyrë. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit.

Kultivoni kreativitetin e fëmijës tuaj.
Krijimtaria jo vetëm që gjallëron jetën dhe nxit të mësuarit, por ajo është një mjet i jashtëzakonshëm për shërimin emocional dhe vetë-shprehjen. Ndaj kultivojeni atë tek fëmija që në hapat e parë. Por edhe nëse fëmija juaj është 5 apo 15 vjeç dhe ju nuk i keni bërë këto gjëra, nuk ka problem.

Studimet e fundit mbi trurin e njeriut, tregojnë se ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për ndryshimin dhe zhvillimin e trurit gjatë gjithë jetës, përmes një mekanizmi të quajtur plasticitet nervor. Që nga lindja e njeriut dhe deri në pleqëri, truri zhvillohet kur ne bashkëveprojmë me botën, kur përfshihemi në aktivitete që i konsiderojmë kuptimplota për ne, dhe kur sfidojmë veten për të vazhduar të mësojmë.

Shumë prindër habiten kur mësojnë se sekretet për të rritur fëmijë të zgjuar janë kaq të lashta:duajini fëmijët tuaj, jini të sjellshëm dhe të durueshëm me ta, sigurohuni që ata të kenë shumë kohë për të luajtur dhe të flenë sa duhet. Por në fakt, duket se ndërtimi i trurit dhe ndërtimi i personalitetit të njeriu është e njëjta gjë.

Shënim: Dona Matthews, është psikologe e zhvillimit në SHBA, autore e katër librave për fëmijët, adoleshentët dhe edukimin e tyre. / bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E diela me temperaturë deri në 31 gradë/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Mbeten vlerat e larta barike në territor duke kushtëzuar mot të kthjellët.

Përjashtim bëjnë zonat malore pergjatë kufirit lindor, ku pritet të ketë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Rriten temperaturat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

LEXO EDHE:  Keni ndërmend të bëheni tapë sot?/ Duhet të dini si të shkoni në punë gjysmë të dehur dhe t’ja hidhni paq

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Maturantët edhe 4 ditë afat për regjistrimin në universitete/ Ja cila vijon të jetë dega e preferuar

Publikuar

-

Nga

Ende asnjë përgjigje nga Ministria/ Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthimin në auditore

Maturantëve u ka mbetur edhe 4 ditë kohë për t’u regjistruar në degët fituese. Deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar më shumë se gjysma e tyre.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se degët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë të mbeten më të preferuara nga studentët.

“Ka një ecuri shumë të mirë dhe në degë të tjera të mjekësisë, stomatologjia ka ecur mjaft mirë. Gjithashtu ngelen të preferuara degët e teknologjisë së informacionit, të cilat kanë pasur shumë regjistrime.Më pas vjen ekonomiku me ecuri të mirë dhe juridiku”, thotë ai për Report TV.

Xhelaj e ka konsideruar  si një nga ecuritë më të mira të viteve të fundit.



‘Kemi arritur në fazën e katërt të procesit të regjistrimit që ndjekin raundin e parë të regjistrimeve. Mbi 50% e maturantëve të cilët kanë aplikuar e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar në një nga programet e studimit. Kjo do të thotë që është një nga ecuritë më të mira që kemi pasur në vitet e fundit ku raundet e para përfunduan diku tek 15 mijë maturantë, ecuria tanishme tregon që do të kalohet ky numër që në raundin e parë. Regjistrimet janë 11.250 maturantë”, thotë ai.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA nuk i beson politikës shqiptare/ “Më 25 prill do dal vetë në terren”

LEXO EDHE:  Keni ndërmend të bëheni tapë sot?/ Duhet të dini si të shkoni në punë gjysmë të dehur dhe t’ja hidhni paq

Ndryshe nga vitet e mëparshme, studentët do të kenë në dispozicion dy data për t’u çregjistruar.

‘Në datat 16-17 është lënë një fazë ekstra për ç’regjistrimet. Përpara ka qenë 24 orë ndërsa tani kemi lënë një fazë të plotë që maturantët të mendohen mirë në momentin që duan të bëjnë çregjistrim”.

Më shumë regjistrime janë kryer në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vend të dytë qëndron ai i Durrësit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e sotme moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare. Në orët e mesditës në relievet e larta malore parashikohen reshje shiu të dobta dhe lokale.



Sipas, SHMU për ditën e Diel pritet një përkeqësim i lehtë. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër./CNA.al

LEXO TE PLOTE