Connect with Us

“Tentakulat e krimit në tendera”/ E vërteta që fshihet dhe pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Petro Koçi

Politikë

“Tentakulat e krimit në tendera”/ E vërteta që fshihet dhe pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Petro Koçi

Publikuar

-

“Trafikantët po marrin tendera”/ Petro Koçi thirret në SPAK

Petro Koçi, një ish-zyrtar i lartë i socialistëve, tashmë i rikthyer si deputet, pasi luftoi me partinë e tij dhe themeloi PSV 91, Petro duket se është rikthyer tashmë në betejë. Por ndryshe nga koha kur kishte partinë e tij të vogël dhe luftonte me Edi Ramën, tashmë ka filluar betejën me përfaqësuesit e srtrukturave lokale, në qarkun ku ai është zgjedhur deputet.

Koçi është deputet i rikthyer në qarkun e Fierit, që kryesohej nga Gramoz Ruçi, i cili ishte i 10-ti në listën e këtij qarku dhe më pas ai u dorëhoq si kryetar Kuvendi, la edhe mandatin e deputetit.

Socialisti Koçi duket se ka zgjedhur të luftojë fort brenda strukturave të PS-së. Prej disa ditësh është bërë personazh i rëndësishëm në media dhe rrjetet sociale. Ai me disa postime, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka folur me tone të ashpra, duke thënë se krimi i organizuar po merrte tendera nga pushteti vendor dhe i kishte shtrirë tentakulat e tij në tendera. Por nuk e përcaktoi ku.

Më pas nuk u nxitua. Por, e sqaroi në një dalje të tij në televizionin Euronews, se qëndrimin e tij e kishte për nivelin lokal. Për qarkun e Fierit.

Qarku i Fierit ka disa bashki, si ajo e Mallakastrës, Fierit, Divjakës, Lushnjes, ku tenderat kryesorë dhe investimet kryesore janë zhvilluar në Bashkinë e qytetit të Fierit. Mediat e identifikuan direkt dhe qëndrimin e mbajtën për kryebashkiakun Armando Subashi.

Më pas Petro Koçi vazhdoi me një tjetër qëndrim. Ai së fundi foli për zgjedhjet në qarkun e Fierit dhe për rezultatin. Duke vlerësuar edhe punën e Bashkisë në strukturë elektorale, por duke i dhënë meritë personale Edi Ramës.

Por, përtej kësaj retrospektive, ne si media kemi dy pyetje publike për Petro Koçin.

Së pari, për denoncimin në lidhje me tentakulat që krimi ka shtrirë në tenderat publikë. Kush janë këto tentakula të krimit? Dhe në cilat bashki? Kush janë bashkëpunëtorët e tyre që japin tendera? A duhet ta thotë këtë publikisht Petro Koçi, apo duhet t’ia thotë SPAK-ut?

Dhe pyetja e dytë ka të bëjë me postimin që ai ka bërë sot në rrjetet sociale. Ku ka mbajtur një qëndrim, duke thënë se “të fortët” e LSI-së, i morën votat e socialistëve.

LEXO EDHE:  Rama jep detaje për spitalin e ri në Fier që do ndërtohet nga Turqia/ Porosia që i dha Subashit

Por, a është Partia Socialiste në pushtet? A është Policia e Shtetit e kontrolluar nga socialistët? A është Ministri i Brendshëm i socialistëve? A është Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i socialistëve?

Vetë Petro Koçi, që ishte kandidat në qarkun e Fierit, çfarë denoncimesh bëri për këta të “fortët”?

Por, tani pasi kanë kaluar mbi tre muaj nga zgjedhjet, flet publikisht.

Ka të drejtë të mbajë qëndrimin e tij, por këto pyetje duan përgjigje.

Se në të kundërt, përtej akuzave që Zoti Koçi bën, rezulton që të jenë për interesa dhe qëllime personale, për interesa krejtësisht klienteliste, boshe dhe të pavlera.

Ose në mënyrën sesi janë artikuluar dhe qëndrimet që janë mbajtur, pas tyre fshihen vepra penale, krim korrupsion dhe vendin zyrtarët përgjegjës dhe përfituesit e kanë në SPAK. Ose Petro Koçi gënjen, ose duke iu përgjigjur pyetjeve tona do të sqarojë më tej të vërtetën, të cilën duam ta dimë të gjithë. Më shumë dhe përtej asaj që Petro nuk e ka thënë ende./CNA.al

“Të fortët e Metës na morën votat”/ Petro Koçi flet dhe për sabotime brenda PS

Armando Subashi, kurbani i radhës në PS/ Bien këmbanat për arrestimin e tij

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat e forta/ Porti i Durrësit, lavatriçja e parave të ndotura të Rilindjes?

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri i ka drejtuar dy pyetje kryministrit Edi Rama përsa i përket maketit të Protit të ri të Durrësit.

Përmes një deklarate per mediat, Xhaferri shpjegon se kanë kërkuar nga qeveria sqarime mbi atë se ku do të zhvendoset Porti ekzistues.

Ai ka renditur pikat shqetësuese që sipas PD përveç maketeve nuk janë parë studime dhe as transparencë dhe as kuadër ligjor.

Dy ditë më parë Kryeministri Rama hodhi për konsum maketin e Portit të ri të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim në 3D.

Por nisur nga rëndësia që ka Porti i Durrësit për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, ne i kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë sqarime për disa çështje:

Së pari: Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe çfarë kapacitetesh do të ketë?

Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale.  Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontejnerëve.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit.

Ndoshta problemi më i vogël është vlera financiare. Problemi madhor ka të bëjë me faktin se Rama po na largon gjithmonë e më shumë nga rruga drejt BE-së.

Së treti: Çfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite.

Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit?

Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. Por, deri më tani kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor.

Pra, kemi parë maketin e Ramës dje, darkën me arabët tek restoranti i famshëm i Nusretit të ministrit Ahmetaj dhe plaçkitjen që po i bëhet pa kuadër ligjor kësaj godine, që njihet si godina me xhama, (që sikurse shihet edhe kanë rrethuar).

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga qeveria për këto problematika dhe njëkohësisht drejtësia e re duhet të veprojë“-tha Xhaferri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesit nuk i del inati me Metën/ Zbardhet mesazhi i “koduar”

Publikuar

-

Nga

“Ilir kërko falje, shërbëtorë nuk pranon njeri”/ Nikoll Lesi tregon mesazhin e koduar të SHBA, për Metën

Gazetari Nikoll Lesi, duket se nuk e fal dot presidentin Ilir Meta, pse nuk e dekoroi gazetën e tij, në 30-vjetorin e krijimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Lesi në mënyrë indirekte i ka drejtuar një mesazh presidentit Meta, ku ai flet për politikanë të etur për pushtet.

“Politikani ka një moshë politike (jo vetëm fizike) kur duhet ta ndjejë vetë se duhet të largohet politika. Natyrisht flasim për politikanë që nuk kanë futur duart në xhepin e njerëzve dhe të buxhetit të shtetit, që nuk kanë vrarë apo që nuk kanë shkelur ligjin.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Mbajmë përgjegjësinë tonë, Rama duhej rrëzuar që kur shkarkoi Manjanin

LEXO EDHE:  Rama shpërthen për Balilin/ Refuzoj çdo leksion, s’mund të goditet një ministri për Eskobarin

Ndër këta, “senatorë”, mbeten të nderuar Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle (PS). Ishin, kontribuan dhe ikën. Edhe Aleksandër Meksi, ishte kryeministër dhe iku. Nuk u mor më me politikë. As Serveti dhe Namiku. Dhe mbeten të nderuar. Ndërsa ka të tjerë që nuk i shqiten pushtetit dhe të mirave që vijnë prej tij. Derisa një ditë në vend që të shkojnë në zyrë, do t’iu dalë SPAK-u përpara për tjetër “shtëpi”, shkruan Lesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gaz Bardhi, kundërshtari gjigant i Ramës

Publikuar

-

Nga

Në një lëpirje të gjatë përtej tharjes së gjuhes dhe bllokimit të fytit kreu i PD, në degen 4 në Tiranë, Ervin Goxhaj ka shprehur vlerësime të larta për Gaz Bardhin, duke e cilësuar si kundërshtarin gjigant të kryeministrit Edi Rama.

Ervin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Bardhi është një kundershtar gjigand i së keqes që sipas tij, po e mbyt shoqërinë tonë me metoda propagandistike dhe korruptive.

Po ashtu ai thekson se ky “kundërshtari gjigant i Ramës, pra Gaz Bardhi, do të sjellë ndryshimin, për të cilin ka nevojë Shqipëria”.

Te dashur miq !

Ditet qe po jetojme vitet e fundit kane qene shume te veshtira per secilin prej nesh.

Nje qeveri me nje lider autoritar e zhytur ne skandale dhe afera korruptive nga me te ultat deri tek me te majmet jane shkaktaret kryesore te cilat po cojne ne nje degradim te shoqerise ne menyren e perceptimit se kush duhet te gjykohet dhe sulmuar per veshtiresite dhe problemet qe ata hasin perdite.

E nisa kete shkrim duke pasur parasysh sulmet qe po i behen ditet e fundit sekretarit te pergjithshem te PD Z.Gazmend Bardhi.

Qe ne nisje te karrieres se tij politike synimi i Z.Bardhi ka qene te perfaqesoje dhe te mbroje interesat e cdo qytetari pavaresisht cdo krahu politik nga vjedhja sistematike qe i behet cdo dite nga nje kupole e lidhur me krimin qe e vetmja gje e cila mendojne eshte mbushja e xhepave te tyre dhe pasurimi i klienteve te tyre.

Z.Bardhi eshte nje kundershtar gjigand i se keqes qe po e mbyt shoqerine tone me metoda propagandistike dhe korruptive per shume arsye,nje nga ato dhe me kryesorja eshte qe ai nuk eshte i zhytur ne ndonje skandal korruptiv apo seksual sic eshte mbushur kabineti qeveritar.

Ketyre sulmeve ju bejne jehone dhe disa gazetare te cilet gjithe karrieren e tyre e kane kaluar duke u paguar te flasin ne interes te se keqes duke mbyllur syte dhe duke marre favore nga me te ndryshmet.

Z.Gazmend Bardhi nuk mund te gjykohet nga keta persona kurrsesi dhe aq me pak te ndikohet, perkundrazi kjo i jep force atij ne rrugen e tij te drejte dhe detyren fisnike qe i eshte ngarkuar,te sjelle NDRYSHIMIN qe kemi nevoje te gjithe se bashku.”-shkruan Ervin Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE