LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat ekstreme/ Dubai stimulon reshje shiu me dron

21 Korrik 2021, 07:30, Kosova & Bota CNA
Temperaturat ekstreme/ Dubai stimulon reshje shiu me dron

Teksa vendet e Europës Qendror dhe së fundmi edhe Kina janë përballur me përmbytje, në Dubai paraqitet një tjetër ekstrem i kushteve atmosferike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se temperaturat e larta kanë bërë që autoritetet kanë krijuar ?shira artificialë?. Sipas qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, reshjet sollën një sasi të madhe të ujit që vërshoi në rrugë.

Të dielën, shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi pamje të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli dhe përllogaritet në miliona dollarë.

Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun./CNA.al

Lajmet e fundit nga