Connect with Us

“Të fortët e Metës na morën votat”/ Petro Koçi flet dhe për sabotime brenda PS

Politikë

“Të fortët e Metës na morën votat”/ Petro Koçi flet dhe për sabotime brenda PS

Publikuar

-

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, ka dalë me një analizë parapake për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai ka folur pa dorashka se si edhe brenda PS pati sabotime ndaj njëri tjetrit.

Analiza e zgjedhjeve të 25 prillit nuk ka nisur akoma. Pritet që të kemi së shpejti një dokument kriteresh, ku do mbështet kjo analizë. Megjithatë kemi të dhëna të mjaftueshme për të prezantuar një analizë paraprake, jo përfundimtare.

 Përpara fushatës, me shpalljen e listave të zgjedhësve ne iu përkushtuam punës së pareshtur për identifikimin e elektoratit në qytet. Ndërsa herët e kaluara skanimi i listave ishte bërë formal, kësaj radhe këmbengulëm që të rrisnim përqindjen e njohjes së elektoratit nga 50 deri 60 në 70 deri 80 përqind.

 Gjithashtu përmirësuam skemën organizative me koordinatorë në bazë lagjeje. Sepse, listat zgjedhore në bazë alfabeti nuk mund të skanoheshin në përqindjen e dëshiruar vetëm nga OS në bazë QV.

 Megjithëse në kushte pandemie grupet e punës dhanë një kontribut shumë të vyer, i cili dha frutet e veta. Selia e PS për muaj me radhë u shndërrua në arenë pune të jashtëzakonshme. Mirënjohje pafund çdo aktivisti të PS”, e nis Koçi analizën.

Më tej ai  bëhet më konkret, ndërsa tregon se ku çaluan dhe për faj të kujt.

Ndër të tjera ai falënderon edhe kryebashkiakune Fierit, Armando Subashi për puën e bërë në krye të Bashkisë dhe anagazhimin në fushatë.

Rajoni i drejtuar nga A.O përcaktoi koordinatorët më të mirë siç ishte B.C etj. Pati ndonjë tjetër si F.E, që koordinatorët i caktoi për dekor politik për meritat që do duheshin pas beteje siç ishte rasti i E.S.

 Dega e PS e Bashkisë Fier mori rezultatin më të mirë në Qarkun e Fierit.

 Nëse shifrës së votave për PS do ti bashkonim vetëm gjysmat e votave të pavlefshme atëherë do kishim thuajse të njëjtin rezultat si në 2017.

Si subjekt kemi marrë më shumë vota sesa në 2019 dhe në 2015. Kjo dëshmon se manovra politike e realizuar në vjeshtë solli produkt.

Por, nga më të mirët në qark ne duhet të ngjitemi sërish tek më të mirët në Republikë.

Efektet e qeverisjes, sidomos transformimi i qytetit nga Qeveria dhe punët e bashkisë ishin një argument në favorin e shpresës për realizime të reja në mandatin e ri.

 Dua t’i shpreh mirënjohjen përgjegjësit politik të Qarkut për një fushatë intensive dhe të kudondodhur. Kryetari i bashkisë gjithashtu u angazhua fort në aktivitetet elektorale në gjithë territorin tonë politik si edhe në aktivitetin organizativ para fushatës.

(Ky vleresim s’ka lidhje me reagimet e hutuara të kohëve të fundit ndaj vleresimit tim politik, se ne Fier ka zgjatje të duarve të krimit drejt financave publike dhe ku s’ka asnjë akuzë emërore)

Gjykoj se përtej aktiviteteve masive metoda më e mirë do ishte ajo derë më derë. Ashtu jo vetëm që takon më shumë njerëz, por komunikimi është ndryshe.

LEXO EDHE:  Dosja CEZ/ Shkëlzen Berisha arrin te Krimet e Rënda

Bëhet sy ndër sy dhe krijon lidhje të drejtëpërdrejtë të politikanit me zgjedhësin”, shkruan më tej Koçi.

Sipas të njëjtit, administrata me performancën e saj nuk i ndihmoi dhe ndërkohë imazhi i saj në disa sektoëe si kadastra apo arsimi kishin vlerësim negativ, duke u kthyer në kosto politike për PS.

Ndryshimet e bëra para fushatës sollën një qasje te re. Më vjen çudi sesi keto ditë kadastra i është rikthyer konjukturës së vitit të kaluar” shprehet Koçi.

Më tej ai ka bërë një vlerësim, duke pasur parasysh edhe rezultatet e partive të Opozitës.

Sipas Koçi të fortët e Metës, kanë arritur t’i shkëpusin PS, një numër të konsiderueshëm votash.

Ndërsa PD ka rritur numrin e votave në kurriz të LSI.

 “Ajo që bie ne sy është rritja e votave për opozitën PD në kurriz të LSI.

Bashkimi PD-PDIU në Fier dhe përpjekjet me para për të përmbysur rezultatin brenda listës së PD dha efektet kryesore.

Nëse votave të saj i shtojmë përqindjen e logjikshme të votave të pavlefshme në rang bashkie atëherë ajo ka një shtesë prej 4000 votash. Në fakt rreth 3000 prej tyre janë ato që ka humbur LSI.

Ndërkohe një dorë të fortësh në Fier që punuan për partinë e Metës arritën të na shkëpusnin vota të konsiderueshme në disa qendra votimi”, shkruan Koçi.

 Ky i fundit më tej është ndalur tek përplasjet brenda llojit, që sipas tij janë reflektuar në numrin e votave.

Një element i rëndësishëm që duhet analizuar është edhe vota preferenciale. Ky faktor shpesh bëri që paraqitja jonë të mos ishte serioze. Disa prej kandidatëve nuk respektuan kodin e përcaktuar nga lidershipi i partisë.

Një pjesë e administratës u vu në shërbim të kandidaturave që vinin prej radhëve të saj. Ndërsa unë bëra thirrje publike për të votuar më shumë nr 12 si parti dhe nr 10, Gramoz Ruçi si individ, pati të tjerë që ngatërruan elektoratin duke i vënë theksin mbi nr personal të tyre.

Mendoj se vota preferenciale e kthen sistemin në dimension të fortë maxhoritar duke e zbehur thelbin proporcional. Dhe nga ana tjeter kjo rrit luftën e brendshme deri në përdorim të elementeve të paskrupullt.

Rezultati i PS Fier eshte dinjitoz.

Fitorja e ketyre zgjedhjeve ne rang vendi eshte padyshim meriteë Edi Rames.

Te rrime drejt dhe po drejt te flasim!”, përfudon analizën deputeti Petro Koçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk është kohë për të pritur”/ Pas largimit nga LSI, Luan Rama del me mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zv.kryetari i kësaj force politike, Luan Rama ka dalë sot me një mesazh të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se 17-vjetori i LSI-së, duhet të jetë një reflektim për ringritjen e saj.

Luan Rama thekson se “nuk është koha për të pritur”, por “Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri

17 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,

lindi si besim,



LEXO EDHE:  Skandal/ Zbulohet si Rama po përgatit blerjen e votave  

LEXO EDHE:  “Nuk e ka hedhur ende penelin e fundit”/ Çani zbulon planin e Ramës

lindi si ndryshim.

Lindi për të qenë lëvizje.

Është koha për t’u ringritur,

Nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.

LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.-shkruan Luan Rama./CNA.al

Luan Rama largohet nga drejtimi i LSI/ Humbësit duhet të dorëhiqen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas në PD, akuza dhe konflikte/ Nënkryetari “masakron” Xhaferrajn, zbulon prapaskenat e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

PD është kthyer në një parti konfliktesh dhe përplasjesh. Nga qendra përpalet janë shtrirë në rrethe.

Në PD e Durrësit, është vënë në “shënjestër”, kreu i degës, Ferdinand Xhaferraj.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Neritan Golja ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetarit Ferdinand Xhaferaj për dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Golja shkruan se Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu.

Madje ai shkon më tej, duke hedhur akuza se në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat grupë ishin të favorizuara nga pushteti dhe u vunë në dispozicion të socialistëve.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve”, shkruan Golja.



Sipas tij të njëjtit, pas kësaj situate të rëndë, e gjithë e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin  e Durrësit duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.

Kjo gjë, sipas Goljas nuk ka ndodhur dhe fajtor ai bën Ferdinand Xhaferrajn kreun e PD të Durrësit.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Mustafajt/ Çfarë do të ndodhë ne 1 korrik

LEXO EDHE:  Shpartallimi i PD-së në Vlorë/ S'ka zgjedhje, Noka shkarkon dhe emëron sipas qejfit

Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë,  z.Xhaferraj,  në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që ti i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.

Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona”, shkruan më tej Neritan Golja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI u “ekzekutua” me 25 prill/ Kryemadhi “përkujton të rënët”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë një goditje të fortë partisë se Ilir Metës, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila tani drejtohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Nga 19 mandate që mori katër vite më parë, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI u katandis me vetëm katër mandate, ku “kryeson” deputeti me 362 vota Petrit Vasili.

Pas “shkrirjes” të LSI-së, dhe pasi pranoi humbjen, Monika Kryemadhi u “zhduk” nga ekranet dhe nga rrjetet sociale. Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kryemadhi, e cila dikur gjuante Ramën me çizme, apo deklaronte se “do t’ia ha veshin”.

Por, pas zhdukjes së gjatë nga mediat, sot është “zgjuar” Monika Kryemadhi, e cila ka përkujtuar “hirin” e partisë së saj.

17-vjetori i krijimit të LSI, ka “zgjuar” Kryemadhin, e cila ka marrë mundimin të shkruajë dy rrjeshta në rrjetet sociale.

Në një postim në profilin e saj, Kryemadhi përkujton partinë që nuk ekziston më, ose “hirin” e saj, pasi LSI u “ekzekutua” në 17-vjeçare, më 25 prill 2021, ku dhe mori goditjen fatale.

Por, Kryemadhi ndërsa përkujton “të rënët” e LSI-së, shkruan se “misioni” vazhdon.

Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.

Misioni vazhdon”-shkruan Monika Kryemadhi.

Ndoshta Kryemadhi e ka fjalën për “misionin” e filluar në 25 prill, drejt fundosjes përfundimtare të partisë së bashkëshortit të saj Ilir Meta, sot President i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  A e ka shkelur ndonjëherë Kushtetutën këtë vit?/ Përgjigjet Meta: Është e sigurt që…

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Mustafajt/ Çfarë do të ndodhë ne 1 korrik



Kujtojmë këtu se Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua më 6 shtator të 2004 si një fragment politikanësh të shkëputur nga PS, me në krye Ilir Metën.

Në zgjedhjet e para që garoi LSI në 2005 fitoi 3 mandate, në 2009 LSI mori 4 mandate dhe u bë për herë të parë pjesë e qeëvrisë falë koalicionit me PD.

Në 2013 LSI mori 16 mandate dhe formoi qeverinë me PS ndërsa në 2017 arriti kulmin me 19 mandate të fituara, por kaloi në opozitë.

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë dhe në ato zgjedhje LSI garoi me kryetar Petrit Vasilin, ndërsa më pas drejtimin e partisë e mori Monika Kryemadhi e cila vijon ta ketë edhe sot.

Ndërsa, sot LSI vijon të jetë në opozitë, pas goditjes fatale që mori në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, ku përfundoi me vetëm 4 mandate deputetësh, përkatësisht Agron Çela në Shkodër me 2,656 vota, Erisa Xhixho në Tiranë me 1,065 vota, Monika Kryemadhi në Fier me 1,771 vota dhe Petrit Vasili me vetëm 362 vota, në Tiranë./CNA.al

Pas shkrirjes së LSI/ Kryemadhi largohet nga politika?

Pas “zhdukjes” së gjatë/ “Zgjohet” Monika Kryemadhi

LEXO TE PLOTE