Connect with Us

Tare i fiksuar me shqiptarët, Lazio piketon Shaqirin dhe Adnan Januzajn

Seria A

Tare i fiksuar me shqiptarët, Lazio piketon Shaqirin dhe Adnan Januzajn

Publikuar

-

Lacio e Igli Tarës e dashuruar me futbollistët shqiptarë! Sipas “Corriere dello Sport”, në listën e klubit kryeqytetas për merkaton e verës, janë edhe Xherdan Shaqiri i Liverpulit si dhe Adnan Januzaj i Real Sosiedadit. Edhe pse nuk ka një ofertë konkrete momentalisht, gjasat janë të mëdha, që ndonjëri prej tyre t’i bashkohet kolonisë shqiptare te Lacio.

Gjithsesi në krye të preferencave të Tares qëndron gjermani Julian Brandt. Borusia Dortmund duket e bindur të lejojë huazimin e gjermanit nëse formula do të jetë huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro. Në sfond gjithashtu mbetet edhe slloveni i Atalantas, Josip Iliçiç. Megjithatë, largimi i tij nga klubi italian dhe në veçanti drejt një rivali si Lazio do të jetë shumë i vështirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Jo vetëm Sasuolo, një tjetër skuadër italiane futet në garë për Rei Manajn

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij duke u vendosur në qendër të disa ekipeve me emër në Spanjë dhe Itali. Emri i sulmuesit të Kombëtares është lidhur me disa skuadra kohët e fundit si portugezët e Familisaos, Kadizi në Spanjë, Sasuolo dhe së fundmi në garë ka hyrë dhe skuadra italiane Venecia.

Këta të fundit janë vënë pas një sulmuesi ku kohët e fundit u përfolën për arritjen e marrëveshjes me ish-sulmuesin e Milanit, Mbaje Niang, por tripleta e Manajt me Barcelonën dy ditë më parë i ka bërë që të ndërrojnë mendje venecianët dhe sipas ”TuttomercatoWeb”, Venecia ka hyrë seriozisht në garë për kartonin e 24-vjeçarit.

Manajt e njeh mjaft mirë Italinë duke luajtur për disa skuadra si Inter, Pisa dhe Peskara, por tani e rëndësishme është vullneti i sulmuesi kuqezi si dhe bindja e Barcelonës për kartonin e lushnjarit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Inzaghi “fërkon duart”, gati afrimi i dyshes Bellerin-Nandez

Publikuar

-

Nga

Inter vijon të jetë mjaft aktiv në merkato dhe në orët e ardhshme pritet të shtojë dy futbollistë të tjerë nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi, me synimin për të kompletuar organikën pa nisur ende sezoni.

Bëhet fjalë për uruguaianin Nahitan Nandez, me të cilin ka një akord për një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, ndërsa vetë futbollisti u ka kërkuar drejtuesve të Cagliarit zyrtarisht largimin.

Marrëveshja mes klubeve mungon ende, por marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe në orët e ardhshme pritet që Marotta e Giullini të darkojnë së bashku për të zgjidhur si transferimin e Nandez në Milano, ashtu edhe atë të Radja Nainggolan të Sardenjë.

Futbollisti uruguaian është një mesfushor polivalent, që mund të përshtatet shumë mirë në treshen e qendrës së këtij reparti, por gjithashtu në gjysmën e dytë të këtij sezoni ka treguar se di të përshtatet edhe si anësor i djathtë, një pozicion të cilin zikaltrit e kanë bosh pas largimit të Hakimit.

Megjithatë zëvendësuesi i parë i marokenit pritet të vijë nga Londra dhe bëhet fjalë për anësorin spanjoll Hector Bellerin. Agjenti i këtij të fundit pritet të mbërrijë në Milano në fillim të javës së ardhshme, për të diskutuar detajet e transferimit me drejtuesit zikaltër.

Vetë futbollisti i ka kërkuar Arsenalit largimin, pasi nuk shihet titullar nga trajneri Arteta, ndërsa Interi është treguar i gatshëm ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 18 milionë eurove.

Pikërisht Bellerin është futbollisti që i afrohet jo pak marokenit Hakimi, pasi në të kaluarën ka treguar se shpejtësia është një nga armët e tij më të forta, duke arritur të vrapojë me 34.7 km/orë.

Objektiva të tjerë të zikaltërve janë afrimi i një anësori të majtë dhe një sulmuesi të katërt, por në këto pozicione nuk mund të bëhet asnjë lëvizje pa u larguar më parë kroati Ivan Perisic dhe sulmuesi Andrea Pinamonti, pasi nuk mund të tolerohet një organikë e fryrë veçanërisht në aspektin e kostove.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mbappe shtyn Cristiano Ronaldon drejt PSG-së

Publikuar

-

Nga

Rrugët e merkatos nuk njohin fund. Aq më tepër kur flitet për emra si Kilië Mbape e Kristiano Ronaldo. Sugjestionuese manovra, e cila prej javësh zë faqet e para të të përditshmeve sportive, sipas të cilave CR7 do të ishte zëvendësuesi i francezi në rast largimit të këtij të fundit nga Parisi.

Gjithçka varet nga oferta e Realit të Madridit që nuk pranon të shpenzojë shumicën e buxhetit për një lojtar në skadencë kontrate. Në anë tjetër, Mbape mezi pret të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll ku do të gjejë edhe mikun Benzema.

Juventusi nuk kërkon të gjendet e papërgatitur dhe thuhet se ka një plan B, por më parë duhet të sistemojë portugezin, i cili nuk do të lejohet të largohet falas pasi do të shkaktonte humbje të rëndësishme në bilanc.

Një alternativë mund të ishte shkëmbimi me Ikardin, i cili ka humbur vend në hierarkitë e Poçestinos. Argjentinasi do ta mirëpriste transferimin në Torino, por nuk mund të presë gjatë.

Për të interesohet Roma, që me ardhjen e Murinjos në stol është bërë një klub shumë tërheqës për kampionë të ndryshëm të lojës me top. Gjithsesi, efektin domino mund ta shkak tojë vetëm Mbape.

Ky i fundit kërkoi largimin që kur ishte i grumbulluar me Francën në Europian, por së shpejti do të ketë një takim më drejtuesit për të gjetur një zgjidhje që do ta ndihmonte të realizonte ëndrrën madrilene.

LEXO TE PLOTE