Connect with Us

Studimi/ Helmi i merimangës riparon dëmet që i shkakton zemrës një atak kardiak

Shëndeti

Studimi/ Helmi i merimangës riparon dëmet që i shkakton zemrës një atak kardiak

Publikuar

-

Një trajtim që mund t’i shpëtojë potencialisht jetën atyre që kanë pësuar një sulm në zemër, është zbuluar nga një burim shumë i habitshëm në pamje të parë:tek helmi i njërës prej merimangave më vdekjeprurëse në botë.

Një element i zhvilluar nga një molekulë e gjetur në helmin e merimangës së ishujve Frejzër, K’gari, mund të parandalojë dëmet e shkaktuara nga një sulm kardiak. Zbulimi u bë nga një ekip i udhëhequr nga dr.Natan Palpant, profesor Glen King nga Universiteti i Kuinslendit dhe profesor Peter Mekdonald nga Instituti i Kërkimeve mbi Zemrën.

Palpant nga Instituti i Bioshkencës Molekulare (IMB), tha se elementi i zbuluar ndaloi një “sinjal vdekjeprurës” që dërgon zemra pas një sulmi kardiak.”Pas një sulmi në zemër, rrjedha e gjakut në zemër zvogëlohet, duke shkaktuar mungesë të oksigjenit në muskujt e saj. Kjo bën që mjedisi qelizor të bëhet acid, dhe kjo çon në vdekjen e qelizave të zemrës. Pavarësisht dekadave të studimeve, askush nuk ka qenë në gjendje të zhvillojë një ilaç që e ndalon këtë sinjal vdekjeje në qelizat e zemrës, dhe kjo është një nga arsyet pse sëmundja e zemrës vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në botë”-thotë dr.Palpant.

Ai testoi një proteinë të quajtur Hi1a, duke përdorur qelizat e zemrës njerëzore për të parë nëse ilaçi përmirësoi mbijetesën e tyre. “Proteina Hi1a e marrë nga helmi i merimangës bllokon kanalet e joneve që shkaktojnë aciditetin në zemër, ndaj në këtë mënyrë bllokohet edhe mesazhi i vdekjes. Vdekja e qelizave zvogëlohet, dhe ne shohim një përmirësimin të ndjeshëm dhe mbijetesën e shumicës së qelizave të tyre”- thekson ai.

Aktualisht nuk ka asnjë ilaçe në përdorim klinik që të parandalojë dëmet e shkaktuara nga sulmet në zemër. Profesor Mekdonald thotë se ky zbulim do të ndihmojë qindra mijëra njerëz që pësojnë një sulm në zemër çdo vit në të gjithë botën, por nga ana tjetër mund të rrisë numrin dhe cilësinë e donatorëve të zemrave, gjë që do t’u japë shpresë atyre që presin në listën e transplantove.

Profesori Mekdonald, që është gjithashtu një kardiolog i vjetër në Spitalin Sent Vinsent në Sidnei të Australisë shtoi:”Mbijetesa e qelizave të zemrës, është jetike në transplantet e zemrës. Trajtimi i zemrave me proteinën Hi1a, dhe zvogëlimi i vdekjes së qelizave do të rrisë gjasat e një transplanti të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Studimi/Tradhëtarët nuk janë të mirë në shtrat

Zakonisht, nëse zemra e dhuruesit ka ndaluar së rrahuri për më shumë se 30 minuta para rikthimit në funksion, ajo nuk mund të përdoret. Dhe nëse mund të blejmë edhe 10 minuta shtesë kohë, kjo mund të bëjë diferencën midis dikujt që ka zemër dhe dikujt që i mungon”.

Zbulimi bazohet në studimin e mëparshme të profesor King, që identifikoi një proteinë të vogël në helmin e merimangës K’gari, e cila u pa se përmirësonte dukshëm shërimin nga goditja në tru.

”Ne zbuluam se kjo proteinë e vogël, Hi1a, e zvogëlon ndjeshëm dëmtimin e trurit edhe kur jepet deri në 8 orë pas fillimit të goditjes në tru. Ndaj kishte kuptim që të testohej edhe Hi1a në qelizat e zemrës, pasi ashtu si truri, edhe zemra është një nga organet më të ndjeshme në trup ndaj ndalimit të rrjedhës së gjakut dhe mungesës së oksigjenit.

Ne mendojmë që në të ardhmen Hi1a t’u jepet menjëherë viktimave të një sulmi në zemër, sapo ata mbërrijnë në urgjencë, dhe kjo gjë që do të ndryshonte vërtet gjendjen e zemrës së tyre”- tha ai. / bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Megjithëse në Shqipëri nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me variantin Delta, epidemiologu Ilir Alimehmeti mendon se rritja e të infektuarve ka ardhur për shkak të variantit Indian të Covid 19.

“Elementi kryesor është i qartë varianti Delta. Dhe nga krahu tjetër se simptomat janë të lehta dhe nuk e vënë re” tha Alimehmeti në një prononcim per ABC news.

Ndryshe nga më parë  shtimi i të infektuarve nuk po shoqërohet me rritje të atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor. Për këtë mjeku mendon se ka disa arsye.

“Vaksinimet kanë ecur dhe ka një ndarje të kurbës së rasteve të reja. Të vaksinuar kanë klinikë të lehtë. Të pa vaksinuarit janë të rinjtë dhe e kalojnë më lehtë dhe kjo tendencë ka shkëputje më të madhe. Na bën të shpresojmë për mirë”

Ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë më pak gjasa të riinfektohen nga varianti “Delta” apo të bëjnë forma të rënda të sëmundjes.  Një tjetër studim vjen nga India, shteti nga u përhap mutacioni i ri.

LEXO EDHE:  Motrat binjake mund të ndihmojnë në zbulimin e sekretit të seksualitetit

LEXO EDHE:  Motrat binjake mund të ndihmojnë në zbulimin e sekretit të seksualitetit

“Një publikim indian, në këto 8 muaj infektimi i mëparshëm ka 97.7 dhe mbron dhe infektimi i mëparshëm mbron shumë deri në 100% për format e rënda”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

CDC ngre alarmin/ Varianti Delta ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca

Publikuar

-

Nga

CDC ngre alarmin: Varianti Delta i COVID-19 ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imunizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se varianti Delta i koronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20 vjeçare.

Këto komente ajo i bëri gjatë një konference virtuale shtypi ku tha se infektimet me variantin Delta të COVID-19 po vazhdojnë të përhapen gjithandej në Shtetet e Bashkuara.

“Varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara. Krahasuar me virusin që qarkullonte në ShBA në fillim të pandemisë, varianti Delta është shumë më i ashpër dhe më ngjitës”, tha ajo.

Zonja Walensky u bëri thirrje njerëzve të vaksinohen për të mbrojtur veten nga varianti dhe të frenojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

LEXO EDHE:  Studimi alarmues/ Popullsia botërore do të zvogëlohet gjatë 40 viteve të ardhshme

LEXO EDHE:  Studimi shokues zbulon/ Pas vdekjes truri juaj e di se keni vdekur

“Udhëzimi ynë është i qartë që kur e publikuam para disa muajsh. Nëse nuk jeni vaksinuar vazhdoni mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush. Dhe më e rëndësishmja, duhet të vaksinoheni për të mbrojtur më mirë veten”, tha ajo.

Në këtë takim nuk u bë e ditur nëse Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po shqyrton mundësinë e ndryshimit të udhëzimit për maskat. Në maj ata thanë se personat e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të përdorin maskat kur ndodhen në hapësira publike.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins, nga fillimi i pandemisë Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 34 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 610 mijë vdekje./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksinimi me njësitë e lëvizhme në Ndroq/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në Ndroq, në periferi të Tiranës. Duke folur për interesin në rritje për vaksinimin anticovid edhe mes të rinjve, Manastirliu tha se do të ketë sërish javë të hapura të vaksinimit masiv +18 vjeç.

“Javët e hapura të vaksinimit do të vijojnë. Fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash në të gjitha strukturat tona shëndetësore na krijon mundësinë që të vazhdojmë vaksinimin për çdo grupmoshë. Sigurisht që këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar. Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe për grupmoshën e re, pra +18 vjeç”, tha Manastirliu.

Duke folur për disponibilitetin e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë do të mbërrijë në vendin tonë një tjetër sasi e vaksinës Pfizer.

“Ne jemi në pritje ditën e hënë për të vijuar furnizimin me vaksina. Do të kemi rreth 44 mijë doza të vaksinës Pfizer ditën e hënë, në vijim të kontratës që ne kemi, të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si edhe të mbështetjes së Bashkimit Europian. Ndërkohë që do të vijojmë që të rrisim sasinë e vaksinave në vend, në sajë të kontratave që kemi lidhur”, tha Manastirliu.

Duke theksuar rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit Delta, Ministrja e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që të vaksinohen sa më parë.

LEXO EDHE:  Studimi i BE bën thirrje për revolucion në Shqipëri

“Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike se në Shqipëri qarkullon varianti Delta. Por ende jemi në pritje të rezultateve të Laboratorëve të Referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin.

LEXO EDHE:  Studimi i BE bën thirrje për revolucion në Shqipëri

Ajo çfarë është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga çfarë po ndodh në vendet përreth, ku shihet që ka një rritje të qarkullimit të këtij varianti dhe ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin në fakt për procesin e vaksinimit. Vaksina është arma e vetme që ne kemi”, tha Manastirliu.

Duke folur për rastet e reja me Covid-19 që kanë pësuar rritje ditët e fundit, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, prof. Silva Bino tha:

“Shikojmë një rritje të rasteve në grupmoshat e reja. Pra grupmoshat të cilat predominojnë në atë numër të kufizuar rastesh që kemi, janë grupmoshat nga 15 në 24, nga 25 në 34 dhe 35 në 44 dhe mbi 70 vjeç kemi pasur raste. Pra është e rëndësishme që këto grupmosha, sidomos grupmoshat e reja të vaksinohen”, tha Bino.

Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 14 mijë vaksinime, ndërkohë që prej fillimit të procesit të vaksinimit, janë kryer 1,109,785 vaksinime në të gjithë vendin. Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e dielë, nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE