Connect with Us

Skënderbeu godet në merkato, “rrëmben” ish-sulmuesin e Kievos që e priste Vllaznia

Sport

Skënderbeu godet në merkato, “rrëmben” ish-sulmuesin e Kievos që e priste Vllaznia

Publikuar

-

Skënderbeu bën një goditje të madhe në merkato e verës. Presidenti Ardjan Takaj ka arritur marrëveshjen me sulmuesin ganez, Ngisah Bismark, i cili në muajin qershor shte në bisedime të avancuara me Vllazninë dhe akordi u prish vetëm për shkak të vonesës së dokumentacionit. “Panorama Sport” shkruan se drejtuesit bardhekuq, duke përfituar nga kjo situatë, kanë arritur të bindin 23-vjeçari për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Bismark ka qenë në pronësi të Kievos për katër vite, por pas përfundimit të këtij sezoni, ka prishur kontratën me klubin italian.

Ai më tepër është dhënë nga veronezët në formë huazimi në klube të Serisë C. Së fundmi ka qenë te skuadra e Pro Sesto, ku në 10 ndeshje shënoi vetëm një gol. Gjithsesi, në klubin korçar janë të bindur se Bismark është një qendërsulmues me të dhëna premtuese. Mësohet se ai ka karakteristikat të përafërta me Kaleb Ekuban, i cili pesë vite më parë erdhi nga Kievo te Partizani dhe shkëlqeu në Superiore. Bismark pritet të mbërrijë këto ditë në Korçë për të nisur menjëherë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli. Afrimi i tij blindon repartin e avancuar të bardhekuqve, aty ku luajnë edhe emra të rëndësishëm të sezonit të kaluar si Alfred Mensah, Elvi Berisha dhe Belajdi Pusi, me këtë të fundit që ka luajtur më shumë nga krahët.

Sulmuesi Ngisah Bismark pritej te Vllaznia më 26 qershor, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të një problemi në pasaportën e sulmuesit. Gjithçka ishte kryer në kohën e duhur dhe lojtari do të udhëtonte nga Milano për në Tiranë, por në aeroportin e qytetit italian, autoritetet pikasën se pasaporta e lojtarit skadonte më 22 shtator të këtij viti. Në këto kushte, në bazë të rregullave ndërkombëtare, duhet që pasaporta të ketë një afat skadence më të madh se gjashtë muaj, në mënyrë që të udhëtosh lirisht në shtetet europiane dhe më konkretisht nga Italia në Shqipëri.

Lojtari kishte njoftuar Ambasadën e Ganës në Itali për t’u siguruar se nuk do të kishte probleme. Nga ambasada mori konfirmim se pasaporta e re do t’i dërgohej me postë për pak ditë, mirëpo Bismark u bllokua në aeroportin e Milanos dhe e pati të pamundur të vinte në Shqipëri. Kjo situatë revoltoi drejtuesit e Vllaznisë, që nuk pritën shumë ditë dhe hoqën dorë nga afrimi i ganezit Bismark, edhe pse ky i fundit u kishte siguruar se do ta zgjidhte shpejt problemin me pasaportën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Real Madrid bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kur prezantohet Camavinga

Publikuar

-

Nga

Eduardo Camavinga u transferua nga Rennes te Real Madrid. Klubi madrilen njoftoi pak më parë se prezantimi i futbollistit do të bëhet ditën e mërkurë. Afrimi i mesfushorit 18 vjeçar ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Ancelotti, i cili ka kohë që e ndjek atë.

“Real Madrid CF njofton se nesër, e mërkurë, 8 shtator, në orën 12:30, do të bëhet prezantimi i Eduardo Camavinga si një lojtar i ri i joni” – shkruan klubi.

Prezantimi i Camavinga mezi pritet nga tifozët e Realit të Madridit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Përballja ndaj Spanjës, Challandes: Ndeshje e jashtëzakonshme për Kosovën, ja ç’duhet të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Bernard Challandes e ka të qartë se nuk mund të bësh gjëra të mëdha përballë një ekipi si Spanj, përballë se cilës çdo skuadër duhet të mendojë sesi të mbrohet. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri zvicëran i “Dardanëve” theksoi rëndësinë që ka mënyra sesi do të mbrohet Kosova dhe faza tranzitore e lojës, nga mbrojtja në sulm.

“Është e qartë se është shumë e vështirë jo vetëm për Kosovën të luash ndaj Spanjës. Kishin 76% zotërimin e tipit ndaj Suedisë, por në fund rezultati ishte 2-1 për suedezët. Është një ndeshje e veçantë ndaj Spanjës, por duhet të mbrohemi. Përballë tyre duhet të mbrohet edhe Italia, Kroacia… çdo skuadër. Por nëse mbrohesh shumë shumë mirë dhe tregohesh shumë i shpejtë në fazën tranzitore të lojës, mund t’u shënosh. Nuk mund të thuash se do të fitojmë përballë Spanjës, por mund ta mendosh. Kosova duhet të zhvillojë një ndeshje të jashtëzakonshme. Nuk është një ndeshje normale, është e jashtëzakonshme.”

Challandes mendon se në momente të veçanta të lojës, Kosova mund t’i bëjë dëm Spanjës.

“Çështja nuk shtrohet çfarë duam të bëjmë, por çfarë mund të bëjmë, si mund të sulmojmë pa top. Shpresoj të jemi një skuadër ofensive në fushë në momente të veçanta.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Mesfushorit të Hungarisë nuk i ikën mërzitja: Më dhemb humbja me Shqipërinë, mos ta shkatërrojmë dashurinë për një javë

Publikuar

-

Nga

Hungaria i rriti kreditet e vetvetes për t’u kualifikuar në Botëror pas performancës që zhvilloi në Europianin e fundit. Kombëtarja e drejtuar nga Rosi ka bërë me zemër me Gjermaninë që deri në minutën e 84 ishte jashtë fazës së grupeve, duke ia dalë vetëm falë golit të Goretzkas për të barazuar në 2-2. Hungarezët arritën që t’i bënin edhe ndaljen e parë Francës, që konsiderohej si favoritja kryesore për të fituar Europianin.

Por në kualifikueset e Botërorit, kjo Kombëtare zbriti me këmbë në tokë. Shuplakët e parë ia dha Anglia duke e mundur në shifrat 0-4, ndërsa në të dytën ishte Shqipëria që fitoi 1-0 ndaj tyre. Mesfushori i Hungarisë, Adam Nagy, kërkon që të ndërgjegjsojë futbollistët e tjerë për t’i kujtuar Europianin dhe forcën e tyre.

“Ne u takuam dje, diskutuam, nxorëm përfundime. Ne duhet të tregojmë pse e gjithë Hungaria na mbështeti gjatë Kampionatit Evropian. Sigurisht, as ne nuk jemi të lumtur, jemi të zemëruar me veten se kështu u zhvilluan këto dy ndeshje. Më dhemb që dolëm nga Anglia me një ndryshim të madh.