LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shumë e vështirë të punosh me Ramën”/ Ish ministrja: Më ka bërë nja dy herë për të qarë

21 Korrik 2021, 10:57, Politikë CNA
“Shumë e vështirë të punosh me Ramën”/ Ish

Milena Harito, ish-ministre në Qeverinë Rama, ka dhënë një intervistë ndryshe për gazetarin Roland Qafoku.

Ajo ka treguar për lidhjen familjare me kryeministrin Edi Rama si kushërinj dhe punën në krye të Ministrisë së Inovacionit

Tashmë, pjesë e kabinetit të kompanisë ?Orange? në Francë, Harito thotë se edhe nëse merr ftesë nga kryeministri Rama për të qenë përsëri ministre, nuk do të pranonte. Si një moment të vështirë gjatë bashkëpunimit me kryesocialistin, ajo tregon se në dy raste Rama e ka bërë të qajë.

Pra si ishin katër vite pune me Edi Ramën?
? Superpasionate. Shumë interesante. Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën.
Në kuptimin pozitiv apo negativ?
? Pozitiv do të thoja por..
Domethënë në shqip, ta merr shpirtin?
? Po. Absolutisht në të gjitha format. Nuk di tha them në frëngjisht. Kur u ktheva në kompaninë ?Orange? në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlciste bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension.

Po intriga rreth e rrotull kishit?
? Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë.

Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështrië dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në ato katër vjet? Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.
Doje të ndryshoje Shqipërinë?

Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e madhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu u duhur me pushtetin e duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.
Atë më të rëndësishme.

Pra momentin më të vështirë?
Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

Qave shumë?
Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

Lajmet e fundit nga