LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID”/ Rakacolli bën thirrjen urgjente

21 Korrik 2021, 20:02, Lifestyle CNA
“Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID”/ Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ka cilësuar shqetësuese rritjen e numrit të personave të prekur me Covid-19, në vendin tonë.

E ftuar në studion e “Repolitix”, Rakacolli u shpreh se ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mbërritjen e variantit Delta, rritja e rasteve të reja të infeksionit që u vu re në dy ditët e fundit, është shqetësuese.

“Për variantin Delta kemi dyshime të forta, por nuk kemi akoma konfirmim zyrtar. Në analizën që bëhet specialistët thonë që ka sinjale që duhet të jenë të Deltës, por ne presim një konfirmim në laboratore që i bëjnë më të hollësishme këto analiza. Në këtë situatë, ku ka konfirmime në Kosovë, Greqi e Maqedoni, nuk ka sesi mos të ketë në Shqipëri, por gjërat duhet të jenë të konfirmuara që të publikohen”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja i bëri edhe një thirrje qytetarëve që të ‘vrapojnë’ për t’u vaksinuar dhe të respektojmë masat anti-COVID që janë në fuqi, pasi, sikurse theksoi Rakacolli, pak rëndësi ka se çfarë varianti i virusit është, i rëndësishëm është fakti se masat parandaluese  të infektimit janë po njësoj.

“Jemi në alert për të parë se çfarë do të ndodhë sepse pavarësisht situatës së qëndrueshme të këtij muaji të fundit, kemi një rritje të lehtë të rasteve. Por duhet të presim të shohim trendin se si do të shkojë puna. Indikatori më i rëndësishëm monitorues i situatës është numri i fataliteteve dhe i pacientëve në kujdes intensiv. Nuk mund ta themi që virusi është më i dobësuar në këtë periudhë. Nuk mund të gjykosh për agresiviteti e virusit me kaq të shtruar sa kanë qenë gjatë kësaj periudhe, por me analizat e bëra është shumë i dukshëm roli i vaksinave në këtë situatë. Ne kemi rritje rastesh, pak rëndësi ka se çfarë varianti është, e rëndësishme është që masat për të gjithë janë njësoj. Rritja e rasteve është shqetësuese dhe duhet të vrapojmë nëpër qendrat e vaksinimit, çdo qytetar duhet të vazhdojë masat dhe të rendi drejt vaksinimit. Pandemia nuk ka mbaruar”, shtoi ajo.

Lajmet e fundit nga