LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika mes fqinjëve/ Plagoset një 44 vjeçar

21 Korrik 2021, 06:41, Kronika CNA
Sherr me thika mes fqinjëve/ Plagoset një 44 vjeçar

Një person është plagosur nga fqinji i tij, pas një sherri banal.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth  orës 03:05, në fshatin Shalës, Cërrik,.

Sipas Policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga