Connect with Us

Shërbeu si informator për vrasjen e dyfishtë/ Miku i Çapjave kërkon lirinë

Kronika

Shërbeu si informator për vrasjen e dyfishtë/ Miku i Çapjave kërkon lirinë

Publikuar

-

Klajdi Dokolli, i cili ndryshe njihet edhe miku i familjes Çapaj në Elbasan, ka kërkuar lirimin nga burgu.

Ai pretendon se vuan ngë nja smëundje e pashërueshme, ndaj kërkon lirinë.

Dokolli u arrestua një vit më parë, me akuzat se është përfshirë në një vrasje.

Bëhet fjalë për vrasjen Gentian dhe Nezir Beqiri, përkatësisht djali dhe babii, ku dyshohet se DokollI ka shërbyer si informatorë për Çapajt.

LEXO EDHE:  "Të mbrojmë lirinë"/ Meta thirrje nga Vlora

Emri i Klajdi Dokolit ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Ervis Bardhi, i cili ka pohuar se njeriu që informonte Çapjat për gjithçka ishte pikërisht miku i tyre, Dokoli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Nga rrëmbimet e deri tek vrasjet”/ Kush është 39-vjeçari që rrëfeu krimet më të rënda

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/07/23/dhunon-dhe-kanos-me-hanxhar-vellane-prangoset-vlonjati/

Një ngjarje kriminale në familje, është parandaluar paraditen e sotme nga policia e Vlorës, e cila ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë vëllanë e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Merkaj, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij.

Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.-thuhet në njoftimin e policisë.

 Por, kush është Gazmend Merkaj

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Policinë.

Gazmend Merkaj, është i riu që guxoi dhe tregoi disa prej krimeve të rënda në Vlorë, siç ishin rrëmbimet deri dhe në vrasje, dhe u dënua dy vite më parë nga Gjykat e Fierit për akuzën e “Armëmbatjes pa leje”.

LEXO EDHE:  Turqia po shkel lirinë e shprehjes

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja/Çapjat zbuluan vëzhguesit dhe qëlluan me armë zjarri mbi Policinë

Merkaj është paraqitur në 1 gusht 2018 në policinë e Vlorës pas frikës se mund të ekzekutohej nga disa persona që ai i njihte dhe i kishte bashkëpunëtorë.

Por teksa është vetëparaqitur me qëllimin për të treguar disa prej krimeve në Vlorë, i riu ka dorëzuar në ambjentet e Policisë së Vlorës dhe një armë që e mbante pa leje.

Për këtë armë, prokuroria e Fierit nisi në muajin gusht 2018 një hetim, ndërkohë hetimet për rrëfimin e krimeve në Vlorë, e morën në dorë prokurorët e Vlorës.

Rrëfimi i Merkajt, në Vlorë solli dy të ndaluar nga prokuroria dhe disa persona të vrarë mes bandave rivale.

Merkaj ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë. Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogaritë shtetasit Edison Harizaj, një tjetër e mirënjohur në Vlorë.

Dhunon dhe kanos me hanxhar vëllanë/ Prangoset vlonjati

Historitë tronditëse/ Seriali i zhdukjeve në Vlorë, çfarë deklaroi “i penduari”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcet arma në Fier/ Plagoset 40-vjeçari, në kërkim autori

Publikuar

-

Nga

Një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Fier.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar, Roskovec, ku pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

LEXO EDHE:  Profesioni na "vodhi" rininë/ Politika kërkon të na grabisë lirinë...

Gjithashtu uniformat blu bëjnë të ditur se është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç.

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja/Çapjat zbuluan vëzhguesit dhe qëlluan me armë zjarri mbi Policinë

Vijon puna për kapjen e tij.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunon dhe kanos me hanxhar vëllanë/ Prangoset vlonjati

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja në Vlorë/ Arrestohen pesë autorët e dyshuar, sekuestrohen dy automjete