Connect with Us

Sakrifica për kombëtaren, “ylli” i Anglisë luajti me brinjë të thyera

Premier Liga

Sakrifica për kombëtaren, “ylli” i Anglisë luajti me brinjë të thyera

Publikuar

-

Mbrojtësi i majtë i Anglisë, Ljuk Shou, ka luajtur me brinjë të thyera në “Euro 2020” në tri ndeshjet e fundit kundër Ukrainës, Danimarkës dhe Italisë. Ylli i Mançester Junajtidit ishte një prej më të mirëve në skuadrën e Garet Sauthgejtit këtë verë, duke shënuar edhe golin në finalen kundër Italisë dhe dhuruar 3 asiste në 6 ndeshje.

Por, sipas “The Telegraph”, 26- vjeçari është dëmtuar kundër Gjermanisë në 1/8- at dhe ndeshjen çerekfinale kundër Ukrainës, Danimarkës në gjysmëfinale dhe finalen me Italinë, i ka luajtur me fraktura në brinjë, duke shtrënguar dhëmbët për skuadrën. Mbrojtësi vijon të jetë me pushime dhe Mançester Junajtid do ta vizitojë atë me t’u rikthyer në grumbullim. Vetëm atëherë do të kuptohet nëse ai do të humbasë ndonjë ndeshje të sezonit që për “Djajtë e Kuq” nis më 14 gusht, me javën e parë kundër Lidsit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Shkëlqeu në Europian, Harry Kane drejt Manchester Cityt për një shifër të “çmendur”

Publikuar

-

Nga

Pasi zhvilloi një EURO 2020 të kënaqshëm, tani Herri Kejn e ka kthyer totalisht vëmendjen tek e ardhmja e tij.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja “The Sun”, sulmuesi është pranë transferimit tek Mançester Siti për një shifër prej 185 milionë euro.

Nëse ky transferim do të shkojë me sukses, atëherë Kejn do të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në histori pas Nejmarit ku u transferua nga Barcelona tek PSG për shifrën e 222 milionë eurove.

Tek Mançster Siti, britaniku thuhet se do të përfitojë plot 16 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Pas akuzave për pedofili, karriera e futbollistit të Everton merr tatëpjetën. E braktis gruaja

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i kapitenit të Everton Gilfi Sigurdson pas akuzave për pedofili shokoi botën e sportit duke shkaktuar reagime të shumta.

Edhe pse emri i mesfushorit nuk është përmenduar asnjëherë në deklaratat zyrtare, mediat e zbuluan pas përshkrimeve të tipit: është 31 vjeç i martuar, luan për ekipin kombëtar dhe skuadra e tij e ka pezulluar. Kjo për shkak hetimesh, pasi ngjarja ku dyshohet se është i përfshirë islandezi është ende nën hetim. Gazeta ‘’Reutir’’ shkruan se disa burime të sigurta kanë konfirmuar largimin e gruas së Sigurdson nga shtëpia dhe ky i fundit është transferuar në një tjetër banesë të sigurt ku po qëndron me familjen e tij.

Në vitin 2019, mesfushori islandez u martua me modelen Alesandra Ivarsdotir por tani më duket se gjithçka ka marrë fund. Sa u përket shokëve të skuadrës, ata janë ende të shokuar pasi Sigurdson ishte mjaft popullor në skuadër dhe të gjithë mendojnë se është një keqkuptim.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Vendim i rëndësishëm/ Vaksinimi i futbollistëve me detyrim

Publikuar

-

Nga

Premier League ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe një pozicionim zyrtar. Të gjithë lojtarët dhe stafet që duan të bëjnë pjesë në kampionatin 2021-2022, që do të nisë në mesin e gushtit, do të duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinës kundër Koronavirusit.

Pas vendimit që detyronte tifozët për vaksinimin për të patur mundësi që të hynin në stadiume, edhe futbollistët duhet të vaksinohen me të dyja dozat, me Federatën Angleze që ka vendosur si afat kohor të fundit 1 tetorin për të përmbushur obligimin e vaksinës.

Ata që ende nuk kanë marrë dozën e pare, duhet ta bëjnë brenda dy javëve të ardhshme, ndërsa për momentin vetëm dy klube kanë kompletuar vaksinimet për lojtarët që kanë federuar.

Gjithsesi, ky rregull mund të shkaktojë probleme, për shembull, siç shkruan “Daily Mail”, disa lojtarë mund të refuzojnë vaksinimin, dhe, në këtë rast. edhe pse ende nuk janë përcaktuar modulet e sakta se si do të veprohet në çdo rast ky pozicionim, hipotetikisht mund të hapë skenarë të rinj në merkato, të cilët janë të pafavorshëm për klubet.

Thënë me pak fjalë, një lojtar për të favorizuar shitjen e tij në një kampionat tjetër, mund të refuzojë vaksinimin. Një shembull vjen nga Kanadaja, ku Montreal FC u detyrua të shiste sulmuesin Eric Hurtado vetëm 7 muaj pasi e kishte blerë, pasi lojtari nuk u tregua i  gatshëm për t’u vaksinuar, duke mos respektuar rregullat në Quebek, çka ia bënte të pamundur që të luante ndeshjen në shtëpi në MLS si dhe transfertat ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk dihet nëse lojtarët e Premier League-s, që do të refuzojnë vaksinën, do të duhet të shiten, por, me siguri, ky fakt mund të kthehet në një armë në dorë të menaxherëve për të ushtruar presion ndaj klubeve për të kërkuar largimin.

LEXO TE PLOTE