Connect with Us

Roland Bejko bën analizën e humbjes së PD/ Kandidatët punuan për të parin në listë

Politikë

Roland Bejko bën analizën e humbjes së PD/ Kandidatët punuan për të parin në listë

Publikuar

-

Roland Bejko bën analizën e humbjes së PD/ Kandidatët punuan për të parin në listë

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka analizuar humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por “u luajt” gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrit të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë.

Në studion e Report Tv, ai tha se e gjitha dega bënte fushatë për të parin e listës, në një kohë që demokratët e kishin të sigurt marrjen e një mandati dhe duhej luftuar për të dytin.

Gabimi u bë që në fillim në vendosjen e kandidati, ai bëri të gjitha makinacionet për ta marrë me çdo kusht pozicionin për të qenë i pari në Gjirokastër, dhe po të qëndronte në shtëpi, një kandidat i PD do e merrte. Unë nuk e pranova të isha i dyti, se ky çift ka qenë dhe 2017, baza më propozoi mua dhe bëri një sondazh PD që duhet ta shikonte të drejtë dhe kjo nuk u bë, duhej me profil lokal, se aty ka vota është qark i vogël dhe do të duhej të operohej me njohje personale dhe prirja e këtij zotërie në qarkun e Gjirokastrës ishte shokuese dhe nuk e motivioi PD, brenda partisë u luajt keq. Mua nuk më interesonte vota personale, s’e s’më duhej vota preferenciale dhe misioni im të ishte të mbështesja të parin, unë preferova që i dyti të ishte Vangjel Tavo, por LSI nuk e pranoi se nuk ra dakord në terma të përgjithshëm dhe kjo skemë nuk u pranua. Unë u preka nga COVID dhe u humb filli i fushatës dhe në 10 prill kam konstatuar që PD ka qenë shumë afër marrëveshjes së mandatit të 2, kam ngritur alarmin, që fokusi të mos ishte për të marrë të parin, por të dytin, PS e përqendroi te i treti, i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetësit të strukej”, tha Bejko./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Gjergji Papa

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.



Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili i dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  “Basha ka marrë peng PD”/ Kadilli: Nuk është zgjidhje për partinë, të japë dorëheqjen

LEXO EDHE:  “Zgjedhjet janë manipuluar”/ Lefter Maliqi thirrje: Të ngrihet populli!

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 12 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti “dush të ftohtë” Bashës/ I rendit dështimet ndër vite

Publikuar

-

Nga

cna lajm politike

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë, ku tha se nuk do ta lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Permeti, sipas të cilit çdo zotim që merr persipër Basha bëhet e kundërta. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Përmeti ka bërë një renditje të atyre zotimeve që Basha nuk ka arritur ti përmbushë.

Basha sot paska deklaruar që nuk do të lejojë Kuvendin Kombëtar të PD. Në 8 vite kanë qënë te shumta zotimet publike të Bashës ndërmjet të cilave më të njohurat:

2015- Nuk ka reformë territoriale pa pjesemarrjen e PD.

2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeministër.

2017- Çdo demokrat të jetë i sigurt që bashkëpunim me LSI nuk do të ketë kurrë.

2017- Fatmir Xhafa bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupin tim.



LEXO EDHE:  Edi Rama legalizon investimin miliona euro të Çim Pekës/ A fshihet edhe Veliaj pas kësaj lëvizje?

LEXO EDHE:  Basha kujton 22 Marsin/ Sot Shqipëria po na thërret përsëri

2018- Tra në rrugën e kombit nuk do ketë kurrë.

2019- Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptareve.

2019- Zgjedhje bashkiake pa PD nuk ka për të patur kurrë.

2019- Asnjë shtëpi në Unaze të madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tanë.

2020- Duhet të kaloni mbi trupat tanë që të prishni Teatrin Kombëtar.

Sot erdhi zotimi më i fundit: Kuvend të Partise Demokratike nuk ka për të patur.

Sa herë që Basha zotohet publikisht për dicka ndodh e kunderta e zotimit të tij. Tashmë mbas zotimit të tij të fundit na ngelet vetëm të urojmë: Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE